BOHEMI ME FATIN E KURVËS !

Nga : Armand  MAHO

Per ta kuptuar me mire ate qe ndodhi dje mes rames dhe gazetareve, une ka kohe qe e kam thene mendimin tim dhe skam cfare shtoj. Fati dhe Zoti nganjehere gjejne rruge te cuditshme. Ja kush ja ben gjyqin gazetareve, kush i etiketon si kazane, te paditur dhe te palexuar. Ne fakt shumica e atyre qe zgjasin mikrofonat jane ne fuqi te dhjete me dinjitoze dhe te shkolluar se ai! Ata nuk mbjellim droge, nuk bashkepunojne me bandite, nuk drogohen, e megjithate rropaten rrugeve per nje rroge mjerane, e cila i siguron mbijetesen. Shqiperia eshte vend i marrezive.

Bohemi me fatin e kurves!

Jo më shumë se 19 vjet më parë bridhte rrugëve të Parisit. I palarë, me thonj të paprerë (siç do e përshkruante Fatos Nano) dhe me disa ikona të futura kontrabandë nga vendi i tij, të cilat i shiste andej këtej në ndonjë galeri të varfër arti për një copë bukë. Bohemi, i dikurshëm i denjë për personazhet e Hygoit jetonte një jetë pa pretendime…. Ne rininë e hershme kish pasur përherë mbështetjen e të atit skulptor të apasionuar pas busteve të diktatorit, anëtar i nomenklaturës komuniste, që duke ditur se aftësitë dhe talentet e të birit orientoheshin drejt hiçit, duke përdorur lidhjet me sistemin i kish dhënë një shkollë pikture, duke i siguruar më pas dhe një vend si pedagog tek Akademia e Arteve. Por tashmë, që kjo mbështetje i kish rënë ai kish mbetur në mes të hiçit, ashtu siç ishin dhe aftësitë e tij! Tentativat për të hyrë në jetën politike të vendit rreth viteve ‘90-të kishin rezultuar të pasuksesshme. Kjo për një sërë arsyesh e zhvillimesh, por më kryesorja do të ishte ajo e çrregullimeve psikologjike të tij dhe shpërthimeve të pakontrolluara të karakterit, sindromë e njerëzve me frustime personaliteti. Në këto kushte, herë ngrënë e herë pa ngrënë një ditë diku nga viti 1998 do të mblidhte ato pak rroba në një valixhe dhe do të udhëtonte drejt Shqipërisë. Ylli më në fund i kishte ndritur….Historia e patreguar asnjëherë e plotë e Edi Ramës (kompleks që i vjen nga e shkuara) ka pasur një fund të shkëlqyer për të, por jo për shqiptarët. Pas spërdredhjeve politike, aleancave, korrupsionit në Bashkinë e Tiranës dhe në Ministrinë e Kulturës, ish-bohemi i dikurshëm prej tre (kater) vitesh është kryeministër i Shqipërisë. Një karrierë e shkëlqyer për një njeri që në jetën e tij ska bërë asgjë, një happy end për të, por një fat shumë i keq për shqiptarët. Ai që dikur mundohej të gjente ndonjë cep muri rrugëve të Parisit ku mos e fshikte era e dimrit, sot harxhon 40 mijë euro në vit vetëm për kravatat. Ai që dikur bridhte rreth bulevardit Hosman në Paris, duke admiruar vitrinat, sot në këtë bulevard porosit tek rrobaqepësit më të mirë francezë kostumet e tij “su misura”, që shkojnë qindra mijëra euro të tjera. Ai që flinte poshtë urave, ngre në një kohë rekord (me projekt sipas konceptit të tij të shpërqendruar psikologjik) sarajet më të shtrenjta që një kryeministër i këtij vendi ka pasur ndonjë herë. Sot bohemi i dikurshëm sipas një raporti të OSBE rezulton me një pasuri rreth 200 milionë euro të fshehura pas kompanive offshore në kontinetin amerikan… kesaj i thone tamam te kesh fatin e kurves

Shkruani nje pergjigje