Ngerci i opozites!

Nga : Armand   MAHO

Permasat e debatit ne PD po behet shqetesues, dhe seshte cudi qe po u zgjat me shume coprat e thyera te pasqyres te rezultoje e pamundur te ngjiten. Ne fakt fillimisht mendova se problemi ishte lokalizuar ne dy apo tre figura qe kishin pergjegjesi jo te paket per humbjen ne vitin 2013 por qe ja hodhen paq nga doreheqja e doktorit. Me sa shihet, gara per kryetar e asaj kohe nuk eshte mbyllur ende. Perkrahesit e Olldashit nuk e pranuan asnjehere Bashen si kryetar por e shfaqen kundershtine e tyre ne te gjitha format qe munden. Kjo shkaktoi percarjen, cic micet neper tavolina u shtuan si rrathet e ujit. Problemi eshte se nuk ishin vetem ata, Ishin dhe shume te tjere nga antaresia qe nuk e pranuan ate rezultat qe prodhoi korriku i tre viteve me pare, dhe sot te inspiruar nga rezultati zbrazin te gjitha baterite e inateve te akumuluara ndaj Bashes… Por a u la Basha shteg per kete!? Euforia qe la pas cadra dhe fitorja ( ne rast se mund ta quajme keshtu qe e konsolidoi si kryetar) nuk i la nje gjykim te shendoshe. Besoi tek brockullat e Rames , duke harruar se kundershtari politik kerkon ta coje ujin ne hulline e tij. Nuk kish mesuar asgje deri ne ate kohe nga doktori qe e sillte vallen sipas interesit te partise se tij! Fajtore per kete ishin dhe ata qe ai mbajti afer te cilet e trajtonin si te pagabueshem, duke harruar qe ajo fitore ishte dhe e demokrateve. Nga 18 maji deri ne 26 qershor vendimet i mori vete. Ne oren 1 te mengjesit te 26 majit askush nuk e dinte nese do ishte ne ate liste apo jo, pervec nje grupi fare te vogel. E teksa gazetaret kerkonin te dinin kur do mblidhej kryesia, zyrtare te larte te partise as e kishin idene se ajo duhej te mblidhej. Ato dite qe projektoi ate liste ai do shfaqej gjithnje e me pak ne publik. Duket se Basha e perqendroi strategjine e tij ne dy aspekte. E para tek garancia qe i jepnin ministrat teknike te cilet ne fakt skishin ne dore asgje, dhe e dyta tek personalizimi i fushates. Injoroi rendesine e emrave qe do afronte dhe kjo beri qe te linte jashte karriere dhe ata emra per te cilet ishte investuar personalisht. La jashte shumicen e kryesise, thuajse tere grupin parlamentar por edhe keshillin kombetar. Duke harruar se nje ekip qe ta hedhesh ne sulm duhet qe te jene te koordinuara, eksperinca, statura politike, ndarja krahinore dhe fetare ne baze te zonave dhe e fundit mbetet faktori akademik. Smund ta quash kriter kryesor te qenurin akademik nderkohe qe vete personi ka zgjedhur me vullnetin e tij te mbetet jashte politikes.

Por nuk ishte vetem kjo! Ndryshimi i gjuhes ne fushate, shpresa e kote per te terhequr elektoratin e gabuar, lenia menjeane e problemeve qe kish shkatuar qeverisja e Rames beri qe te mos degjonte njeri programin e tij i cili duhet pranuar qe ishte nder me te miret te paraqitur. Basha eshte i ri dhe ska me shume se 12 vjet ne ate parti, por dhe keshilltaret e tij te ngushte treguan se e njohin pak ose aspak ate formacion politik . Basha skish kuptuar se demokratet jane nurseze ne te dhenin e votes, por dhe ne mbeshtetje. Duhet ta kish kuptuar se ne ate parti ska mbeshtetje pa rezerva dhe kjo shtohet me shume kur shohin liderin qe mbeshteteste punen e tij tek nje grup i vogel njerzish, serviliste te cilet jane pa ideologji dhe klienteliste. Partia Demokatike eshte fryme perpara se te jete rresht. Por ajo qe eshte me shqetesuese eshte pyetja “cfare do ndodhe”. Doktori e di se sa me shume te zgjase kjo situate aq me shume do perkeqesohen gjerat. Shprese per fitore ne keto zgjedhje nuk kishte as ai… njeriu qe e ka udhehequr ate parti per 23 vjet e dinte situaten. Pretendetet e tjere per karrigen e kryetarit i njeh dhe mire madje. E di fare mire se ckane bere me pushtetin sa kane abuzuar, dhe cdonjeri prej tyre ne krye partise do ishte katastrofe. Sa me shpejt te mbyllet kjo situate aq me mire eshte, keshtu qe prononcimin e vetem qe beri ishte ai i bashkimit dhe jo i ndasise. E kuptoi vetiu se pavareisht gabimeve Basha duhet lene te vazhdoje!

Por duket se beteja e te parit venger mes njeri tjetrit vazhdon! Basha ka nje mision te veshtire perpara dhe sjellja e tij duhet te ndryshoje rrenjesisht me njerzit. Duhet te filloje te ngreje frymen e besimit se pari tek ata qe i zhgenjeu, jo tek ata qe se kane pranuar kurre dhe luften e kane thjeshte se humben pashalleqet. Ata do vazhdojne te mos e pranojne, dhe ata jane fajtore po aq sa ai tek mbjellja dhe kultivimi i frymes se mosbesimit. Duhet te heqe dore nga slloganet dhe te pranoje faktet sic jane. Nuk eshte asnjehere vone per ta bere. Gjeja kryesore eshte rikthimi i besimit, dhe prova e pare do jene zgjedhjet e ardhshme lokale. Por per kete duhet pune dhe duhet filluar qe mbas 22 korrikut. Ringritja me se pari duhet te filloje nga antari me i thjeshte dhe kjo sbehet nga ekranet e TV-ve. Opozita e ardhshme duhet te jete agresive ashtu sic eshte dhe pushteti! Horri njeh vetem gjuhen e horrit! Teorite pozitiviste nuk vlejne para parcelave te hashashit, vetevrasjeve prej varferise, apo blerjes se shpreses me ane te votes! Duhet te provoje se di ti dale zot problemeve ti perballoje dhe jo ti anashkaloje… duhet te ngjalle shpirtin e revoltes, duhet te provoje se do qeverise me mentalitet ndryshe, dhe ne rast se e ben kete ska para droge qe ti beje balle uraganit qe merr forme pikerisht nga vullneti i atyre 450 mije njerzve qe refuzuan te shiten ne keto zgjedhje!

Shkruani nje pergjigje