Botë e njeri

Nga : Astrit  LULUSHI

Bota është burg, me përjashtim se në ‘të të gjithë janë të dënuar me vdekje. Njerëzit presin në radhë, dhe në proces harrojnë se nuk janë vetëm – u duket se do të jetojnë gjithmonë; shtyhen, zihen, grinden, luftojnë njeri-tjetrin, të pushtuar nga Uni, fryhen, shtypin, pasurohen, dhe kur afrohet koha të vdesin, dridhen, përqafojnë fenë, japin dhurata, bëhen bamirës, pendohen -për të qetësuar a shpëtuar shpirtrat e tyre – megjithatë, ata shtiren. 

Parë nga lart Toka është një ishull në ‘oqeanin’ e qiellit, duket pikë e vogël në hapësirën pa-kufi, dhe njerëzimi, s’është gjë tjetër veçse një Robinson Kruzo. Libri me të njëjtin titull, shkruar nga Daniel Defo në vitet 1700, që shënoi fillimin zhanrit të romanit anglisht, tregon jetën e njeriut në izolim apo në ishull. Novelisti James Joyce (1882-1942) thoshte se Kruzo simbolizon shpirtin anglo-sakson me tiparet si “kolonist, i pavarur, mizor i pandërgjegjshëm, këmbëngulës, me inteligjencë të ngadaltë por efikase, apatik, me veprime të përllogaritura.”  Defoe, nëpërmjet Kruzos, tregon se si njeriu, në karakter, zhvillohet nga një gjendje primitive në një më të qytetëruar, duke sfiduar gjendjen natyrore. Robinson Kruzo i jetës në ishull, megjithatë, është edhe simbol i njeriut të parë, ku njerëzimi sot mund të kuptojë se si ka qenë fillimi i tyre dhe i kësaj bote.

 

Shkruani nje pergjigje