NGRIRJE, HEQJE APO DOREHEQJE JANE E NJEJTA GJE

Shkruan : Teodor  KARECO

Ditet e fundit Partia Demokratike pesoje nje nder humbjet me te thella ne historine e saj. Gjykimi im, ndonese larg, eshte se pergjegjesia kryesore eshte e zotit Basha. Kjo jo vetem e thjeshte per drejtimin prej kapadaiu te fushates, mendimeve shume te ceketa, mungeses se alternatives, kopjimin e sloganeve te pakuptimta si “Republika e re” ne vend te “Rilindjes”. Ai hodhi poshte mundin e sakrificat e demokrateve duke u ngujuar ne cader me slogane nga me te ndryshmet. U kenaq me nje “kocke” per disa ministry e drejtori.

Keto ishin fasada e jashteme e bashkebisedimit, e vetmja rruge e Bashes per te “mbuluar” disi paaftesine e tij shembullore para fatkeqesise qe do vinte. Nuk besoj qe ka njeri me mend qe te shpresoje se ne nje muaj do te zhduket kanabizimi i gjithe Shqiperise, molepsia e institucioneve legjislative e ekzekutive nga kriminalizimi e te tjera si keto. Ato jane ulur kembekryq ne Shqiperi. Nuk dua te hyj ne analiza. Por me ka mbetur peng nje gje: kaq i paafte je zoti Basha kur nuk bere asnjeidebat me Ramen qe “quravitej” poshte e lart se nuk mund te bente me shume ngaqe e pengonte LSI. Ne radhe te pare ai duhej ta falenderonte LSI-ne qe e solli ne pushtet per ato vite e qe e lejoje te sterpasurohej nje grusht kriminelesh me perhapjen massive te kanabisit. Ai i krijoi kushte sot qe te fitoje – nuk do mend qe qindra mije kultivuesit e droges plus parave maramendese, do t’ja garantonin fitoren. Por, bashkeqeverisja nuk pengoi Ramen qe te zbatonte programin e punesimit, te mireqenies etj. Kishte ndonje situate te sikleteshme ne baze por jo si qeveri. Mua me duket se eshte i semure dhe krejt I paafte dhe I pazoti dhe Shqiperia do te vuaje edhe per 4 vjet nen sundimin e tij medioker.

Vete zoti Basha nuk kish asnje rruge per te mospranuar se ai ishte pergjegjesi kryesor i kesaj humbje katastrofike. E perseris “humbje katastrofike” qe ka vetem e vetem nje pergjegjes, nje shkaktar – drejtuesin e paafte e megalloman Basha. Por, megjithese pranoi me fjale pergjegjesine, per te rruajtur “prapanicen”, nuk nguroi te shkele statutin, te shkele pervojen e demokrateve, demokracine e brendeshme ne parti duke “ngrire” pozicionin e kryetarit dhe duke rruajtur privilegjet a atij pozicioni per te garantuar rizgjedhjen e ketij “humbesi te madh” me metoda manipuluese e diktuese. Per gjykimin tim ngrirja, heqja apo doreheqja jane e njejta gje. Jam duke punuar per nje botim per Shtetezimin e Tokes nepermjet reformes Agrare te viteve 1945-1946. Pikerisht keto dite kisha perpara process verbalin e séances se trete te Kryesise se Keshillit Antifashist te dates 29 Gusht 1945 ku shqyrtohej ligji i Reformes Agrare. Kur diskutohej problem i shperblimit te pronave private te pyjeve u ngrit zoti Ramadan Citaku dhe propozoi “te ngrihet paragrafi i II-te i neneit 21 qe ben fjale mbi shperblimin e pyjeve private qe shtetezohen”. Dhe Kryesia e atij Keshilli e hoqi nga projektligji ate pjese. Megjithese nje pjese e mire e anetareve ishin medioker ne keto interpretime nisur nga Enver Hoxha, kishte edhe njerez me mend si Gjergj Kokoshi, Sejfulla Maleshova dhe juristi i njohur Manol Konomi. Ata e miratuan “ngrirjen” pra heqjen e atij paragrafi nga ligja qe po diskutohej.

Kjo eshte nje pervoje shqiptare ne vitet e para te vendosjes se diktatures komuniste. Kete pervoje pra, ngrirje, heqjen dhe doreheqjen duhet ti quajme dhe jane ne fakt te barasvlefeshme. I takon Kryesise se Partise Demokratike qe duke pranuar “ngrirjen” e kerkuar si doreheqje ti heqe Lulzim Bashes te gjithe te drejtat zyrtare: dmth zyren e kryetarit, drejtimin e administrates etj. Nese duhet, te garoje si i barabarte midis te barabarteve. Per mua eshte e pamoraleshme te kandidoje nje njeri qe po e con Partine Demokratike drejt gremines, nje njeri megjithse me shkolle krejt i paafte per te drejtuar ate Parti me nje histori te lavdishme per Shqiperine. Partia Demokratike ka forca te shumta e shume me te afta per te drejtuar ate drejt fitores ne te ardhmen. Nuk jam i shqetesuar kaq per pushtetin e saj sesa per forcimin e metejshem te dukurive demokratike ne te ardhme, per fitoren perfundimtare te demikracise. Me kanabis e kriminele nuk mund te shkohet perpara.

 

Shkruani nje pergjigje