Enveri i shkruan Rames…beji mutin qeverisjes, vetem merru me llogje…

Nga : Basir  COLLAKU

Edvin more bir si te kam. Me zgjedhjet me tha Ramizi, se i kishin derguar haber shoket e Partise, ia kishe qelluar tamam ne shenje. Si i thomi ne, nga anet tona, skishe pjerdhur fare, as per vendalinj as per keta nderkombetaret demek. Po çe do aman, ua ke pire lengun atyre te huajve, sajdisi me ato qokat e tua jeshile dhe urtohen ata. Po me habite me keto fleterrufete qe ke nisur, je shume besnik, nuk le asgje mangut. Tani ke me shume terezi nga une, se ky fb, te shperndan shpejt. Me kenaqe. Po te te jap dhe nje keshille. Fut ne keto fleterufete edhe ca nga te tute. Ja psh, qe ti trembesh fut Taulant Ballen, jo se ia fishkellen ti atij, po te marre vesh e te mbetet i trembur gjithnje. Ver Gramozin dhe pastaj mburre ne keto takimet e mia gju me gju me popullin. E kishe shejtanosur holle teksa lexoja dhe nuk kendova ne fleterrufe djalin e Hamitit, ate mo qe une e thirrisja Hamdi, aferim se ti e bere minister. Po ai te kerdis mo aman. E di sa vete ka sjelle ne kete dynja duke mos pjerdhur per shendetsine vetem per kompanite e ti te tuat e do pune parash ai..Gjer tek une kane ardhur ankesat lume..Hidhe dhe ate ne karten e grupit armiqesor. Jo se do beje fjale apo do nxjerre ze nga goja ai, po mesojne te tjeret. Fatmirin mos e nga. E kane shqetesuar keta te opozites per punen e te vellait, Gonit se kish paketuar do ton duhan, droge dmth..Megjithese nuk le trushkull pa nxjerre nga burgu, nipçen tim e le brenda. Mejtoje njehere kete se do ftilluar ndryshe. He xhan. Se me ish merzitur shoqja Nexhmije dhe ska faj. Ti e di se kur merzitet fort ajo gjen belane.. Ai Fatmiri ta ngas ku e lashe llafin, eshte xhanan djale, po hidhi emrat e ketyre te rinjve ne fleterrufete e javes tjeter.. Ate te Tahirit dhe Veliajt, se nuk hapin goje ngaqe jane brekembushur me zullunet sa nje mal. Po keshtu rrine urte se e kane mendjen te karrikja jote. Se ty po te duan ta marrin per nje jave por ste njohin sagllam. Kete vajzen e Gogos mbaje mire. Ajo dergon bakshishet kudo te tanet. Po te pashe ne gju me gju me popullin ne Durres. Mu qejfi se ishte rritur Zaho per marshallah, por Ramizi me defteu se ishte Gjushi i bashkise. Ti e di me syte e veshet isha hukubet shpesh. Keto fleterrufete ngjiti me çdo qytet. Vazhdo beji ne shkolla e universitete. Vari neper biznese private. Aeroporte, porte, supermarkete, stadiume. Vetingun zije me groshe e qeras keta ambasadoret. Meten mo e nga, se e ke renduar ca javet e fundit. Me thane shoket se e kishe me shaka, por kujdes me vapen. Nga populli mos e rruaj. Nuk luan vendit kollaj. Une kisha vdekur dhe ata mezi e çuan bythen te protestonin ndonese shoket tane u kishin dhene garanci se sdo trazohej njeri. Beji mutin qeverisjes vetem merru me llafe gjithe diten..Se ashtu lene koqen e kokes pas teje. Dhe me dergo ndonje karte te marr ashiqare nga dora jote si vete meseleja jone..Dhe se desh harrova. Mos u kruaj me kta te spitaleve e te prokurorise, se jane ende do shkresa, qe do te kene ruajtur keta te sigurimit tone…

Shkruani nje pergjigje