KOMUNIZMI ! JA PSE E DJATHTA DUHET TË JETË IDEOLOGJIKE

Nga : Nebil  ÇIKA

Ne intervistën e fundit të tij ish kryetari i PD-së Sali Berisha beri publike edhe arsyen kryesore të gjendjes aktuale të PD-se administratores se deri tanishme te votës se djathtë shqiptare . “PD nuk është prti9 ideologjike “ – tha z. Berisha duke pohuar për here të parë një gje qe me gjithë konstatimet publike si problemin kryesor te saje themeluesi dhe kreu i saj për 23 vjet nuk e kishin pranuar kurrë publikisht . Berisha e quajti PD-në “parti vlerash” ,pa i përcaktuar kush janë ato, por në fakt PD-ja me shume se parti velurash ka qene dhe është parti interesash.
Personalisht hyj tek gazetaret që e kanë përcaktuar mungesën e një ideologjie dhe filozofi të përcaktuar qartë si defektin kryesor te PD-se qe do te çoje pa tjetër ne shpërbërjen e sajë shenja e para të se cilës tani duken fare qartë . Ne këtë situatë te rende politike e elektorale që po kalon PD-ja shumë njerëz bëjnë përgjegjës kreun aktual Basha por un mendoj se Basha është apo ka qene deri tani viktima . e thëne ndryshe atë e zuri brenda çatia, rënia e te cilës kishte nisur shume më herët, pikërisht për shkak te asaj qe tha Berisha , mungesës se ideologjisë.
Mungesa e ideologjisë ,e rastësishme apo e planifikuar , ka bërë që PD-ja ne këto 27 vjet te ekzistencës së sajë nuk u be dot asnjë here e djathtë madje as antikomuniste e mirëfilltë siç kane pretenduar shume here drejtuesit e saje , pasi as kjo nuk mund te arrihet ne se nuk ke ideologji .Nga programet politike dhe mënyra se si ka qeverisur apo ka bere opozite PD-ja në këto 27 vjet ajo mund atë përcaktohet maksimalisht si e majte liberale. Ky pozicionim politik i PD-s ka lenë pa përfaqësuar gjysmën e djathtë të elektoratit shqiptar megjithëse ka marrë dhe njëherazi ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur 100 % të votave të vlefshme apo të numëruara të sajë. Kjo sjellje ka çuar ne zhgënjimin e te djathtës ideologjike e pragmatike e për pasojë edhe rrudhjen e interesit elektoral të sajë që reflektohet tek votat gjithnjë e më të pakta të PD-se që nga fitorja e fundit me “blof” e sajë në vitin 2005 .
Ne se do të përdorim gjuhën e Berishës në intervistën e fundit do të mund ta përcaktonim kështu raportin e sajë me të djathtën ideologjike elektorale :
1-Raporti komunizmin- mizerabël .
2- Raporti me pronën – mizerabël
3- Interesat kombëtare- mizerabël
Ka edhe me shumë por mendoj se këto janë tre shtyllat, tre marrëdhënie kryesore që do ta përcaktonin të djathë apo jo, një forcë politike në kushtet post komuniste te demokracisë shqiptare . PD qartësisht nuk mund të konsiderohet si e djathtë , gje ko e dukshme edhe pa konstatimin apo pranimin publik të mungesës së ideologjisë nga z. Berisha .
Mungesa e ideologjisë e ktheu PD-ne nga parti qe lindi ne emër te ati-komunizmit ne parti interesash apo me keq , pazaresh pushteti . Z. Berisha tha qe PD është parti vlerash por nuk tha se cilat ishin ato , ne parime , program e burime njerëzore . Sigurisht qe PD ka pasur vlera sidomos ne burime njerëzore mirëpo brenda saje gjen po aq antivlera ne te njëjtën kohë e hapësirë sa ndarja e tyre sidomos për publikun dhe elektoratin behet pothuaj e pa munduar . Mungesa e ideologjisë ka krijuar hapësira qe brenda sajë ,ne krye te sajë, në përfaqësim të sajë , ne qeverisje te saje jenë e te depërtojnë ide e individë të pa pranueshme edhe për të djathtat me liberale te botës .

Por çfarë ka ndodhur si ka ndikuar mungesa e ideologjisë në zhvillimet e dhe rezultatet e PD-së .
Raporti me komunizmin: Mungesa e ideologjisë tek PD-ja është reflektuar shume se kudo tek raporti i saje me komunizmin dhe komunistët . Retorika shpesh here antikomuniste e PD-se sidomos ne opozitë nuk përkon me aksionin e saje politik dhe sidomos konkretizimin në qeverisje . (Mos)dënimi i krimeve te komunizmit beri që vazhdimësia komuniste ne Shqipëri të jetë një realitet dhe faktor politik madje edhe te vije ne pushtet . Shqipëria është i vetmi vend qe nuk ka kryer lustarcionin gje qe ka çuar në mos ndëshkimin e krimeve komuniste dhe qëndrimin ne politikë, qeveri administratë shtetërore, drejtësi etje, madje edhe ne PD autorë te këtyre krimeve. Mungesa e ideologjisë ka bërë qe ne krye të PD-se te jenë individë me te njëjtat raporte me te kaluarën komuniste pa aq sa tek partia trashëgimtare zyrtare e tij PS-ja . PD ka me te drejtë ka akuzuar dhe akuzon Ramën se është i biri i një autori te krimeve te komunizmit . Mirëpo mungesa e ideologjisë ia ka lejuar edhe vete saja te ketë ne kre te saje e te qeverisjeve te sajë persona me të njëjtat rekorde gje qe e bën te –pa besueshme atë në elektorat për këto akuza . Gramoz Pashko themeluesi me te cilin PD edhe sot krenohet ishte djali i ish prokurorit te përgjithshëm me famëkeq të Shqipërisë . Ne se do bënin një hesap te thjeshte i ati i Ramës ka vare vetëm një kundërshtar te komunizmit ndërsa i ati i Pashkos disa dhjetëra . Vetëm ne gjyqin e deputet ne 1946 me firmën e prokurorit Josif Pashko janë varur 7 dhe janë pushkatuar 15 te tillë. Ka edhe te tjerë ende aktiv ne drejtimin e PD-se . Mungesa e ideologjisë ka lejuar qe sekretari i përgjithshëm te jetë avokati i familjes se diktatorit Hoxha ndërkohë qe publiku , elektorati nuk e bën dot dhe nuk ka si ta beje, dallimin midis djalit te Kristaqit dhe djalit të Stefanaqit , të dy pjese e rëndësishme drejtuese e diktaturës komuniste . Një nga krimet me të te renda te komunizmit është ndalimi i besimit tek Zoti dhe persekutimi i klerikëve e besimtarëve. Një nga ish-drejtuesit e PD-se deputet i përjetshëm i sajë është Tritan Shehu , një nga dy drejtuesit kryesor te aksionit te rinisë komuniste kundër fesë. Kush na besimtaret ne Zot do ta jepte me qejf votën për PD-në ne fleto kushte ? Për shkak te mungesës se ideologjisë PD ishte hipokrite ne ndëshkimin e autoreve te krimeve komuniste .Ndërkohë përgatiste ligje të dështuara për lustarcionin drejtues ,anëtarë e bashkëpunëtorë te Sigurimit të Shtetit emëroheshin apo zgjidheshin prej saje deputetë , ministra ,anëtare te Gjykatës Kushtetuese m madje edhe kandidat për President të Republikës ,madje kush nga radhët e sajë kundërshtonte apo votonte kundër , ndëshkohej . Vetëm kjo mjafton për te mërzitur e rrudhur votën e te përndjekurve politike te komunizmit qe janë rreth 35 % e popullsisë . Ja ç’bëri mungesa e ideologjisë .

Raporti me pronën Prona : Ne aspektin ekonomik reforma e ligje te tilla i privatizimeve ,ndarjes së pronës , legalizimit te ndërtimeve pa leje etje nuk kane lidhje, jo me te djathtën , por as me te majtën perëndimore pasi cenojnë haur liritë e të drejta themelore te njeriut . Prona trajtimi dhe (mos)zgjidhja e drejte e sajë janë edhe sot problemi me i madh në vend . Përveç bllokimit te ekonomisë kjo trajtim “komunist “ i pronës po i kushton buxhetit dhe taksapaguesve shqiptar me miliarda euro për shkak vendimeve kundër shtetit shqiptar qe jep ne mënyre te vazhdueshme gjykata e Strasburgut . Pra ajo qe u duk apo u paraqit si zgjidhje e problemit te pronës është kthyer ne një problem pasi për kompensimin e pronarëve te ligjshëm paguajnë dhe do te paguajnë te gjithë shqiptaret , madhe edhe brezat qe nuk kane lindur ende . E gjitha kjo për mungesën e ideologjisë nga PD-ja. Por jo vetëm ka PD ka humbur dhe po humbet edhe si numra elektoral nga ky raport i sajë me të drejtën e pronës . Sipas një studimi te para pak muajsh te KLSH numri i shqiptarëve qe kërkojnë kthimin e pronës është 764.000 ndërkohë që ne zgjedhjet e fundit PD ka marrë 455 .481vota. Shikoni çfarë diference vetëm me votat e pronareve , kryesisht për shkak te mungesës së ideologjisë. Interesat kombëtare : Akti me i rendë i dëmtimit te interesave kombëtare nga PD-ja është pa dyshim ligji për pronën 7501 i cili u grabiti tokat pronave shqiptar dhe ua dhuroi buqëve te tyre grekë. Ne shekuj pretendimet greke për Epirin kishin rene pasi minoriteti etnik nuk kishte pronës mbi tokën një argument juridik qe shqiptareve ua hodhi poshtë ligji i PD , Sikur te mos mjaftonte kjo ne 2005 qeverisja e PD-së dha lejen për ndërtimin e mijëra varreve fiktiv te ushtarëve pushtues grek ne 1940-41 ne zona ku nuk jeton asnjë minoritar grek duke rrezuar kështu edhe një tjetër argument por shqiptar atë të mungesës se vare si shenje autoktonie e grekeve ne Epir.

Dihet qe prona dhe varret te bëjnë vendali. Grekët nuk i kishin këto ua dhuroi PD-ja. Ka edhe te tjera po këto mjaftojnë për te kuptuar demin qe mungesa e ideologjisë i solli ne këtë raport me interesat kombëtar PD-në. Një PD do te ishte automatikisht edhe atdhetare , apo jo ! Ndërkohë qe votat e nacionalistëve ne ketë vend si ne te gjithë Ballkanin, nuk janë pak. Për mungesën e ideologjisë dhe pasojat e sajë mund te flasim me gjatë e më me nge here tjetër . Besoj këto që thamë janë të mjaftueshme për te kuptuar rëndësinë e sajë ne zhvillimet e sidomos suksesin politik ne Shqipëri, Mungesa e ideologjisë e ka sjellë PD-ne dhe te djathtën te detyruar deri tani te rije pas saje , ne ketë derexhe politike e elektorale . Por çdo gje e keqe ka nga pas një të mirë thotë populli . PD-ja duket se ka edhe një shans te fundit për ti shpëtuar asgjësimit ,ideologjinë ,Basha pasardhësi i Berishës sa po ka mare ne dore, de fakto, drejtimin e PD-se. Nga ia pritet qe ta ndërtojë atë sipas projektit të vet . Nuk e di çfarë mendje e projekti ka Basha po di me siguri që një PD jo ideologjike si e Berishës është drejt fundit te pa shmangshëm . . Berisha me deklarimin e PD si parti jo ideologjike i ka bere një nder Bashës duke i treguar ku është problemi , shkaku i degradimit politik e elektoral . Elektorati i djathte i djegur nga qulli po i fryn kosit . I dëshpëruar nga situata e i zhgënjyer nga e shkuara ai po ndjek me vëmendje por me dyshim te madh lëvizjet e kreut te ri të PD-se, Bashës i duhet te lëvizë me shpejtësi ne kahun e duhur qe un mendoj se duhet te jetë një parti ideologjike e djathtë .Shqipëria nuk ka me vend për tre te majta. Basha e ka kohen ne dispozicion të limituar pasi i duhet te bindë te riktheje besimin e elektoratit të djathtë tek PD-ja deri ne zgjedhjet lokale . Basha e ka kuptuar e po thotë vetë që komunizmi është kthyer ne pushtet Si do ta mund këtë strukture ideologjike kriminale pa antidotin e saje një parti ideologjike te djathtë ?!.Po dëgjoi Hilën dhe këshilltarët e deritanishëm “mizerabël” duaj se nuk ka gje ne torbë dhe siç thash koha ne dispozicion te tij është e kufizuar . Një fraksion vonese mund te rezultojë fatale . Po nejse , pune e tij ! Sido qe te shkojë e djathta do të organizohet diku e dikur politikisht e elektoralisht . Me sa di un,ka edhe një plan B , që në mungesë të reagimit të shpejt e pozitiv të Bashës ,është gati për veprim !

 

Shkruani nje pergjigje