Qeveri dhe nderkombetare te ligjshem e popull i paligjshem…

Nga : Basir  COLLAKU

Ka nje baterdi emocionale nga pozita, perkrahesit e saj te zjarrte dhe fortdjegur, shkruesit e saj te plotpaguar, delfinet e qeverise majmur nga rehatia, se qeveria eshte e ligjshme, ndaj kerkesa e opozites per nje qeveri teknike na qenka pa vend, se kjo behet pastaj precedent. Madje nderkombetaret demokracidsashes e perserisin te shqeyesuar dhe sugjerojne me emergjence nderlrerjen e bojkotit, kete togfjalesh per Shqiperine. Thjesht broçkulla. Thjesht pordhe vendase dhe nderkombetare te konsumatoreve te pushtetit si ne Shqiperi dhe jashte saj. Dakort. Qeveri e ligjshme. Askush nuk thote jo. Tani symbyllurit te mos harrojne se. Shqiperia nuk eshte aspak ne nje gjendje normale. 30 deputete e bashkiake te mazhorances vijne nga organizata kriminale, te denuar per trafiqe e vepra te renda. Te gjithe keto te zgjedhur nga kjo qeveria e ligjshme. Shqiperia e mbushur me mijera hektare droge. Raporti i DASH trondites per hashashin, heroinen, kokainen, me burim Afganistanin e grupet terroriste e kriminale me seli krimi ne Shqiperi. Kjo me lidhje me pushtetin e kesaj qeverise se ligjshme. Europol na renditi ne vend te pare si prodhues e furnizues te droges ne Europe. Kjo jo pa ndihmen e qeverise se ligjshme. Korrupsioni ne disa sektore si drejtesi, shendetesi, polici, tatime, dogana, etj, eshte shfrenues dhe kjo jo pa lejen dhe ndihmen e qeverise se ligjshme. Biznesi i huaj keecitet ne dajak dhe kjo jo pa ndihmen e qeverise se ligjshme. Bandat po lirohen nga burgjet dhe kjo jo pa ndihmen e qeverise se ligjshme. Shqiptaret afro 300 mije prej tyre jane larguar ne keto kater vite e kjo me ndihmen e qeverise se ligjshme. Koncensionet e pasurise publike i marrin familjaret e kryeqeverise se ligjshme. OSBE ka harruar raportin e saj per 200 milione dollare pasuri vjedhje te kryeministrit Rama te qeverise se ligjshme. Miliarda dollare pasuri jane plaçkitur nga kjo qeveri e ligjshme dhe jane percjelle ne parajsa fiskale. Thua nderkombetaret jane krejt naive dhe kurrefare gjeje nuk dine apo jane sajdisur nga miliona eurot bakshish te “qeverise se ligjshme” Sigurisht une bindem se ketu luan para marramendese e paligjshme me te cilen kuron ligjshmerine qeveria. E per kete faji nuk eshte i opozites. Ndoshta shpesh nderkombetaret tolerojne cenimin e demokracise per hater te stabilitetit te nje vendi. Keshtu po ndodh dhe ne Shqiperi. Nderkombetaret mbyllin nje sy e gjysem mjaft qe Rama te kontrolloje situaten qofte edhe paligjshnerisht. Ne kete shtrat kriminal ku dhe te huajt jane bashkefajtore nuk ka Nastrodamus qe sheh zgjedhje te lira. Ndaj qeveria nuk eshte me e ligjshme sepse ka nxjerre popullin te paligjshem. Nese kthim pas sipas idese se nderkombetareve eshte te ikim nga kjo lloj paligjshmerie kriminale qe ka perfshire vendin kjo qeveri e “ligjshme” atehere me mire te kthehemi pas.. Nderkombetaret te mos bien ne dashuri te medha ne vende te vogla per llogari qe rrjedhin neper banka..

Shkruani nje pergjigje