Vrasës poetësh

Nga : Nebil  ÇIKA

40 vjet me parë në 17 korrik të vitit 1997 , diktatura komuniste kreu një nga krimet më të mëdha të sajë. Pushkatoi , pas torturash te shumta , dy poetë : Vilson Blloshmin dhe Genc Leken nga Librazhdi .Këta nuk ishin as poetet e parë e as të fundit qe do te arrestoheshin, torturoheshin ,dënoheshin e ekzekutoheshin nga komunizmi dhe komunistet shqiptar . Lista është gjate, por ky krim që po përkujtojmë sot mjafton për të kuptuar mirë të shkuarën diktatoriale dhe akoma më mire te tashmen “demokratike” të Shqipërisë .Nuk do merrem me poetet martirë kam shkruar e thënë aq shumë për ta , un dhe te tjerë, por kurë nuk kemi mundur te themi dot atë që ata thanë e qe do të mbetet në përjetësi, me jetën ,veprën e sidomos vdekjen e tyre , madhështore , hyjnore . Ata i pushkatuan por nuk i vranë dot të vdekurit e vërtetë janë ata që i vranë, siç thotë Blloshmi në një nga poezitë e tij ata janë sot “ më të gjalle se çdo i vdekur . Ky shënim i imi sot në përkujtim të pushkatimit të këtyre martireve ka në fokus Shqipërinë , shoqërinë , politiken shtetin etje dhe veçanërisht raportin tonë me krimin politik , lirinë demokracinë , dinjitetin njerëzor e tje elementë klasik të qytetërimit modern .Me thëne të drejtën kjo është një teme qe me trishton shume sa herë shkruaj apo bisedoj për të . Raporti ynë shoqëror e politik me këto elemente të qytetërimit modern , 40 vjet me vonë ka ndryshuar pak apo aspak me kohën kur pushkatoheshin poetët . Te kuptohemi, e kam fjalën për shumicën , pasi janë te shumë edhe shqiptaret që janë sakrifikuar e luftojnë për ato ideale e elemente qytetërimi që përmenda më lart . Kam shumë argumente për të mbështetur këtë konstatim të trishtuar timin dhe besoj edhe te shume te tjerëve , gjera që i shohim e i përjetojmë çdo ditë por disa prej tyre me duken te patolerueshëm, shpesh herë kriminalë qe na bëjnë te turpërohemi para botës se qytetëruar qe pretendojmë se i përkasim si race e si komb .

Dua ta nis me raportin tonë me krimin politik të diktaturës qe e ktheu Shqipërinë ne një skene gjigante krimi vendngjarje 28 mijë km katrorë për 45 vjet rresht .Një raport që po ti thuash indiferent është pak , mjeran , kriminal të shumtën e herës . Mjafton të shikoni politikën përfaqësuesit e sajë sidomos ata ne pushtet . Trashëgimtar të drejtpërdrejt , gjenetike politik e juridik te organizatës me te madhe kriminale ne historinë e këtij vendi, populli e kombi , PPSH-së dhe armëve te saje te krimit Sigurimit te Shtetit, gjykatave , prokurorive e organizatave te tjera nën vartësinë e saje. Sot kryeministri i këtij vendi është biri i vrasësi poetësh, Jo direkt Vilsonin dhe Gencin , por Havzi Nelën . Jo në vitin 1977 por në 1988 . Krenar për te atin kriminel , vazhdon te tolerohet e te votohet nga pjesa me e madhe e shqiptareve që shkojnë ne votime si kryeministër i këtij vendi , ne cilin komb tjetër te qytetëruar mund të ndodh kjo . Pas tij vjen Garmoz Ruçi , kreu i grupit parlamentar dhe kandidati për kryetar i Kuvendit . Ish ministri i brendshëm i diktaturës komuniste ende ne politike e ne pushtet ne te gjithë Evropën ish komuniste. Një njollë turpi qe vetëm një komb barbar e inferior mund ta pranoje si normalitet . Ditmir Bushati , djali i një prej drejtuesve me kriminal te diktaturës komuniste ministër i jashtëm i akuzuar dhe i dënuar ne vitin 1995 për krime kundër njerëzimit e gjenocid , votohet si deputet madje ne Shkodrën “antikomuniste” . Mund te sjell me dhjetëra mbiemra kriminal te komunizmit pjese e politikes pushtetit e qeverisë si Peza, Ziçishti , Gjermeni , Çuci , Beqa etje qe vazhdojnë ta sundojnë këtë vend me te njëjtën forcë e masë sa baballarët e tyre kriminele te deklaruar botërisht . Ky është raport aktual ,politik e elektoral i Shqipërisë dhe shqiptareve me krimin komunist dhe vazhdimësinë e tij politiko gjenetike .

Ne këto kushte edhe raporti i shtetit “demokratik” dhe shoqërisë me ta nuk pritet te jetë ndryshe , Po marr si kampion atë që ka ndodhur e po ndodh me vrasësit e poeteve . Në emisionin tim “Rrno për me tregue” në Shijak TV bëj në mënyrë të përsëritur një pyetje: Ku(sh) janë vrasësit ?! Përgjigja gjithnjë është pothuaj …një krim më vete . Për te kuptuar këtë le te shohim se ku(sh) janë vrasësit e Vilsonit dhe Gencit dhe cili është raporti politik , shoqëror e juridik i shqiptarëve me ta sot . Sigurisht qe janë shume po un dua te qëndroj tek ata “të famshmit” publikisht , ekspertet e sigurimit që “provuan në mënyre shkencore ” se poezitë e tyre ishin “vepër armiqësore që ata meritonin dënimin me vdekje “. Diana Çuli ,shkrimtare , (deputete në demokraci ) , sot drejton një nga emisionet kryesor te kulturës në një nga TV-te kryesore . Në çdo vend , populli e komb jo barbar dhe shtet demokratik e ligjor , do te ishte trajtuar si kriminele e mirëfilltë ,politikisht, ligjërisht dhe moralisht . Këtu jo, madje gëzon një status te privilegjuar publik . Koçi Petriti , shkrimtar poet (një herë desh kandidoi për deputet i PD-së por u ndalua pas një proteste të Bedri Blloshmit , vellait te Vilsonit tek Berisha) vdiq e u varros me nderime e protokoll shtetëror . Muzafer Xhaxhiu , pedagog , akademik deri ne fund te jetës së tij. U dekorua nga Presidenti Topi i cili mori pjese edhe ne ceremoninë funerale te tij po me protokoll shtetëror . Topi nuk u ndal me kaq . Dekoroi edhe hetuesin e babit te Bloshmit ,Najzi Jaho Kësaj radhë Bedriu nuk protestoi . Si shqiptar ndoshta u dorëzua edhe ai , kush e di si e pati hallin ! Madje me vonë u bë pjesë drejtuese e partisë se Topit e ndoshta vazhdon të jetë ende.

Me cinikja ne te gjithë këtë histori është se ne librat shkollor të letërsisë fëmijët shqiptar janë të detyruar te mësojnë veprat letrare, poezitë, si të martireve Blloshmi e Leka dhe të vrasësve te tyre Çuli e Koçi ndoshta ne te njëjtën faqe apo kapitull , pa u thënë kush se cili është kriminel e cili martiri . Ne cilin vend normal,demokratik e të qytetëruar mund të ndodhë kjo?! Kjo ishte vetëm një pjesë e tablosë se shëmtuar e kriminale të Shqipërisë post komuniste qe tregon edhe arsyen kryesore te lëngimit të saj 27 vjeçar ne përpjekjet e dështuara për kalimin nga diktatura ne demokraci. Por edhe kjo ka arsyet e veta te lidhura edhe ato kryekëput me komunizmin dhe krimet e tij . Dihet ne histori qe qytetërimit e zhvillimit u kane prire e u prijnë elitat . Këtë e dinte edhe diktatura komuniste prandaj e përqendroi luftën pikërisht tek ata , Nga viti 1943 deri ne 1990 janë ekzekutuar zyrtarisht mbi 10 mije shqiptar kryesisht pjese te elitës sonë politike , shoqërore , ekonomike e kulturore fisnike etje . Një gjenocid i vërtetë po të llogaritësh që Shqipëria ne vitin 1945 kishte rreth 800 mije banorë . Kjo shfarosje fizike e elitave e la vendin pa drejtim e frymëzim shpirtëror duke i hapur rrugë krimit me te madh të komunizmit ne Shqipëri : njeriut të ri të komunizmit , i cili tentoi te zëvendësonte besim tek Zoti etje , me besimin tek komunizmi ,kombin me internacionalizmin ,familjen me kurvërinë , pronën me grabitjen,nderin me spiunllëkun . burrërinë me servilizmin, dinjitetin me përulësinë , me pak fjale vlerat me antivlerat dhe ne një fare mënyre arriti t’ia dale . Kur isha fëmijë , im at me thoshte se komunizmi kishte dështuar edhe vetëm për faktin “se nuk fitoi në vendet e zhvilluara kapitaliste siç thotë Marksi, por ne ato me te prapambetura” dhe këtë ma lidhte gjithnjë me raportin qe kane kombet e shoqëritë e ndryshme me krimin . Shoqëritë dhe kombet e qytetëruara nuk e pranojnë dhunën , vrasjen si zgjidhje, për me tepër politike, ato barbare po . Shqiptarët para vendosjes se komunizmit kishin rregulla te forta të paracaktuar si nga ligji edhe e drejta zakonore për vrasjen , thyerja e te cilave ndëshkohej rënde . Vrasja , dhuna si zgjidhje e mjet politik u imponua këtu nga emisarët sllavë te komunizmit dhe për 50 vjet u bë mjeti i vetëm i pushtetit politik ne Shqipëri dhe sigurisht edhe një mënyre jetese për shqiptaret . Prandaj raporti ynë politik e shoqëror me vrasjen dhe vrasësit ka ndryshuar pak apo aspak . Fakti qe vrasësit jo vetëm pranohen nga shoqëria, janë ende jo vetëm te pa ndëshkuar por edhe te nderuar e respektuar flet fare qartë për këtë situatë te trishtueshme ku ndodhemi .

Me kujtohet nga viti 1993 lexoja një ese politike te Prof. Isuf Luzaj . Atëherë me befasoi fakti qe ai parashikonte që Shqipëria të prodhonte te mira materiale , kulturore , shpirtërore etje pas vitit 2020 kur brezat qe do vinin ne krye te punëve te mos e kishin jetuar komunizmin ne moshe pjekurie . Atëherë nuk e besova dhe ndoshta e gjykova keq profesorin e nderuar por sot i jap te drejtë dhe mendimi i tij me duket shumë optimist . Nuk kishte si ta parashikonte Luzaj qe brezi tjetër i shqiptarëve do te ishte kaq indiferente ndaj krimit dhe kriminelëve. Por nuk kishte si te ndodhte ndryshe . Ne se ne shqiptarët por edhe te tjerë qe vuajtën regjimet komuniste nuk do te marrim ndaj komunizmit te njëjtat masa që u morën ndaj nazizmit ne Gjermani ne vitin 1945 , vrasësit e poeteve por edhe te tjerëve do ti kemi gjithnjë ne pushtet e ne krye te të gjitha punëve, brez pas brezi . Ç’lind nga macja , gjuan minj .

Shkruani nje pergjigje