Dy buxhetet e Shqiperise

Nga : Klodian  TOMORRI

Shqiperia ka dy buxhete. Nje buxhet shteti 3 miliarde euro, qe e administron qeveria dhe nje buxhet tjeter droge 2 miliarde euro, qe e administrojne trafikantet.

Te ardhurat nga droga qenkan sa 20 per qind e ekonomise kombetare. Afganistani e ka patur kete shifer ne vitet me te erreta te tij rreth 30 per qind. Jemi afer. Fitimet e droges ne ekonomine shqiptare qenkan me te larta se fitimet e ligjshme te te gjitha bizneseve. Buxheti i shtetit mblodhi 220 milione euro tatim mbi fitimin vitin e kaluar. Kjo do te thote se ne total fitimi legjitim i biznesit ka qene 1.5 miliarde euro, kurse ai i droges paska qene 2 miliarde.

Ne fund. Programi 1 miliarde euro permes te cilit qeveria kerkon te stimuloje ekonomine u dukerka qesharak para biznesit te droges. As sa gjysma e tij. A eshte ekonomia e zeze 2 miliarde euro ne Shqiperi? Une nuk di ta them. Por di te them qe ne te gjithe Europen, tregu i kanabisit qarkullon 9 miliarde euro. Shqiperia paska 22% te biznesit.
Dhe ta mendosh qe e gjitha kjo vetem me 0.2 per qindeshin. Se 99.8 per qind te tjera i shkaterroi Saja .

Shkruani nje pergjigje