Ekzibicion (show), lojë me ushtarakë

Shkruan : Imdrit  VOKSHI

KM emëroi 12 prefektët e rinj, ushtarakë. Ekzibicion i kotë, jashtë kohë dhe humoristik. Kopjuar nga Franca. Mirpo Franca e ka prefektin me veshje ushtarake për shkak të historisë kur prefekti ishte shumë i fuqishëm, ushtarak dhe garant për rendin publik; Napoloni i pati quajtur prefektët “empereurs au petit pied” (perandorë në miniaturë, në përmasa më të vogla). Ky thotë se prefekti ka detyrë ta marrë informacione në kohë reale.

Or djalë, nuk i ka më fuqitë e viteve 1800 në Francë, sot ka polici e shërbim informativ. Edhe në Francë roli dhe prestigji i prefektit ka shkuar drejt zbehjes. Janë marrë deri edhe me promovimin e politikave sociale e punë të tilla. Prefektët e viteve të fundit ka syresh me shkollë ushtarake por theksi vihet tek të qenit Shërbyes Civil (Civil Servant) – kurse kryeministri ynë në vend që të zgjedhë shërbyes të spikatur civilë, shkon zgjedh disa ushtarakë rezervë. Kam shumë respekt paraprakisht për ushtarakët në fjalë pasi nuk i njoh, mirpo ligji në fuqi mbi prefektin në Rep. e Shqipërisë nuk shtron asnjë lloj kërkese apo pëlqyeshmërie për qenien e prefektit ushtarak. Ka kriter pasjen e studimeve në nivelin II master shkencor dhe 5 vjet përvojë në administratën publike. Prefekti ka thjesht rol vëzhgues dhe për rolin vëzhgues nuk kërkohet ndonjë talent i veçantë. Për të qenë i sinqert nuk ka ndonjë dëm se emërohen 12 ushtarakë, pasi mund të jenë më korrektë se të tjerët dhe anasjelltas. Thjesht më vrau veshin mënyra se si kryeministri e shpjegoi në konferencë rolin e prefektit, sikur ky do ndryshoka gjendjen e rendit publik aq më tepër në një kohë kur eprori i prefektit, MInistri i Brendshëm rrjedh nga një klan droge i dënuar ndërkombëtarisht, kur vetë qeveria ka dalë nën përgjime si kompani trafiku droge. Ndjeva të nevojshme ta ndaj me miqt dijeninë mbi prefektin dhe më bëri përshtpje mania e kryeministrit për t’u bërë qesharak duke dashur të imitojë 200-150 vjet më vonë një realitet francez të asaj kohe. I ka rënë në dorë lodra që quhet Këshilli i Ministrave dhe luan ky, përmbush manitë e veta dhe merakun se nuk jetoi në kohëra të mëpërparshme. Hajt për hajër.

Shkruani nje pergjigje