PD –ja humbi se nuk u bë dot e djathtë

Nga : Nebil  ÇIKA

Humbja e PD-se ne këto zgjedhje është bëre debati politik e mediatik i ditës duke lenë ne hije edhe fitoren e PS-së . Një liste ish drejtuesish dhe njerëz te tjetre te PD –se kane firmosur një peticion qe kërkojnë largimin e Bashës nga kreu i PD si përgjegjësi i vetëm i kësaj humbjeje historike. Vete Basha ka marre përsipër përgjegjësinë , ka ngrire kompetencat e tij organizative dhe PD po përgatitet për zgjedhjet e kreut te ri te saje ne 22 korrik .
Por ajo qe mungon dhe ka munguar ne fakt pas çdo humbje ne PD ka qene analiza e humbjes, qe ne se do te ishte bere do kishte riparuar apo qartësuar shume gjera, para se PD te përfundonte ne këtë derexhe. Situata  e rende ne PD nuk është produkt i këtyre zgjedhjeve as i këtij 4 vjeçari nen drejtimin de jure te Lulzim Bashës pasoje e një paqartësie e korrektese ideologjike politike e organizative e saje qe ne lindje . Ne se do te bëjmë një krahasim me vendet e ngjashme me ne te Evropës ish komuniste,  simotrat post komuniste te PD-se kanë kohe qe janë shkrire apo transformuar ne forca te mirëfillta te djathta gjë qe PD as nuk e tentoi e as nuk e beri dot . Shqipëria, PD-ja , për shkaka te natyrës specifike te komunizmit te sajë (me gjakatari) dhe politikave makiaveliste te liderit te saje historik Sali Berisha si ne çdo gjë bën përjashtimin. PD mbijetoi27 vjet ne politike madje ne pushtet si një spekulim . Sali Berisha erdhi tre here ne pushtet , me votat e te djathtës  dhe në emër të antikomunzmit  dhe i shpërdoroi ato ne menyren me te keqe te mundshme ,duke zhgënjyer ne mënyre te vazhdueshme mbështetësit e vet . Megjithatë ai arriti te marre përhere vota te djathta duke përdoruar kartën . logjiken e te keqes më te vogël krahsur me ish komunistet e PS-se  . PD e Berishës është përgjegjëse për situatën e rende politike ekonomike e shoqërore te se djathtës shqiptare , si ndëshkimi i krimeve te komunizmit , pronat , dekomunistizimi i politikes , shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Por gjithçka ka një kufi, një limit ne mënyre te veçantë spekulimi politik. E lodhur dhe e zhgënjyer me PD-ne e Berishës elektorati i saje i dha një goditje vendimtare 4 vite me pare gjë që çoi ne largimin de jure te tij nga kreu i PD-se. Me ndryshimin zyrtar te kreut te PD u ngjall shpresa qe PD mund te shpëtohej ne se lideri i saj i ri do te mund ta bënte atë te djathtë. Kjo ishte shprese jo vetëm për elektoratin por edhe për vete PD-ne dhe mbijetesën politike e elektorale te sajë. Duhet thëne se as Basha nuk ja doli dot , nuk e beri apo nuk e lanë ta bënte kjo mbetet ende për tu pare, por është fakt qe PD nuk u be dot e djathte , gjë qe për mua është edhe shkaku kryesor i humbjes drastike te saje ne këto zgjedhje .Për shkak te mos pasjes një lidhje te drejtpërdrejtë me komunizmin dhe edukimit perëndimor , Basha personalisht kishte te gjithë pritshmërinë që ta bënte hapin e duhur , një me djathtas se Berisha , por nuk e beri dot apo tentoi ta bënte me shume vonese gjë qe nuk u kuptua e as u besua nga publiku sidomos e djathta elektorale .

Personalisht kam mendimin se Basha e pati të pa mundur te vepronte i lire si kryetar PD-je te paktën deri ne 18 shkurt te këtij viti ku ai mund te pretendohet  se mori nen kontroll PD-ne. Njerëzit , te djathtët besuan tek ai dhe me mbështetjen masive i dhanë mundësinë te dilte nga tutela e Berishës , dhe ai megjithëse me vonese fatale pikërisht ketë beri apo te paktën e tentoi ta beje , si ne retorike dhe ne praktike. Republika e re u kuptua me shume si një ndarje me te kalurën , një epoke e re brenda PD-se ndërkohe që lista e kandidateve për deputete ishte përpjekja për konkretizim të sajë ne terren. Por kur gjerat bëhen shpejt e shpejt ka edhe gabime , madje fatale. Ne se Basha tentoi te bënte një ndarje me te kaluarën spekulative e problematike te PD-se ajo duhet te kishte qene e plote , parimore dhe jo selektive e pragmatike. Po themi se largimi nga lista e deputetëve e ish njerëzve të Berishës do te kishte qene me dhe me efektive si ne përfitime elektorale ashtu edhe ne zhvillime ne PD , te ishte bere ne bllok pa përjashtuar askënd. Por ne se për shume arsye te justifikuara largon Jozefina Topallin e përndjekur politike dhe le në lista Genc Pollon , Tritan Shehun , Arben Risatnin , Preç Zogaj etje pinjollë e bashkëpunëtorë te diktaturës komuniste dhe familjes se diktatorit , kjo pa dyshim krijon një keqkuptim dhe problem te madh me te strukturat politike e elektorale te djathta . Ne përfundim te zgjedhjeve këta emra te “toleruar” nga Basha rezultuan edhe si një katastrofë elektorale gjë qe e përforcon edhe më ketë mendim . Tentativa e Bashës për te bere shkëputjen nga bataku i PD-se ndeshi ne reagimin e te larguarve ne faza te ndryshme nga PD. Ata u angazhuan ne një fushate te hapur sabotimi ne strukturat e brishta e te hutuara te PD-se dhe elektorat me synimin e qarte për te rrëzuar Bashën. Ne mase pjesë e oligarkisë politike e ekonomike e PD-se qenia ne opozite nuk përben problem për ta pavarësisht se shumica e elektoratit dhe shqiptareve mezi e prisnin ndryshimin . Një problem i madh për Bashen ishin strukturat e PD-se te shkrehura ne shumicën e vendit. Sikur te mos mjaftonte kjo vete Basha nen presionin e atyre qe sot i kërkojnë kokën,  ndërhyri arbitrarisht ne rreth 35 degë ,nje pjese e mire fituese ne zgjedhjet lokale ,duke larguar kryetaret e zgjedhur me vote te lire e duke imponuar zgjedhje e zgjidhje  pa vullentin politik te bazës . Ne nje vendim te pa precedent si ky Basha e la kete proces ne duart e njerëzve te Berishës sot kundërshtarë te hapur te tij , të cilët ne shumicën e rasteve imponuan si lider lokalë  njerëz te deklaruar kundër tij ne krye te degëve gjë qe e dëmtoi edhe me shume kontrollin e tij gjithashtu të brishtë në PD.

Ai i largoi pjesën me te madhe te tyre nga lista e deputeteve por u kishte dhëne atyre me pare mundësinë e rikthimit te influencës ne baze duke u lëne ne dore strukturat ne te paktën 35 dege te cilat ata i përdorën ne aksionin e sabotimit te hapur pasi ngelen jashtë kandidimit . Me thoni sot cilët nga oligarkët milionerë te PD-se ne listën anti-Basha u angazhua ne nje menyre apo tjetrën në fushate ?! Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është surprizë siç po e amplifikojnë opinionin kundërshtarët e Bashes ne PD dhe jashtë saje por një rrjedhoje e rënies se lire te PD-se qe nuk nisi as ne këto zgjedhje e as ne këto katër vite por shume me pare . Basha është përgjegjës qe nuk e frenoi , nuk e ndaloi dot me te vetmen mënyre ne dispozicion: Ta bënte të djathte. Koha kur e tentoi ishte e pa mjaftueshme për te por e mjaftueshme dhe  e favorshme për ata qe nuk e donin dhe e kundeshtonin ketë. Sot PD ndodhet para një situate kritike , ndoshta shpresa e fundit e saje për te mbijetuar politikisht. Por kjo do te varet shume nga kjo gare brenda partisë. Shpresoj qe palët ne sidomos Basha te jete ndërgjegjësuar për rëndësinë e djathtizmit të PD-se. Ai ka mundësinë ta zhvendosë atë ideologjikisht politikisht dhe sidomos ne burime njerëzore  djathtas qe do te thotë përfundim i punës se lenë përgjysmë ne se e kishte ate seriozisht . Nuk mjafton që ai te kërkoje falje për ato qe nuk beri dot apo qe nuk deshi ti bëjë Berisha,  por ti premtoje e ti realizoje ato. Dikur ,ne kohen e çadrës , i kam thënë qe spastrimin ta niste nga plehrat sigurimse , komuniste, imorale e te korruptuara në PD . Sot kur ata po i bëjnë edhe sfide personale shpresoj ta ketë kuptuar rëndësinë e saje , jo veten për mua për ne por ne radhë te pare për veten dhe PD-ne. Ne se kjo nuk ndodh tani sido qe te shkoje puna e kreut te PD ajo mund ta shtyje deri ne zgjedhjet e radhës ku asgjësimi final do te jete i garantuar. Basha ka te vetmen mundësi jo vetëm ta rifitoje por ta mbaje gjalle PD-ne  duke e çuar tek e djathta ,ideologjikisht politikisht e sidomos duke rregulluar raportet e pa drejta te përfaqësimit midis bazës antikomuniste e te djathte  dhe përfaqësimit te ish komunist dhe kjo nuk mund te behet ne se dot qofte edhe një komunist , spiun te sigurimit e kurva te të gjitha kallëpeve i ke  neper këmbë. Por kur themi, do te thotë asnjë .

Nje koment

  1. TEODOR KARECO says:

    NGRIRJE, HEQJE APO DOREHEQJE JANE E NJEJTA GJE.
    MOS ABUZO ME TERMINOLOGJINE ZOTI BASHA – KERKO DOREHEQJEN.
    Teodor Kareco

    Ditet e fundit Partia Demokratike pesoje nje nder humbjet me te thella ne historine e saj. Gjykimi im, ndonese larg, eshte se pergjegjesia kryesore eshte e zotit Basha. Kjo jo vetem e thjeshte per drejtimin prej kapadaiu te fushates, mendimeve shume te ceketa, mungeses se alternatives, kopjimin e sloganeve te pakuptimta si “Republika e re” ne vend te “Rilindjes”. Ai hodhi poshte mundin e sakrificat e demokrateve duke u ngujuar ne cader me slogane nga me te ndryshmet. U kenaq me nje “kocke” per disa ministry e drejtori.
    Keto ishin fasada e jashteme e bashkebisedimit, e vetmja rruge e Bashes per te “mbuluar” disi paaftesine e tij shembullore para fatkeqesise qe do vinte.
    Nuk besoj qe ka njeri me mend qe te shpresoje se ne nje muaj do te zhduket kanabizimi i gjithe Shqiperise, molepsia e institucioneve legjislative e ekzekutive nga kriminalizimi e te tjera si keto. Ato jane ulur kembekryq ne Shqiperi.
    Nuk dua te hyj ne analiza. Por me ka mbetur peng nje gje: kaq i paafte je zoti Basha kur nuk bere asnjeidebat me Ramen qe “quravitej” poshte e lart se nuk mund te bente me shume ngaqe e pengonte LSI. Ne radhe te pare ai duhej ta falenderonte LSI-ne qe e solli ne pushtet per ato vite e qe e lejoje te sterpasurohej nje grusht kriminelesh me perhapjen massive te kanabisit. Ai i krijoi kushte sot qe te fitoje – nuk do mend qe qindra mije kultivuesit e droges plus parave maramendese, do t’ja garantonin fitoren. Por, bashkeqeverisja nuk pengoi Ramen qe te zbatonte programin e punesimit, te mireqenies etj. Kishte ndonje situate te sikleteshme ne baze por jo si qeveri. Mua me duket se eshte i semure dhe krejt I paafte dhe I pazoti dhe Shqiperia do te vuaje edhe per 4 vjet nen sundimin e tij medioker.
    Vete zoti Basha nuk kish asnje rruge per te mospranuar se ai ishte pergjegjesi kryesor i kesaj humbje katastrofike. E perseris “humbje katastrofike” qe ka vetem e vetem nje pergjegjes, nje shkaktar – drejtuesin e paafte e megalloman Basha.
    Por, megjithese pranoi me fjale pergjegjesine, per te rruajtur “prapanicen”, nuk nguroi te shkele statutin, te shkele pervojen e demokrateve, demokracine e brendeshme ne parti duke “ngrire” pozicionin e kryetarit dhe duke rruajtur privilegjet a atij pozicioni per te garantuar rizgjedhjen e ketij “humbesi te madh” me metoda manipuluese e diktuese.
    Per gjykimin tim ngrirja, heqja apo doreheqja jane e njejta gje.
    Jam duke punuar per nje botim per Shtetezimin e Tokes nepermjet reformes Agrare te viteve 1945-1946. Pikerisht keto dite kisha perpara process verbalin e séances se trete te Kryesise se Keshillit Antifashist te dates 29 Gusht 1945 ku shqyrtohej ligji i Reformes Agrare.
    Kur diskutohej problem i shperblimit te pronave private te pyjeve u ngrit zoti Ramadan Citaku dhe propozoi “te ngrihet paragrafi i II-te i neneit 21 qe ben fjale mbi shperblimin e pyjeve private qe shtetezohen”. Dhe Kryesia e atij Keshilli e hoqi nga projektligji ate pjese. Megjithese nje pjese e mire e anetareve ishin medioker ne keto interpretime nisur nga Enver Hoxha, kishte edhe njerez me mend si Gjergj Kokoshi, Sejfulla Maleshova dhe juristi i njohur Manol Konomi. Ata e miratuan “ngrirjen” pra heqjen e atij paragrafi nga ligja qe po diskutohej.
    Kjo eshte nje pervoje shqiptare ne vitet e para te vendosjes se diktatures komuniste. Kete pervoje pra, ngrirje, heqjen dhe doreheqjen duhet ti quajme dhe jane ne fakt te barasvlefeshme.
    I takon Kryesise se Partise Demokratike qe duke pranuar “ngrirjen” e kerkuar si doreheqje ti heqe Lulzim Bashes te gjithe te drejtat zyrtare: dmth zyren e kryetarit, drejtimin e administrates etj. Nese duhet, te garoje si i barabarte midis te barabarteve. Per mua eshte e pamoraleshme te kandidoje nje njeri qe po e con Partine Demokratike drejt gremines, nje njeri megjithse me shkolle krejt i paafte per te drejtuar ate Parti me nje histori te lavdishme per Shqiperine.
    Partia Demokratike ka forca te shumta e shume me te afta per te drejtuar ate drejt fitores ne te ardhmen. Nuk jam i shqetesuar kaq per pushtetin e saj sesa per forcimin e metejshem te dukurive demokratike ne te ardhme, per fitoren perfundimtare te demikracise. Me kanabis e kriminele nuk mund te shkohet perpara.

    Troy, Micigan, me 1 Korrik 2017

Shkruani nje pergjigje