RREZONI QEVERINE, JO SERVERIN E LLOTARISE AMERIKANE!

Nga : Armand  MAHO

Faqja e aplikimeve per llotarine amerikane degjova se ra serish. Serveri nuk mundi ta perballoje ngarkesen, nje gje e cila do kete habitur organizatoret. Nje vend i vogel buze adriatikut, qe nuk i mungojne kater stinet e vitit, nuk i mungojne burimet ujore, resurset minerale dhe gjithe cka tjeter i fal zoti njeriut per e jetuar kerkojne te ikin masivisht, pa pyetur per shkretetiren qe lene pas.
Disa thone 50% te tjere dicka me shume te atyre qe duan te ikin. Sot po me tregonin raste te avokateve, mjekeve apo biznesmene qe spo linin gur pa levizur per ta braktisur vendin. Ceshte e verteta ka kohe qe kudo qe ulem eshte e pamundur te mos permendet ne biseda tavoline mundesia e ikjes. Njeri per patriotizem nuk ka nge. Shqiperia po shnderrohet me shpejtesi ne nje vend te plakur, te harruar. Te rinjte duan te ikin masivisht, ciftet e reja kane frike e lindin se nuk e dine cfare i ofron e nesermja. Sot mund te kesh nje pune, dhe nje strehe por neser neser mund te perfundosh rrugeve. Gjithe kesaj panorame i shtohen here pas here dhe vendimet absurde te nje tufe qe kane zaptuar shtetin, madje mund te thuhet qe jane pergjegjesit kryesore. E fundit ishte ajo per TVSH-ne dhe Taksen e baneses. Ne perllogaritjet me te mira nje cift pensionistesh qe gezojne nje apartament fjala vjen ne Tiranen e Re i duhet te paguaje minimumi 11 mije leke te reja ne vit. Kjo sepse qeveria ka menduar qe taksen ta vendose mbi vleren e tregut per cdo apartament. Ne kete zone pra Tirana e Re cmimi i references eshte 193 mije leke te reja per meter katror ose 1500 euro. Llogarite e tjera i beni vete. Ne fakt te duash ta shesesh me kete cmim nje apartament te para 90-es eshte e pamundur, per shume arsye. Amortizimi cilesia e dobet e punimeve, mungesa e ujit, infrastruktures e keshtu me radhe. Perpos kesaj eshte menduar te vihet dhe TVSH per biznesin e vogel. Ne nje arsyetim absurd ministri do deklaronte se kjo nuk asnje pasoje por biznesi i vogel do te sherbeje si ” agjent per mbledhjen e takses”. E para kjo tregon kapitullimin e sistemit tatimor fiskal, qe eshte i paafte te mbledhe taksen ne burim pra qe ne magazinat doganore. E dyta do te thote kosto shtese per biznesin e vogel i cili di detyrohet cdo dy tre muaj te deklaroje ne tatime, dhe kjo kerkon ekonomiste dhe infrastrukture me vete. E treta barra kryesore do i shkoje konsumatorit, i cili do i duhet te perballoje rritjen e cmimit qe vjen si pasoje e tatimit per cdo produkt, por dhe te gjithe sherbimeve. Nga kjo skeme Rama perjashtoi zejtaret, na beri nder te madh shume.

Eshte e disata here qe qeveria e zotit piktor nderrmet vendime qe godasin ne themel tregun dhe ekonomine, duke rrenuar akoma me shume pjesen derrmuese te shoqerise. Kjo ne emer te reformave dhe mbledhjes se te ardhurave ne buxhet. Ne fakt te ardhurat duket se po shkojne vetem per te paguar koncensionet qe dha ne qeverine e meparshme ku spo duket kurrkund ndonje hajer. Njerzit vazhdojne te vizitohen ne privat, vazhdojne te arsimohen ne privat, madje dhe konfliktet mes tyre vazhdojne ti zgjidhin vete. Kercet kallashi ne mes e qytetit si ne qorr bela. Nje corganizim i organizuar ku vetem pervetesohen taksa, dhe nuk jepen sherbime. E gjithsesi, Rama vazhdon te qeverise me paaftesine e tij por dhe me ligesine korruptive te atyre qe e rrethojne. Mjaft te shohesh Lali Erin psh nje mashtrues kalibri ( ky eshte ne majen e luftes ndaj biznesit) i cili vec propagandes duket se ka fort per zemer dhe aferat korruptive te cilat i realizon nepermjet ngritjes vit pas viti te taksave. Ama nuk le vend pa deklaruar se ka korrur fitore e thelle dhe do fitoje serish, dhe as nuk diskutohey qe do marre votat polerisht te atyre qe ja ka vene shkelmin ne fyt me shume. Eshte e habitshme se si shqiptaret vazhdojne votojne per ata qe i vjedhin me shime. U kerkoi tepsine, ja dhane madje mezi cpriten. Ashtu si mezi cpresin te rrezojne serverin e llotarise amerikane. Ne fakt duhet te benin tjeter gje. Duhet te rrezonin ata qe jane pergjegjes per shkretimin e vendit te tyre, per mungesen e shpreses. Duhet te rrezojne gjithe establishmentin qr u vjedh taksat dhe pasurine kombetare. Por jo nuk e bejne! Shpresojne tek llotaria!

Shkruani nje pergjigje