Langaraq !!!

Nga : Nebil  ÇIKA

Një miku im me postoi sot një shkrim të Çerçiz Loloçit botuar në “Mapo”, ne shërbim të idhullit te tij politik e artistik Ismail Kadare, ku me ka përmend edhe mua si kryetar i Shqotës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë , sipas tij , një prej “përbaltësve” te Kadaresë .
Me befasoi ky qëndrim i Çeços pasi njihemi relativisht herët dhe asnjëherë nuk ka shfaqur ndonjë rezervë ndaj qëndrimit tim publik te pa ndryshuar ndaj Kadaresë qe nga viti 1991 kur me është lejuar të botoj e deri sot . Si e ka hallin që ka reaguar tani dhe kështu vetëm Çeço e di. Me Loloçin njihem herët por nga afër e kam njohur tek gazeta “Albania” kur erdhi si gazetar ne te perënduar të sajë aty nga viti 1999 . Nuk mund te them ne se ishte i njohur apo i pa njohur si gazetar edhe pse kishte punuar vite ne agjitacionin e propagandën e PPSH-se, por ishte i njohur si një nga drejtuesit kryesor politikë të rinisë komuniste ( BRPSH ) deri ne ditën e fundit te regjimit komunist . Kishte pësuar një zhvendosje “djathtas” ne fillim tek “Alternativa SD” e Gjinushit ndërkohe qe tek “Albania” edhi kur ajo kishte filluar te orientohej majtas me politikën editoriale. Ishe djali u urte ,shpesh here i pa dukshëm , dhe për këtë cilësi te spikatur te tij e respektonim duke mos ja llogaritur pothuaj fare përlyerjen e tij me llumin e PPSH-së. Mbaj mend një incident ne ish kreun e KLSH Mustafa Kërçku që u kthye në një anekdotë te “Albania” . Loloçi kishte bere një shkrim kundër tij ne gazetë ,pasi i kishte pushuar nga puna një mik të tij. Z Kërçuku mori ne telefon redaksinë për tu ankuar. Qëlloi qe telefonin e ngrita un dhe pasi u prezantuam me kërkoi ti mos i botonim me shkrime me pseudonim Blerim Çelës . Nuk ka bërë shkrim Blerimi as me emër e as me pseudonim – i thash i habitur . Pse Çerciz Loloçi nuk është pseudonimi i Blerimit ?! -me tha i çuditur Kërçuku . Me kapi i qeshuri dhe fillova sa sqaroj që Çerçiz Loloçi ishte një gazetar i njohur dhe i vjetër por nuk besonte qe nuk besonte. Pse nuk e kam dëgjuar apo lexuar asnjë here me tha. Çeçon e kish pranë dhe i kërkova te false vete me te, Me ne fund u bind qe Çeco ishte emër real dhe jo pseudonimi i Blerim Celës. E solla ketë përvojë personale për te treguar njohjen dhe koincidencën me Loloçin por dhe habinë qe ne gjithë këto vite nuk me tha kurrë një fjalë për Kadarenë . E dija qe ishte “apostull” i tij por e mirëkuptoja dhe nuk me ka shqetësuar kur ky raport i tij personal me Kadarenë që nuk ndryshonte nga shumica e atyre qe vinin nga nivele te privilegjuar te pushtetit komunist apo nga Sigurimi i Shtetit . Ketë qëndrim te tyre ndaj Kadaresë e kam pare gjithnjë si një qëndrim qe me shume se pro Kadaresë ishit një lloj mbrojtje e pisllëqeve te njëjta qe kishin bere ne komunizëm .

Po le te rrimë tek shkrimi ne fjalë. Ne fakt kisha kohë që nuk kisha lexuar asgjë nga Loloçi as ne fb dhe pashë qe ishte katandisur shume me keq se sa mendoja un . Servil me duket një status i tejkaluar i tij ne moment me erdhi ndërmend vetëm një fjale përcaktuese për te e përdorur rëndomtë ne Vlorë: Lëngaraq ! Nuk dua te merrem me fyerjet dhe gjuhen banale që Loloçi përdor në shkrim por shikoj se i vetmi argument e vetmja shpresë , i vetmi mallkim i tij për “armiqtë” e Kadaresë është qe ata po vdesin ose duhet te vdesin . Një logjike terroriste e komuniste e pa ndryshuar si ne kohen kur ai udhëhiqte rininë e Enver Hoxhës .Loloçi gëzon që Kadare jeton ndërsa ata qe e kritikojnë kane bekuar ose kanë vdekur . Sigurisht qe kane vdekur ca na plumbi e litari , ca nga burgjet e internimet , ca edhe nga Zoti , Por jeta nuk vlerësohet nga gjatësia e sajë por nga mendar se si e jeton. “Bota është e atyre që digjen , jo e atyre që ngrohen” –thotë Ismet Toto . Por komunistet ngelen komunist pre ta i vetmi raport me kundërshtaret është vdekja ,Ne diktature e kishit kollaj , i vrisnit apo i burgosnit e internonit , bënit edhe poezi për pushkatimin e tyre ne bulevard ,a po jo?! Tani luteni e gëzoni te vdesin vetë. Po nga një here Zoti të le të jetosh gjatë edhe për ndëshkim , qe te turpërohesh për ato qe ke bere , siç ndodhi edhe me Kadarenë pas botimit se fundmi te letrës se tij për Enver Hoxhën ku spiunonte edhe motrën e tij . Pas kësaj nuk ka Çeço qe e mbron dot më. Ka prekur fundin o zotëri . Tani te gjithë ata qe kane sy te shikojnë, panë një pleh ne kuptimin e plote të fjalës . Pas kësaj asnjë nga ne qe nuk mund ta “përbaltim” dot me shume se sa ai ka përbaltur apo me keq , ka pëgërë vetveten . Por Çeços historia i jep një te drejte ne argumentin e tij pasi ne betejën jete a vdekje me kundërshtaret e tyre e kane fituar gjithnjë komunistët. Rrojnë ne salltanet përveç Kadaresë edhe Nexhmje Hoxha , Vito Kapo, Aranit Çela e ndoshta edhe Pilo Persteri por kane vdekur madje shume te rinj Trifon Xhagjika, Bilal Xhaferi Havzi Nela, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Musine Koklari etje emra qe me sa duket i kane dale nga mendja ti përmendë si kundërshtarë te vdekur te Kadaresë dhe komunizmit te tij .

Por mendoj qe ka një arsye qe jo Çeço po ata q i kane kërkuar atij reagimin apo mbrojtjen janë te shqetësuar pikërisht tani për reagimin tim ndaj Kadaresë , Deri para se te zgjidhesha ne krye te Shoqatës te te përndjekurve politike të komunizmit mendimi im ishte një opinion personal ndërsa tani ai mund te merret edhe si një qëndrim zyrtar i antikomunisteve dhe ne fakt ashtu është. Ne se deri tani qëndrimi im ndaj Kadaresë ishte personal tani e tutje ai është një detyrim zyrtar si ndaj te gjithë prosektorëve komuniste pa dalim si kreun e PPSH Enver Hoxhen, Kreun e Frontit Demokratik Nexhmije Hoxhën , nënkryetarin e Frontit Demokratik Ismail Kadare, sekretarin e KQ te Rinise Komuniste Çerciz Lolocin etje . Çfarë prisni ju nga ne “klasat e përmbysura” tu bëjmë hosana krimeve tuja ?! Thash qe ju shqetëson qëndrimi im zyrtar por jo vetëm imi . Një prej atyre qe përmendet ne lëtyrën e Loloçit është një pene e njohur e shtypit dhe historiografisë Çelo Hoxha, i cili gjithashtu ka pas një qëndrim permanent kritik ndaj Kadaresë te mbështetur ne fakte e prova dhe me një etike qytetare e profesionale te spikatur . Loloçi , fiksohet tek detyra e tij, nëndrejtor i Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit , pra ai sheh si rrezik postin zyrtar te Hoxhës pasi nuk e kam parë apo lexuar të reagoje edhe me pare kundër qëndrimit te z.Hoxha ndaj Kadaresë . Këta ,jo Çeco por ata qe i kane thënë te reagoje , janë seriozisht te shqetësuar nga kjo situate pasi janë mësuar qe ne te gjitha postet zyrtare, politike , shkencore e shoqërore ti kenë ata apo lakenjtë e tyre . Nuk u besojnë syve e veshëve qe “klasat e përmbysura , pinjollët e terrorit te bardhe , shkelësit e kufirit “ etje, jo vetëm ia kane dale ti shpëtojnë “pushkatimit ne bulevard apo masakrimit nga qeni i kufirit ” por edhe shkruajnë , reagojnë e te botohen , madje edhe drejtojnë institucione e asosacione publike . Dhe sa me shume shkon koha aq me pak mundësi kanë të kontrollojnë gjithçka dhe kjo i bën te heqin maskat demokratike , te kthehen ne identitet e të kërcasin dhembet duke lutur vdekjen e atyre qe ju nxjerrin te larat në shesh , sigurisht po te kishim mundësi do ti vrisnin vete ata siç kane bere 20 e kusur vjet me pare . Këta Kadaretë te internonin edhe kur i dashuroje , mendo fare te bënin ti kishe kundërshtarë .
Por te jeni te sigurt ti Çeço apo kushdo tjetër qe nuk do te le gurë pa lëvizur privatisht edhe si kryetar i te përndjekurve politike për te zbardhur e ndëshkuar çdo krim te komunizmit e çdo autor te tyre. Nuk e kam mohuar dhe këmbëngul qe Kadare është shkrimtari komunist (i realizmit socialist ) me i mire i Shqipërisë por ne se për ju socrealizmi është letërsi e art për mua dhe te tjerëve jashtë bunkerit të pushtetit komunist , realizmi socialist sidomos ai i Kadaresë është thjesht : terrorizëm ideologjik . Për anën njerëzore te tij nuk kemi çfarë themi me se i ka thënë vete te gjitha me letrën demaskuese për Kakunë , drejtuar Enver Hoxhës.

PS : Sinqerisht Çeço nuk gjeta fjale me te butë se “lëngaraq” për te përcaktuar derexhenë ku je katandisur apo te kane detyruar te katandisesh dhe për këtë me shume se hatrin tënd kam ruajtur hatrin e Bejdo Malos . Nuk është aq fjale e keq ti e di se je vet lab qe je. Nuk kam asgjë personale me ty te mirëkuptoj e te fal për këtë qe je i detyruar te besh. Mos vdeksh kurrë Virion Graçi ! Sepse tani mu kujtua konstatimin yt pothuaj profetik : Në Plesat , as kungujt nuk arrijnë të piqen .

Shkruani nje pergjigje