Gati çdo ditë, dikush më thotë “Ik nga Shqipëria”

Nga : Indrit  VOKSHI

Një mik që ka jetuar jashtë e është kthy më pati thënë “Ik sa s’je i martuar e s’ke fmi, se pastaj do e kesh më të vështirë (si unë sot)”. Ik se këtu është stres, nuk vlerësohesh, s’ka asgjë normale. Dhe të jem i sinqert e kam mendu shpesh, me ik. Mirpo si duket jemi mesuar edhe me stresin. Edhe me mosvlerësimin. Edhe me anormalitetin. Ngaqë edhe s’kemi qenë najher aq mirë dhe kjo është gjendja jonë normale ku lindim, rritemi, shumohemi e i japim anormalitetit edhe disa krijesa të njoma që t’i ketë si ushqim e t’i hajë dhe, plakemi në pendesë pse nuk i bëmë punët ndryshe. Nga ky vend na largon ose caku i mbijetesës ose andrra shumë e zjarrtë për veten. Një imagjinate e shfrenuar dhe e fortë që na thotë se diku tjetër do mundemi të jetojmë. Shqipëria e ka pranuar të pashpresën si mikeshë dhe të duket vetja edhe pak si budalla e mik i paftuar kur predikon ide, mirësi, rrugën e duhur e tenton t’i bindësh ata që ta kanë bërë të qartë se nuk iu intereson. Ka një dilemë, sigurisht, të ikim e t’ua lëmë vendin ktyne apo të luftojmë? Por sa zgjat jeta? Ia vlen? Do jetojmë ndonjë ditë të mirë apo do përfundojmë si shumë naivë të tjerë që menduan se mund të ndryshojnë diçka e tash mbijetojnë dhe jetojnë zhgënjimin me kafe e cigare, me fmi të vegjël të cilët sa herë i shohin në sy ua dobson gjunjt ankthi se si do të jetë fati i tyre.

Shkruani nje pergjigje