Nje poshterim tjeter per Meten!

Nga : Armand  MAHO

Emerimi i Fatmir Xhafes, nje ish hetues i komunizmit ne krye te Ministrise se Brendshme, pervec se emerim qe nuk ofron asnje zgjidhje per krizen nga ana e Rames, eshte dhe nje poshterim per Ilir Meten, aleatin e tij ne qeverisje. Megjithese e ka pranuar se pa te nuk i ka numrat as per te qeverisur as per te fituar zgjedhjet serish Rama nuk heziton ti zgerdhihet ne fytyre aleatit qe tre vjet e ca me pare e solli ne pushtet. Per ata qe se kujtojne, armiqesia e Xhafes me Meten ze fill qe nga koha e katharsisit, kur perkrahte Nanon. Perpara 14 vjetesh, ka qene tentativa e Nanos per ta emeruar ne krye te Ministrise se Brendshme Xhafen, por Meta me grupin e tij bashkoi votat me PD-ne dhe kandidatura e tij u rrezua, per t’u zevendesuar mos gaboj nga Igli Toska. Por dhe pas ikjes se ish liderit te PS-se dhe ardhjes se Rames, Xhafa do ishte strategu i luftes ligjore per te eleminuar LSI-ne. Firmes se tij i takojne ndryshimet kushtetuese te vitit 2009, kur Meta hynte ne greve, per te mos miratuar nje sistem qe rrezikonte ta eleminonte politikisht. Me tej te gjitha driblimet e tjera te luftes se Rames kunder armikut te djeshem e aleatit te sotem atij i takojne. Me e fundit ishte ajo e reformes ne drejtesi, kur Xhafaj mundohej te shmangte me sa te ishte e mundur ndikimin e LSI-se ne hartimin e saj, dhe sabotuar cdo inisiative te saj.

Debati i tij me Meten, ne korrikun e shkuar tregon dhe marredhinet e tendosura qe ata kane prej vitesh “dashuria ka ikur me kohe, ruaj qetesine” do i drejtohej Xhafa kreut te LSI-se gjate nje debati parimor ne lidhje me afatet e votimit te reformes. Karshilleku qe i ben Rama aleatit te tij nuk eshte i zakonte. Meta kembenguli fort per te hequr Sajmir Tahirin, aq fort sa pranoi te leshonte dhe nje nder ministrat me te besuar te tij ne qeveri Ylli Manjanin. Edhe Rama pranoi, por duke i sjelle nje figure edhe me te urryer se me pare ate te Fatmir Xhafajt. Tani mbetet per tu pare a do e pranoje kreu i LSI-se kete poshterim te radhes qe po i ben aleati i tij! Deri me tani, kane qene ca zera anemike qe kerkojne meten kryeminister. Edi Rama i heq nje armik politik, dhe i vendos nje armik personal, asnje lloj kauze apo interesi sdo e justifikonte kete gjendje!

Shkruani nje pergjigje