Përparësitë e dezintoksikimit politik

Shkruan : Zamir  GJURGJI

Fast vs Furious! Al Kapone-t dhe El Çhapo-t po garojne ne te njejten korsi me shpejtesi sketerre dhe ne kah te kundert, ne nje gare ku uniformave blu u mbetet te hedhin çarçafin e bardhe ne asfalt e balte dhe te mbushin bllokun e zi te statistikave. Kaq cope, aq e kaq cope e çike. Hashashi e ben me krahe asasinin, ndersa vrasesi vret edhe me klering per nje doze hundesh.

Nderkohe, kronika e zeze ka zezuar faqet e para te shtypit te shkruar dhe minutat e para te medias vizive. Nje zezone qe edhe ate roze e ka nxjerre nga pista, e ka bere te duket lule mos me prek; viktimave te “kartes jeshile” u jepet nje dore qe te hidhen pale-pale nga Shkembi i Vajes per te mos rene ne dore te Skenderbeut te Elises qe ben palle maje bedenave te Keshtjelles se Surrelit, teksa te kater pushtetet tok, ashtu si bedele, u jane (ver)sulur me te katra Rruges se Kavajes dhe djemve te saj te harbuar a çapraze, te cileve u jane plazmuar te gjitha te zezat e Jugosllavise se Rilindur. Vetem per Rrugen e Kavajes ofrohen xhaba lloqe Kavaje. U harruan plantacionet e gjelbera qe u mbollen anekend vendit dhe vrasjet mizore nga Vermoshi ne Konispol. Te gjitha fajet jane te Saimir Tahirit, te gjitha fajet jane te Mehmetit( qe desh na therri, nese s’do ishte Edveri).

Teksa opozita e Republikes se re ishte ne diten e aqte e te kaqte te protestes ne çadronen e saj, ladronet e kauzave opozitare po beheshin gati per te leshuar ne tepsi koken e “dhise se kurbanit”. Ate kohe, Henri Neim Çili ofronte si bedel mbi bedena koken e Tahirit, si nje sekser i rendomte: koke lashe, koke mora. Koka e Tahirit ofrohej si leshim pa karar dhe i mjaftueshem per te (vete)bindur çaderdaljen. Pasi “aksham pazari” i dudum pazarit te mediave nuk piu uje; pasuesi i ish-ministrit te rendit e deshmoi me ze e figure ne nje media shume prane pushtetit se faji i droges dhe krimit ishte i paraardhesit te tij. Kjo ishte drejtesia qe ofronte njeriu qe kishte lene peng togat e zeza me reformen Soros, per ta lane kopilin ne deren e uniformave blu.

Ujku ka namin, çakalli ben namin. Erion Veliaj (per)jetonte si veshka mes dhjamit rilindjen me te linjta; ishte dhe eshte lule mos me prek. Peshk me presidentin aktual, as mish e as peshk me opoziten anemike, peshkarexhen ne detin qe u be kos duke gjetur shesh e bere pershesh. Rrokaqiejt nuk jane me perralle nga e kaluara, gjelberimi kundrohet veç ne 3D, ndersa betoni luan tresh me truallin. Ardit Gjoklaj tashme gjendet veç kur gugellohet. Fusha shpaloset veç ne restorante, fushat, lendinat e parqet, ne rastin me te mire jane tapetizuar e tartanizuar, e ne rastin me te keq, gurezuar e betonizuar. Hashashi e mori te gjithe namin qe plehrat te pleheronin vendin duke e ksamilosur e butrinosur ne emer te turizmit e kultures ‘kontemporane’.

Hashashit i pritet dega nje dite prej ditesh, po çfare t’i besh plehrave qe po zune rrenje nen toke, hajde t’ia gjesh brimen dekade pas dekade. Keshtu ndodh edhe me perparesite e betejes opozitare. Lufton ‘a tous azimuts’ Saimir Tahirin(qe edhe Edveri e do “Kurban”) dhe le thuajse te paprekur Erion Veliajn, qe çdo muaj te vitit ta kete ‘honey moon’! Veçse kete here nuk ben palle me parate e pensionit te mamit, por me shperqendrimin e opozites kryesisht mediatike, qe ia ka lene ne dore çiliminjve te çuçurisin vetem kundra korbave te cofur dhe jo skiftereve te gjalle. Punojne veç me molleza, thonjte ua kane prere deri ne rrenze qysh kur ishin çili_minj.

Shkruani nje pergjigje