Qelitë hapen, vetingu mbyllet

Shkruan : Basir  COLLAKU

Duket se klima politike krejt e pashëndetshme, ka prodhurar pasiguri, duke shtuar dyshimet e forta në drejtësi, ku ata bëhen njëhersh garanci e munguar në pritshmërinë për zgjedhjet e 18 qershorit. Protesta e opozitës në javën e tretë të saj, merr fakte , besueshmëri akuzash, nga ngjarje të cilat janë jashtë saj, por nën kontrollin e qeverisë. Mazhoranca e kapërceu oreksin duke kthyer kurrizin gjendjes aktuale dhe stomakun urisë së saj, duke u përpjekur të shmangë opozitën në plotësimin e komisioneve që Kushtetuta dhe konsensusi i 22 korrikut 2016, e ka tashmë të sanksionuar me 140 vota deputetësh. Ligji i dekriminalizmit dhe bashkë me të vetting, janë bërë një komdi, së cilës vështirë ti gjesh fillimin e fundin, të cilat janë një lëmsh pa fije. Partia Demokratike bashkë me aleatët, në protestë prej tre javësh, kanë ofruar ultimatumin e tyre, si mundësi për të ridimensionuar kushtet anormale të tanishme, me kushte normale të nesërme, për bërjen e zgjedhjeve të lira.Nëse nuk ndodh atëherë fati i zgjedhjeve është vetëm i keq. Lulzim Basha ka publikuar 15 emra deputetësh dhe kryebashkiakësh, disa të larguar nga Kuvendi e detyra e pushtetarit lokal, të tjerët në proces. Ata janë ende pjesë organike e liderhsipit të Partisë Socialiste, janë forca fizike, paraja e dyshimtë, por edhe potencialisht mbështetës dhe ekipi i inkriminuar në pritje të datës zgjedhore. Presioni ndaj gjyqsorit është rritur jo vetëm teorikisht. Rama me një leksik gjuhëashpër, nuk ka ngurruar të trysnojë prokurorë e gjykatës, duke përfituar jo pak vendimmarrje të cilat i vijnë pas shijes. Ka një situatë kaotike, ku të gjithë mundohen ti shmangen përgjegjësisë e marrin meritat, ku ndërkombëtarët luhaten nga njëra deklaratë në tjetrën, ku partitë vetëm dakort nuk bien, e qytetarët janë të vetmit në kurthin e madh. Para disa javësh u lirua nga qelia një nga emrat e vjetër të botës së krimit në Durrës, Lulzim Berisha, e në këtë histroi plot surpriza përfshirja sa episodike, po aq proceduriale e kryebashkiakut Vangjush Dako, në rehabilitimin social të të sapoliruarit, e ngjyrosi vendimin edhe politikisht. Prokuroria reagoi duke ndëshkuar shkelësit e vegjël, por duhet kohë, prova, vullnet, të nxjerrësh nga kjo histori, aktorët e tjerë përgjegjës e të fajshëm, në këtë dorë të dhënë bujarisht të dënuarit dikur të përjetshëm, për vrasje e krime të rënda. Me sa dukej ndërsa loja nxehej politkisht me vettingun, ftohej me burgjet, hapjen e qelive për emra të mëdhenj të krimit ndër vite. Tashmë rradhën e kishte zënë “Hakmarrja për Drejtësi” Një organizatë me shumë të pandehur, të dënuar me burgime të përjetshme, dhe disa vite burg, për vrasje e akte terroriste, gjendet një mëngjes krejt e pafajshme. Ashtu si për ngjarjen e të liruarit Berisha, njëlloj për “Hakmarrjen” të gjithë u bënë të lirë, ndërsa viktimat të gjithë të vdekur. Vendimi i formës së prerë, pëshpëritjet kontrolluese për procedurën si u mbërrit deri në këtë vendim, ishin thjesht një shkrepëse ditore. Tani duhen gjetur fajtorë të rinj, meqë të vrarët, nuk janë vetëvrarë me nga katër, pesë apo më shumë plumba. Poltika zhurmoi kundër dhe pro, ndërsa drejtësia u shfajësua në kuadër të reformës, familjarët e viktimave nuk dinë se ku të mbahen, thjesht janë ende të ekspozuar ndaj rrezikut të krimit, fajtorëve të djeshëm, të pafajshmëve të sotëm. Ata janë të dënuar të heshtin, sepse zërin e tyre e ka shkërmoqur drejtësia, së cilës ata thjesht janë përpjekur ti besojnë, ndonëse gjendja e saj ka qenë shpesh ku thërret qameti. Haberet sigurisht nuk kanë të sosur. Aldo Bare, një tjetër drejtues i një organizate kriminale, dënuar me burgim të përjetshëm, bëhet përfituesi i rradhës i drejtësisë, në pak javë. Sërish kleçka është gjendur diku ndër procedura. Ajo që të habit dhe të lë pa tekst, ka të bëjë me mençurimin e trupës së drejtësisë në këto tre vite, duke sjellë vendime që rrëzojnë vetveten, pa pasur fakte të reja hetimore që të çojnë në këtë përshpejtim lirie. Tashmë lista e krerëve të botës së krimit në pritje për të lënë qelitë konkuron listën e vettingut, që premton të japë drejtësi. Qelitë happen, vetting mbyllet. Se ku do të takohen nuk është fort e qartë, mbase në paraburgim, në atë sallë ndërtuar nga politika, vizitorja e munguar.

Nje koment

  1. armand rrudha says:

    Qelite,jane hapur dhe jane mbyllur,sipas interesave te kastes kriminale,pjelle e PPSH=PS+PD+LSI+XY.Ata,klanet kriminale qe bene diktaturen,kur pane çu ndodhi ne Rumani,e “reformuan”sistemine tyre kriminal,nga nje sistem komunist,ne nje sistem edhe me kriminal, komunisto-mafioz.Ashtu si ne kohen e E.Hoxhes,i cili krimet qe i urdheronte vete,here pas here ja u faturonte,mashave te tij,duke i cilesuar,tradhetare te Partise.Jo pak prokuror e gjyqtare,ndeshkoi diktatori,per hesap te tij. Edhe kelyshet e sotem te diktatorit,ndrushojne here pas here,mashat e tyre kriminale,qe te vazhdojne me te njejtat menyra kriminale.Konsensusi i 22 Korrikut,eshte nje konsensus kriminal. Mjafton vetem fakti,qe eshte rikthyer imuniteti i gjyqtareve,tregon qarte,se çfare konsensusi ka qene.Disa vjete me pare,u quajt fitore e madhe ,heqja e imunitetit.Rivenja,qe askush,nuk e ka permendur,tregon qarte,se eshte vetem llafe ne ere. Sajesat e bandave PS apo PD,para syve te shqiptareve,kerkojne te zgjatin pafundesisht,agonine e ketij vendi,deri ne shkaterrimin perfundimtare. Pa rrezuar nga pushteti,klanet kriminale komunisto-mafioze,eshte idiotesi,te mendosh seriozisht,qe mund te behet drejtesi. Drejtesia,do te filloje,vetem atehere,kur do te pergjigjen per krimet e tyre,te gjithe kriminelet komuniste,qofshin ata,me poste politike,apo prokuror e gjyqtare.

Shkruani nje pergjigje