HIÇ , PO HABILAJT !!!

Nga : Nebil  ÇIKA

Ka një fjalë të urtë shqiptare: “hiç po Habili !“që lidhet me injorimin e situatave te renda nga persona te ndryshëm .Sipas saj një fshatar zbriti ne qytet dhe disa te njohur e pyeten çfarë po ndodhte nga fshati? Hiç gjë gje tha fshatari ,vetem ka vdekur Habili !
Kjo anekdotë shkon më shumë se kushdo me situatën që po kalon vendi pas arrestimit të bandës Habiljat dhe implikimit në të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe kjo jo vetëm për shkak të rastësisë se përkimit te emrit te bandës me personazhin e anekdotës. Kuvendi i Shqipërisë, përkatësisht Këshilli i Mandateve u përfshi për dy dite ne një debat për heqjen e imunitetit te ish ministrit te brendshëm Saimir Tahiri sipas një kërkese te Prokurorisë së Krimeve te Rënda ku ne debatin e tyre publik spikati papërgjegjshmëria politike e shumicës përballe realitetit dhe përpjekja mjerane për te justifikuar vënien e tyre në mbrojtje te kolegut te tyre politikanit me te akuzuar jo vetëm ne Shqipëria. Ky debat publik për imunitetin e Tahirit nxori edhe një herë problemin e madh te vendit bashkëpunimin e qeverise me krimin e organizuar apo edhe me keq, drejtimin e tij prej saje. Por ky debat demonstroi njëherazi edhe qëllimin e shumicës për te ashtuquajturën Reforme ne Drejtësi e cila nuk synon normalizimin por kapjen politike te saje. Vullneti i qeverisë për te mbrojtur politikanin e akuzuar ndërkombëtarësh për krim te organizuar vërtetoi gjithashtu edhe akuzat e përsëritura te opozitës për aleance me krimin te qeverisë dhe përdorimin e parave te drogës në blerjen e votave , pra mbajtjen e saje ne pushtet me ndihmën e krimit te organizuar qe përben edhe problemin me te madh aktual te vendit .

Vetëm me provat e bëra publike nuk ka shqiptarë sot te mos mendoje qe Tahiri duhet te përballet me drejtësinë gjë qe besoj se e mendojnë edhe vete deputetet e shumicës dhe qeveria. Por ata zgjidhen te mos e dorëzojnë tek drejtësia ministrin e tyre duke zgjedhur midis zbatimit te drejtësisë dhe rrezikimit apo lënies se pushtetit këtë te fundit . Dosja Habilaj dhe përfshirja ne te e ish ministrit Tahiri është gjithashtu një kuze për opozitën akuzat 4 vjeçare te se cilës për qeverinë Rama janë vërtetuar plotësisht. Deputete e politikane te opozitës janë akuzuar , përballur madje edhe dënuar nga gjykata “për shpifje” pikërisht se kane kërkuar hetimin e lidhjeve te Tahirit me bandën Habilaj . Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka u dënua nga Gjykata e Larte me gjobe ne prag te zgjedhjeve, pikërisht për ketë akuze ndërkohë qe një tjetër politikane e PD-së Relia Bozo është ne proces gjyqësor për faktin se ka denoncuar lidhjet ne ministri te mbrojtëses me trafikun e drogës gjë qe tashme është vërtetuar me prova nga prokuroria italiane. Ne një nga pjesët e përgjimeve del qarte se nga partë e drogës janë hedhur vetëm nga Tahiri te paktën 20 milion euro ne fushate elektorale , fakt që vërteton plotësisht pretendimin e opozitës që votat ne zgjedhjet e 2017 i blenë nga qeveria. Vetëm nga këto fakte blerja e votës apo implikimi i ministrive te tjera ,del qarte se ne trafik e krim te organizuar i nuk është implikuar vetëm Tahiri por krejt qeveria dhe shumica e dale nga zgjedhjet e blera. Në këto kushte i bie qe ne se arrestohet Tahiri te tjerë ministra e deputete duhet ta pasojnë atë ne përballje me drejtësinë. Faktet e dala nga përgjimet e policisë italiane për blerjeje i bëjnë ata bashkëpunëtorë në krim dhe mbrojtja e dëshpëruar e arrogante qe qeveria dhe deputetet e saje po i bëjnë Tahirit motivohen pikërisht nga ky bashkëpunim .

Vetëm nga ky debat duket qarte qe qeveria ka një problem te madh me drejtësinë aktuale por jo ato qe ajo deklaron publikisht ne angazhimin e saje ne reformon ne drejtësi. Qeveria ka një problem politik me drejtësinë te paktën me këta qe po merren me çështjen Tahiri; Ata nuk janë militante politike e as te besuar te saje . Qeveria dhe mediat e saje kane kontestuar këto dite grupin e prokuroreve qe kërkuan heqjen e imunitetit te ish ministrit për shkak te origjinës se tyre gjeografike . Ne fakt këta prokurorë kanë një veçanti , nuk vijnë nga Blloku e sa nga radhët e Sigurimit te Shtetit përkundrazi vijnë gjenetikisht nga radhët e kundërshtareve politike te reagimit komunist nga familjet me fisnike te këtij vendi , dhe kjo i bën ata te pa pranueshëm madje te rrezikshëm për ketë qeveri e shumice vazhdimësi , politike , juridike e gjenetike e diktaturës komuniste. Ky status gjenetik i prokurorëve është ne fakt problemi i vetëm qe qeveria dhe shumica parlamentare kane me ta . Dhe nuk ka se si te pritet një qëndrim ndryshe nga një shumicë qe zgjedhe ne krye të Kuvendit ish ministrin e brendshëm te diktaturës . Duket sikur është kthyer koha kur arrestimet i firmosnin sekretarët e pare te komiteteve te PPSH-se. Ky qëndrim e shumicës ndaj drejtësisë e nxjerr zbuluar atë edhe ne qëllimet e te ashtuquajturën “reforme ne drejtësi “. Kontestimi jo për shkaqe morale e profesionale por për ato politike, gjeografike e gjenetike , te prokuroreve të Tahirit mund te jete një standard edhe reformën ne drejtësi gjë qe e kthen ketë reforme nj enje gjueti shtrigash për te padëshiruarit e qeverise qe çon automatikisht ne kapjen politike te drejtësisë një qellim ky i denoncuar ne mënyrë permanente nga opozita .

Si përfundim duket se ka pak shanse që shumica ti dorëzojë Tahirin drejtësisë. Me sa duket Rama e ka ndarë mendjen qe midis burgut qe e kërcënon edhe atë dhe rënies se qeverise se tij te zgjedhe ketë te fundit. E dyshimte është ne se kjo është një zgjedhje e tij apo një vendim i detyruar nga te tjerët . Ne se marrim te mirëqenë deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu që Shqipërinë e komandojnë 4 grupe kriminale dhe 20 familje atëherë i bie qe vendimin për mos arrestimin e Tahirit ta kenë marrë këta , qe do te thotë se Rama , Ruçi , Tahiri e te tjerë ose janë pjese e këtyre grupeve e familjeve ose ushtare te tyre. Por ne rasatin konkret duket se kane një problem: faktin qe akuza për ish ministrin vjen nga një vend e shtet tjetër, gjë qe mund te çoje ne situa politike e juridike jashtë kontrollit te tyre . Nuk besoj qe me ndërkombëtaret , ne se e kane seriozisht situatën ne Shqipëri, te funksionoje logjika infantile e demonstruar deri tani nga qeveria jone: Hiç, po Habili.

Shkruani nje pergjigje