Me ish-Jugosllavi nacionalistet rishtas ne thep e shqekez

Nga : Zamir  GJURGJI

Eshtrat e Gjergj Fishtes nuk mund te hidhen ne lume, por figura e tij mund te perbaltet nga pergojimet me maç e muç te internacionalisteve te djeshem nen zhgunin e kozmopolitit. Ivo Andriçit mund te mos jete edhe aq djall, mund t’i hiqen briret fillimisht qe te mesohet gradualisht syri e shpirti qe te perthithe. Shqiperia mund te luaje edhe si Dixhital nese harmonia e “vllaznim-bashkimi” e rilindur shprishet ndopak. Ballistet” e Tetoves s’jane edhe aq te nevojshem kur luan ekipi kuqezi, pse jo edhe “Plisat” madje mund te mjaftohemi edhe me perfaqesuese sesa te shprehemi per kombetare. Me Plis nuk shkohet me ne Paris, per ne Kremlin s’eshte e nevosjhme te mendojme tani. Mund ta bejme edhe Skenderbeun e Krujes gjysme shqiptar e gjysme serb, mjafton qe te ringrihet ne qiell te shtate beteja e Fushe Kosoves. Madje edhe Skenderbeun e Elises mund ta gjysmojme me nene malazeze, dhe keshtu Aleksandri dhe Edi mund edhe te gjejne me mire vetveten te gjysmat plotesuese. E per me teper Skenderbeu i Korçes nuk mund te perdore topat me partizanet me yll te kuq te Beogradit. Mjaftojne topthat. Nuk ka nevoje te hyjme ne BE, mjafton edhe “Ballkani i ballkanasve” te rivihet ne skene e mandej t’i gjejme ndonje qytet te bukur per kryeqytet. Nuk ka nevoje te rilindim edhe Spiro Koleken dhe metodat e tij per njesimin e tregut ekonomiko-financiar, ngaqe nipi i tij mund t’i beje qofte financat si daja. Mjafton te niset nga e para: nga rilindja e partise mavi te shtepia e mavrise. Nuk ka nevoje per dyqind petrita, mjaftojne edhe 100 pjeshka dhe 100 tranguj, qe te rinise procedura. Duhen shkrire grupet xhonjugosllaviste, qe te dale i vetem ligjeruesi, bilbili yne. Veçse diçka s’duhet te ndale: lufta kundra… “ballisti, nacionalisti, separatisti e irredentisti” te ish-Jugosllavise. Keta duhen vene ne thep e shqekez. Duhen emigruar( ne vend te internuar) duhen perçare nese nuk mundet me i vare, duhet bishtnuar pronesimi, qe te jene me nje kembe ne toke. Duhen perbaltur nese nuk groposen maleve me gropa. Duhen menjanuar nese nuk mund te eleminohen fizikisht. U duhet bere jeta ferr qe te pranojne kokulur si parajse ferrin mavi. Duhet medoemos…sepse vetem keshtu lindi Jugosllavi dhe po keshtu mund te rilinde perseri ish-Jugosllavia.

Shkruani nje pergjigje