Drejtësia në “reforme”(karantinë)me Nenin nr.449 te Vettingut

Shkruan : Zamir GJURGJI

S’kemi nevojë për avokatë mbrojtës(1976); kemi nevojë për avokatë mbrojtës(2017); të njëjtët persona fizike e juridike: nga Omari, Traja, Abdiu, Xhafa….& COM~pani.

Reforma eshte ‘hazer’, reformatoret migjeniane te “brezit te ri qe plakun kerkojne ta lene ne shenjtin e tij”, jane hazer-xhevap sa majtas aq edhe ne te djathte se se majtes. Nderkohe qe Drejtesia mbajti frymen pezull deri ne finalen e 25 korrikut, teksa drejtesidhenesit ende ne detyre rinumerojne dhe ‘rialokojne’ valutat per çdo eventualitet. A duhen hequr qafe( ligjerisht) shume gjykates e prokurore ne detyre qe s’kane lene gjeme pa bere? Pa piken e dyshimit, po. A duhen zevendesuar keta me “te pavarur” qe (sh)quhen si “te kohes” thjesht e vetem se e kane gjetur me perpjekje e yshtje te panumerta fonetike te mesmen e arte mes zanoreve “a” dhe “e” per t’u shperfaqur njeherazi shqiptare anglo-amerikane? Nderkohe qe po perpiqen ngutshem te gjejne ashtu siç duhet edhe tingullin e arte(theksin britanik, ate te City-t te Londres).

Nese te zevendesuarit ne orvatje kane dhene, per shembull, tituj pronesie krejt te padrejte; zevendesuesit moderne e ne tentative te ae-se do shperfaqen mbi palet: as me ata qe u eshte bere padrejtesi dhe as me ata qe kane bere padrejtesi. Keta jane mbi palet, ngase jane (me) te tretet. Jane te rruges se trete, te gjinise se trete. Nuk jane e nuk duhet te jene te te dy gishtave, jan te gishtit te trete!Te gjinise se pavarur. Jane reformesisht te pavarur. Ku ka me bukur se titujt e pronesise t’ia kalosh ‘me kolataral’ apo me zhytje te stisura e te synuara ne borxhe, me humbje te’papandehura’ te bonove te thesarit ne BSH apo valutave ne Aeroport, nje nga perfituesve kryesore: Bankes Boterore, qe eshte dora e zgjatur e FMN-se lagardiste. me dorezane Xhorxh Sorosin, qe shefin/shefen e znj.Vllahutin e ka mike per koke dhe shefin/shefen e z.Lu, stermik per koke!

Eshte ky babagjysh i cili ka vendosur tashme te ‘marre mbrapsht'( ma baule bashkie apo me transferta bankare qeverie, te gjitha ‘parjet’ qe ka investuar ne afro çerek shekulli) pa harruar me te rendesishmen dhe jetiken per te perqindjen e fitimit, se ndryshe nuk do te ishte….hungarez! Sa bukur tingellon a do te tingellonte, per shembull, qe karshi prones shteterore te Viles Qeveritare te Dhermiut, te ishte e rrethuar me tela pa gjemba e ne gjelberim mbreselenes, nje prone e dhene BB-se, si “kolateral” i atyre “kredive te keqija” qe sdihet se perse perkeqesohen veç ne nje drejtim-perfitim?! Angazhimi i ambasadorit amerikan qe kerkon te nxjerre me kepuce te kuqe te gjithe antisorosianet( majtas apo djathtas qofshin) dhe perkushtimi i flokekuqes se BE-se qe kerkon ngutshem vetem qe te plotesohen kushtet e BE-se, ne leter, jane dy kufizat e njohura e te pandryshueshme te ketij ekuacioni( lexo: kriptogrami ligjor) Ç’mbetet per kusur, shihen si te pavarurur.

Te zevendesohen apo jo “avokatet e plepave” me avokate&gjykates pinjolle e Bllokut (ish)komunist te hartimit te Kushtetutes se ’76-es? Kjo eshte dilema e veres se thate dhe te nxehte. Me ane te k/pushtetutes se ’76-es “u varen maje plepit’ antikomunistet dhe te shkolluarit ne Perendim; ‘me ligje te reformuara’ (jo aq trashe sa me kushtetuten e barinjve e lopçareve te 1946-es), nga pinjollet e tyre tashme te shkolluar ne Moske! Konstitucionalisti Luan Omari, gjykatesi Kristaq Traja, avokati Fatmir Xhafa, dje ne emer te Enverit, sot ne emer te Sorosit. Nga njeri kuqalash te tjetri! Venecia, G-88 a G-99 jane ato kartat kineze qe nga ta kthesh, tjeterçka sheh. Por gjithsesi, karte kineze mbetet. Si ne vitin 1976 ashtu edhe ne vitin 2016. Sepse zanafillen e ka ne drejtesine “popullore” te 1946-es. Gjashte pas gjashte, shkohet ne “drejtimin e duhur”!

T’i jap hakun E.Rames e mos i bie ne qafe me shume se ç’i mban kurrizi: eshte bedel( me gjuhen e vjeter) dhe sekser( me gjuhen e re). Timonin kerkoi, ate i dhane. Asgje me shume. Nje tas me buke e qumesht i kane lene dhe nje rraketake(rilindje) me te cilen duhet te beje zhurme, shume zhurme, per te terhequr vemendjen e shefave “te (sh)kembim valutave”. Po s’beri zhurmen e duhur dhe s’e tundi ashtu siç duhet, e heqin: Erioni eshte gati, gjithmone gati, si rezerva e pare e stolit te rraketakeve! Keto jane edhe mundesite per zgjedhje te parakohshme(rilindese) qe buçet edhe Pandi i internetit 2 dhoma x 1 kuzhine. T’ia lesh ne dore njerit apo t’ia heqesh nga dora tjetrit…rraketaken! Ndersa Blushit te Ri i eshte lene monitorimi i libernetit, pershkrimi dhe raportimi deri ne detaje i procesit zgjedhor te (mos)kembimit te rraketakeve(njelloj OSBE-je brenda llojit), asgje me shume.
Sa te rendesishme qe ishin keto zgjedhje?! MJAFT te rendesishme…

Shkruani nje pergjigje