Reagim pavetor, per shkak te mentalitetit dhe jo te individit

Shkruan : Zamir  GJURGJI

Fejsbuku nuk te arsimon? Nje gjenial progresist zbuloi Ameriken! Sigurisht qe jo, por arsimi nuk perftohet pa pedagogji, kjo e fundit nuk perçohet pa edukate qytetare, e cila nuk mund te reflektohet me gjenin e inferioritetit te provincialit( jo si vendlindje, por te atij qe fshihet pas gemushe, qe gjuan me gur pas gardhit, qe te ze pusi ne pyll(imboscata), qe vlereson me shume pulen e komshise se te veten dhe qe ne kafen e fshatit thurrte endrra pa fund si te pinte nje kafe te Flora, pavaresisht mjetit qe perdorej, qofte edhe duke spiunuar komshiun qe s’kishte realizuar normen me shate a lopate). Facebook-u (s’)te ben te afte a te ndershem? Aspak, te nxjerr ne pah ashtu siç je. S’te ben as me te afte, as me te ndershem dhe as me hipokrit sesa tek hapesirat e tjera mediatike. A mund te shitblehet nje fejsbukist, nje gazetar apo analist portali ashtu si edhe nje gazetar apo analist i medias se shkruar a vizive? Sigurisht qe po. Kjo varet nga karakteri i fejsbukistit, gazetarit apo analistit te medias se shkruar apo vizive. Po ku ndryshon fejsbuku, apo edhe portalet ne nje fare menyre, nga mediat ne fjale? Deri me tani se paku, qe Marku ecen ende me kembet e veta dhe s’ka interesa per leje ndertimi. Ne fejsbuk hapesira eshte vetjake dhe e pakufizuar. Mund t’i pergjigjesh pyetjes fillestare “What’s in your mind”( not in your pocket). S’ke moderator te te nderprese, as pronar te te mbikeqyre, as buçe e as llapaqen qe te luaje rolin e trolls-it. Mund te shkruash a raportosh çfare mendon apo çfare shikon e degjon. Dhe te rrezikosh seriozisht vendin e punes potenciale apo reale. Ndersa ne mediat e shkruara a vizive s’mund te shkruash, thuash e mendosh siç ta ndjen a mendon, pa u ndeshkuar heret a vone. Hapesira eshte e kufizuar nga interesat e pronarit, qe eshte i kufizuar nga interesat e qeveritarit, qe eshte i kufizuar nga interesat e ambasadorit, qe eshte i kufizuar…Nje censure ne varg qe te shkakton edhe autocensure pa skaj. Cilido gazetar apo qe perballet me kufizat ne fjale, pa u tjetersuar, eshte pa dyshim nje hero. Cilido fejsbukist qe reagon pa u tjetersuar, eshte sigurisht njeri me karakter. Me provokatoret, perballen njelloj te gjitha palet.

Shkruani nje pergjigje