Zemerim i mire, zemerim i keq dhe paganizmi i shkaqeve

Nga : Vehap  KOLA

Opozita do te dale ne shesh te protestoje diten e shtune me 18 shkurt dhe sigurisht qe eshte e vonuar ne kete pune. Zemerimi i mbledhur nga padrejtesite e medha qe ka shkaktuar Rama me menyren banditeske te drejtimit te vendit eshte lene te shkoje dem. S’dua te them se zemerimi duhet te jete baze veprimi per Opoziten, sepse nje partie politike konservatore nuk do t’i shkonte te vepronte nen ndikimin e zemerimit. Sentimenti eshte frymezues i revolucioneve dhe cdo levizjeje tjeter te te majtes. Ne konservatoret e ngreme politiken mbi parimin e prudences dhe arsyes. Shumekush mund te kontestoje konservatorizmin e PD-se me plot te drejte, por asnje konservator nuk ka arsye te heqe dore nga ushtrimi i presionit konservator per ta sjelle PD-ne ne binare. Por zemerimi nuk eshte nje tregues i te keqes brenda nesh: ai eshte sinjal se gjerat nuk po shkojne mire dhe si i tille duhet te sherbeje: sinjal per arsyen. Ne nje parti politike ai duhet te ishte ushqyes i vendosmerise. Prandaj diten e shtune PD duhet t’u kerkoje qytetareve te mos e zbrazin zemerimin as me thirrma, as me akte dhune jo per korrektese politike, por per efektivitet. Zbrazja e zemerimit zbraz edhe sheshin brenda dites. Zemerimi, kesaj here, duhet shnderruar ne zemerim te mire, qe mban gjalle rezistencen me objektivin e vetem: rrezimin e qeverise se Edi Rames. Nese Opozita nuk qendron ne shesh derisa Edi Rama te jape doreheqjen, ajo i ka sherbyer fort mire Edi Rames duke zbrazur ne menyre te parakohshme zemerimin dhe duke sjelle pas tij nje deshire te thelle per gjume. Edi Rama ka nevoje per kete dremitje sot me shume se kurre. Rezistenca ne shesh nuk duhet bere me bindjen se shte protesta ajo qe e rrezon Edi Ramen, por per te deshmuar vuajtjen dhe zullumin qe u ka shkaktuar shqiptareve ne keto vite ky bandit. Zemerimi duhet perdorur pra me nje ekonomi morale per hir te gjithe njerezve qe e kane paguar me jeten e tyre, te femijeve dhe familjareve te tyre qeverisjen banditeske te Edi Rames. Zemerimi duhet shnderruar ne nje gjeografi te moralitetit per hir te gjithe shqiptareve te cileve Edi Rama u shkaterroi pronat, u mbylli dyqanet dhe u perdhosi dinjitetin. Zemerimi kesaj here duhet te jete i mire dhe te sjelle nje clirim perfundimtar nga tolerimi servil i padrejtesise qe pushteti i beri fqinjit tim, apo atij qytetarit te panjohur qe ia degjova emrin ne televizor kur vari veten se s’kishte para te paguante dritat.

Shkruani nje pergjigje