LIRIA E SHTYPIT DHE “ÇIFTELIA” ME NJË TEL E LUL BASHËS

Nga : Nebil  ÇIKA

Për të disatën herë  kreu i PD Lulzim Basha bëhet iniciator i “furtunave  në gotë uji “  me te ashtuquajturën  “liri e  shtypit “ në  Shqipëri. Nuk them që liria e shtypit  ekziston  por mungesa e sajë  nuk është një risi e për me tepër nuk  shfaqet  domosdoshmërish kur drejtues te medieve apo gazetare pushohen nga puna  , nuk është e një anshme  pra vetëm nga kampi kundërshtar , aktualisht qeveria  por një fenomen kombëtar dhe  politika , përfshi edhe opozitën , është përgjegjësja kryesore për të mos thënë e vetmja për këtë.

Reagimi ne fb i z. Basha ktheu në “lajm të parë” largimin nga puna te dy drejtues  mediesh gje qe sigurisht nuk ndodh as për here te pare e as te fundit ne këtë vend . Politizimi i skajshëm i këtyre pushimeve ne vend qe “të vinte vetulla nxori sytë” pasi  pë komunitetin e gazetareve dhe ata që e njohin gjendjen e shtypit shqiptar kjo po i kthehet Bashës dhe opozitës ne një bumerang . Sigurisht qe  nuk jam dakord qe koleget e mi te pushohen nga puna pa  asnjë kriter e motiv profesional  por po aq  nuk jam dakord që  kjo çështje te fryhen e  keqpërdoret politikisht  e për me tepër të trajtohet ne mënyre te një anshme  nga  nivele kaq te larat politike siç është kandidati për kryeministër Basha.

Historia  nuk është  tamam siç e trajton Basha. Personat qe ai merr ne mbrojtje   kan qene drejtues mediesh , jo gazetare te thjeshte dhe mediet e tyre  si shumica ne kete vend  edhe kur drejtoheshin nga ata  nuk kane qene të lira  e te pavarura . Para me pak fjale edhe ata janë përgjegjës për pjesën e tyre te mungesës se lirisë se shtypit dhe pavarësisë në mediet qe kane drejtuar e për me tepër nuk kane qene aq opozitare me qeverinë qe ta justifikonin  reagimin e forte te kreut te opozitës. Kanë qene ata qe par se ti pushonin pronaret kane pushuar gazetare te tjerë te varur prej tyre ne te njëjtën mënyre e ndoshta edhe me keq  apo nuk kane reaguar kur ata  pushoheshin apo dhunoheshin ne punën e tyre me pa te drejte shume here edhe për arsye politike.  Nuk e kam dëgjuar Bashën  apo PD-në te reagoje kur për shembull  nga ABC- News i drejtuar nga Shkullaku  u pushua  nga puna  Adi Darsi , një nga gazetaret ekonomik me te mire te vendit e për me tepër një mbështes i hapur opozitës  . E pushoi Shkullaku , sigurisht .   Por për shembull   nuk pashe ndonjë reagim kur ne kullmin e terrorit te qeverisë ndaj medies dhe qytetareve dy vjet me parë Mapo e drejtuar nga Lela  shpallte kryeministrin Rama: Njeriu i vitit.  Por  nuk mbaron këtu  liria  e medieve nuk dhunohet  vetëm kur rregullat  shkelen nga  mediet afër qeverise por edhe nga ato afër opozitës gje  qe kur ka ndodhur ka rene në veshin e shurdhët të te sajë.  Kohe me parë  nga 55 u pushua   Agim Popoci  një prej  gazetareve me profesionist te vendit ,me i miri i saj gazete ne atë kohe , pa asnjë arsye profesionale  verem për shkakun se nuk i vinte për shtat botuesit te saje  afër Bashës, nuk pashë e nuk dëgjova dike te reagonte për te për me tepër qe me bindje e politike editoriale ishte me PD-në .

Por  siç thash ne fillim liri e shtypit nuk vrehet vetëm tek pushimet nga puna te gazetareve po drejtueseve te medive, Ajo është me e theksuar tek presioni politik  i drejtpërdrejtë  apo i kamufluar i  politikes . Vete PD apo  drejtues te saje janë përfshirë  direkt në presion mbi shtypin .  Po ju sjell si shembull   përvojën time  personale .  Eshtë i njohur publikisht fakti qe un jam kërcënuar me vdekje publikisht ne oborrin e PD nga nr dy i saje  sekretari i përgjithshëm Ristani . Basha  nuk mbajti asnjë qëndrim politik publik apo privat  megjithëse u vu ne dijeni zyrtarisht  dhe  publikisht për  dhunën verbale ndaj lirisë se shtypit prej politikanit me te rëndësishëm pas tij te partisë se  tij . Ka me kat te pastër te dhunimit te lirisë se  medies e fjalës se ky . Një rasat tjetër flagrant  i  dhunimit për arsye politike te medies është një deklaratë e PD par rreth një viti e gjysme , botuar ne gazetën RD  kundër gazetës Standard qe drejtohej nga unë se “ishte blere nga krimi i organizuar”. Ky reagimi i kërcënues i rreme i PD-se ndaj “Standard” kishte te bënte  me nje lajm te botuar ne te qe nuk i kishte pëlqyer dikujt ne PD.  Akuza pa sanje te vërtete nga opozita politike  ndaj një medie te pavarur është akt shume me i rende  ndaj lirisë se shtypit se sa  shkarkimi i një drejtuesi nga pronari . Por nuk mbaron këtu. Pak muaj me vone  pronari i Standard  i akuzuar nga PD si i “blere nga krimi i organizuar”  u caktua nga Basha si i dërguar i tij për organizimin e degës se PD-se ne Himarë. Ne se “krimi  i organizuar ka blere gazetën “ sigurisht  qe ai ka blerë apo paguar pronarin e saje, apo jo ?!

Këto qe thamë me larte janë gjera te ditura publikisht dhe nuk janë te vetmet. Sigurisht qe i di edhe Basha dhe ata që e këshillojnë atë gjë qe e ka bere te dyshimte reagimin   sporadik  shpesh here  te pa motivuar nga primet politike e ato demokratike te lideshipit te PD ne këtë aspekt .  Nuk  e di fare synon z. Basha me këto reagime politike por jam i sigurt qe ato me shume  i prishin pune  se sa i sjellin përfitime politike e elektorale.  Janë me dhjetëra gazetare mbështetës  te opozitës  apo te pavarur qe  ndjehen te fyer e te  injoruar nga këto reagime aspak te drejte e qartësisht spekulative qe vijnë nga opozita . Nuk e di me saktësi se nga kush orientohet e  motivohet z. Basha   ne këto reagime te tij  por  di qe ka kohe që përsërit  qëndrime te tilla .

Ne se do te përdorja zhargonin e jugut  do te thosha  që Basha po “ i bie fyellit ne një vrimë”  por ai është me origjine nga veriu dhe me sa duket “çiftelia” si vegla me popullore e veriut i njit e shkon me shume . Por  edhe  ajo ka dy tela , Me njërin lëshon tinguj  por nuk arine te krijoje dot melodinë  aq shume te domosdoshme  për tu bëre  e  dëgjueshme për veshët e atyre që u drejtohej  dhe e pëlqyeshme për ata që duhet ta vlerësojnë politikisht , moralisht dhe elektoralisht melodinë që po përpiqesh te luash. Publiku  i interesuar për  “lirinë e shtypit”  sidomos ai që e kuptojnë e ndeje  dhe e heq mbi shpine mungesën  e saje  është tejet i kualifikuar  dhe nuk ta pranon dot “çiftelinë” e vjetër e sidomos vetëm një tel të saje. Ne kushtet e Bashës qe synon të fitojë zgjedhjet e te behet  kryeministër ai duhet ta kuptoje qe “çiftelia” nuk eshte e vetmja vegel efikase ne dispozicion te tij dhe PD-së , nderkohe qe melodia e përsëritur vetëm me tingujt e notat e sajë nuk mjafton , përkundrazi po i kthehet ne bumerang politik e elektoral,  jo vetëm ne raport me mediet dhe gazetarët .Këta te fundit  janë gjithnjë midis politikes dhe opinionit publik një gje qe nuk mund te injorohet  veçanërisht për çështje apo sepekulime qe kane të bëjnë drejtpërdrejtë me ta .

Shkruani nje pergjigje