SHQIPTARËT I “GREQIZON” TIRANA , JO ATHINA !

janullatos-ramaNga : Nebil  ÇIKA

Kryeministri Edi Rama beri pa pritur “nacionalistin “  ne një debat për Himarën me kreun e partisë se minoritit grek Vangjel Dule   ne seancën e fundit parlamentare ne Kuvendin e Shqipërisë .  Përtej spekulimit  “nacionalist” kryeministri  tha disa gjysmë të  vërteta që gjithsesi hapin një diskutim mbi “greqizmin” artificial  te një pjese te himarjoteve dhe  te shqiptareve te tjerë . Sipas Ramës , Greqia shfrytëzoi varfërinë e shqiptarëve ne vitin 1990 për tu nderruar emrat,  fene dhe kombësinë, një e vërtete e njohur dhe e pranuar botërisht . Por Rama , jo pa djallëzi, deklaron shkakun e greqizmit : varfërinë e shqiptareve ne 1990  dhe jo shkaktarin e sajë : diktaturën komuniste dhe Enver Hoxhën . Sigurisht qe  Athina zyrtare  e ka shfrytëzuar ketë varfëri në  interes te sajë  por nuk është ajo përgjegjësja e madhe e greqizmit por Tirana. Rama gënjen kur thotë që greqizmi ka filluar në vitin 1990 ai në fakt ka filluar që më parë në vitin 1944 kur komunistët morën pushtetin . Dihet qe komunistet janë internacionalistë dhe diktaturat e tyre përdorin minoritetet për te sunduar me dhunë  kombet e popujt e tyre . Kështu ndodhi edhe në  diktaturën shqiptare . Ne fazën e parë dhe ne vazhdimësi gjate gjithë ekzistencës së sajë diktatura shpalli armikun më të madh të saje nacionalizimin. Nacionalistët u vranë,  burgosen ,internuan  e u persekutuan  me të gjitha mjetet e mënyrat . Nacionalisti shqiptar ne standardet e diktaturës  ishte me keq se të ishe grek  e serb  e çdo antishqiptar tjetër . Kjo ndodhi ne te gjithë vendin dhe veçanërisht ne Himarë . Para 1944 Himara ishte e ndarë ne “pendëkuq”  (nacionalistët shqiptarë)  dhe  pendëbardhë( filogrekët) . Si te gjithë nacionalistet shqiptar edhe “pendëkuqet”  qe sihin ne fakt edhe elit shoqerore e politike e Himarës morën krahun nacionalistë gjatë luftës ndërsa “pendëbardhët”  krahun komunist . Kjo beri qe pas luftës pushtetin ne  Himarë si ne të gjithë ta merrnin filogrekët “pendëbardhe” te cilëve për here te pare ne histori ju dha mundësia te persekutonin nga pozita e shtetit shqiptar , madje te eliminonin familjet  nacionaliste “pendëkuqe”.  Për 50 vjet me radhe te stimuluar nga Tirana zyrtare ndaj familjeve  nacionaliste  ne Himarë u zbatua një politike gjenocidi e pa shoq. Rama si nip Himarë e di mire këtë por nguron ta thotë për shkak te konfliktit te interesit  historik ,ideologjik e gjenetik, pasi te afërmit e tij  nga Himara ishin pjese e  kupolës se diktaturës qe aplikonte ketë politikë ne Himarë dhe gjithë Shqipërinë . Rama citoi shkrimtarin Petro Marko për autoktoninë shqiptare  të Himarës,  por nuk tha qe edhe pse ishte komunist por atdhetar (pendëkuq ) , ai dhe i biri u burgosen dhe  u torturuan  si te gjithë nacionalistët  e tjerë nga diktatuar komuniste , pikërisht se tjoshte qe Himara është shqiptare . Për ta kuptuar me mirë se çfarë ndodhte ne atë kohe po ju sjell një përvojë familjare .Babai im u arrestua në vitin 1949 nen  akuzate rënda  politike . Hetuesi i tij i sigurimit ishte V. Nika, minoritar  grek . Im atë ne atë kohe mësues ne zonën e Konispolit  kishte ndihmuar me dhjetëra miq te tij antikomunistë te arratiseshin në Greqi , por as nuk e mendonte të kalonte edhe vet kufirin gje qe e kishte shume te lehtë . I edukuar me frymën nacionaliste te familjes ai shihte tek Greqia e atëhershme armikun historik .  Para se ta arrestonin sigurimi i kishte dërguar disa provokatore qe e ftonin te shkonte me ta ne Greqi por ai pa e dituar qe ishin te sigurimit përgjigjej  sinqerisht se  as nuk e mendonte  një gjë te tillë e kjo sigurisht qe raportohej te sigurimi. Duke pasur këtë informacion  hetuesi grek  i sigurimit  insistonte në pyetjen : Pse nuk do te shkosh ne Greqi ? Sigurisht qe përgjigja e tij ishte se  nuk mund te shkonte tek armiku historik dhe kjo i kushtoi dënimin me te rëndë, 13 vjet burg, nga gjithë  grupi i arrestuar edhe pse  ishte  me i vogli prej tyre ne moshe , pa llogaritur këtu torturat çnjerëzore në hetuesi . Kjo praktikë e zbatuar pothuaj me gjithë nacionalistët përfshi edhe ata himarjotë.  I vranë , burgosën  u morën pronat dhe shume prej tyre u i larguan me internime ose larguan vete nga Himara për t’iu shmangur sa të ishte mundur persekutimit të “pendëbardhëve” në pushtet . Me pak fjalë te ishe filo-grek ne komunizëm ishe ne mos i privilegjuar shume me mire se një nacionalist apo antigrek .

Po kështu me çështjen Çame. Sjella e qeverise komuniste me çamët ishte barbare e ngjashme me atë te gjenocidit grek te vitit 1944- 1945 .Çamët që erdhën ne Shqipëri  nga masakrat greke u lanë ne mëshirë te fatit nga qeveri komuniste shqiptare .  Mijëra fëmijë gra e pleq qe i shpëtuan masakrave greke  u lanë te vdisnin  nga uria dhe sëmundjet  ne Kollgjer e ne vende te tjera ndërkohe që aspektin  politike ju hoq me dhune nënshtetësia greke, mundësia e veteme  juridike për tu kthyer ne shtëpitë e pronat e tyre,  sipas te drejtës ndërkombëtare , mbas mbarimit te luftës civile greke . Për 50 vjet  komuniste shqiptar nuk e  përmendën  kurrë çështjen çame ndërkohë qe pothuaj zyrtarisht çamet  u  konsideruan si qytetar te dorës se dyte as qe një pjesë e tyre as nuk guxonte te thoshte se ishin çam. Te krahasuar me grekët dukeshin çamët sikur ishin minoritet jo ata. Pas vrasjes se Teme Sejkos administrata shtetërore u pastrua nga çamët ndërkohe që minoriteti grek zinte një pjese te konsiderueshme te saje  edhe pse ishte  me pak se 2 % e popullsisë .  Ne fund te diktaturës ministri i mbrojtjes dhe nënkryetari i parlamentit shqiptar dhe shume zyratrë te lartë te shtetit ishin minoritar grekë, çam maksimumi  një apo dy drejtor ndërmarrjeje lokale . Diferencime  te mëdha  u benë edhe ne politikat arsimore. Ne 50 vjet numëroheshin me gishta çamet qe ju dha e drejta e arsimit te larte  ndërkohe qe minoriteti grek kishte përqindjen me te larte te të drejtave te studimit për fryme te popullsisë ne shkalle vendi . Ne këtë mënyre diktatura komuniste beri qe shqiptarët te ndjeheshin keq ne shtetin e tyre pasi shihnin se të ofrohej një jetë më e mirë po të ishe jo shqiptar , veçanërisht  grek. Sigurisht që  kishte edhe shume minoritare grekë që u persekutuan egërsisht  por një pjese e mire ishte e lidhur fort me komunizmin dhe diktaturën dhe  te privilegjuar të sajë.

Rënia e diktaturës  i gjeti shumicën e shqiptarëve në dite te hallit.  Ne varfëri ekstreme , ap prona , pa besim tek Zoti pa dashuri ndaj atdheut pasi shteti i tyre komunist ua kishte marre e shuar te gjitha këto. Ju drejtuan kufirit dhe  shumica për lehtësi gjeografike përfundoi ne Greqi . Atje panë e shteti grek nuk ishte  si ai shqiptar. Ishte nje shtet nacionalist dhe teokratik  ku Greqia, grekët dhe Ortodhoksia ishin mbi gjithçka . Te ishe grek dhe ortodoks perfitoje shume te mira , viza, dokumente , pune , asistenca e pensione financiare , nuk përndiqeshe nga policia etje si këto dhe nga halli filluan te mashtronin e te regjistroheshin si grekë . Kjo ishte një politike e veçante e shtetit greke  e aplikuar vetëm ndaj  shqiptareve pasi te tjerë myslimanve  te ardhur ne qe nga Avganistani, Palestina , Turqia  deri nga  Indonezia  nuk  e kishin  te nevojshme te ndërronin emrat e kombësinë  pasi  trajtoheshin mire edhe ashtu siç ishin nga shteti grek . Pra përsëri, po të ishe grek ishe me mire edhe ne Greqi. Te bëheshe grek vazhdonte te ishe me mire edhe ne Shqipërinë e pas 1990 . Po te ishe grek merrje tokë e prona  edhe pse nuk kishe pasur kurrë. Pronave shqiptar sidomos  ne Jug te vendit  ua morën pronat e ua  dhanë grekeve . Këtë nuk e beri  Athina por Tirana . Te ishte pensionist e të bëheshe  grek ne Shqipëri  përfitoje e  përfiton tre qind euro pension pa punuar asnjë dite ne Greqi , ndërkohë qe  shteti komunist te shqiptar jepte 4 euro pension dhe ai demokratik pas 25 vjetësh 100 euro edhe pse te ka rene bretku ne pune gjithë jetën . Të bëhesh grek do te thotë te kesh një pune te paguar mire ne Greqi apo vende te BE ndërkohe qe ne Shqipëri nuk te ofrohet mundësi për pune . Pra te jesh grek te plotësohen dhjetëra gjera qe shteti e politika shqiptare nuk i plotësojnë  e nuk duan te ti plotësojnë . Dhe për përgjegjëse është Tirana e jo Athina . Ne se shqiptarët përfshi edhe Himarën do ti zgjidhnin problemet e tyre duke qenë shqiptar ,sigurisht qe nuk do te kishin arsye të bëheshin  grek . Por kur ti  je shqiptar ne  Shqipëri dhe nuk e merr dot pronën tënde se shti shqiptar ua jep grekeve , fare duhet të bësh.  Ne se je shqiptar dhe te marrin pronën, te prishin shtëpinë , te lenë pa drita e ujë,  nuk ke kujt ti ankohesh se këtë ta bën shteti yt . Por  po te deklarohesh grek si ata në Himarë e te mos te të japin pronat apo te ti shkatërrojnë  ato qofte edhe pa leje behet nami . Çohet  ne këmbë Greqia,  NATO ,  BE-ja e OKB-ja se te mbron shteti grek . Sot qeveria ka prish me mijëra ndërtime ne te gjithë vendin , keni  dëgjuar te behet diku tjetër te behet zhurme e debat sa për këto ne Himarë? Pse ? Se ata janë deklaruar grek dhe për ta interesohet Greqia . Ne se shqiptaret ne Himarë e kudo tjetër do të ndjeheshin mirë, do ti zgjidhnin me lehte hallet dhe problemet duke qene shqiptar ashtu siç i ka bere Zoti, sigurisht qe  nuk do kishin nevoje te tjetërsonin identitetin kombëtar . Po shteti shqiptar  nuk ka ofron mbrojtje e përkrahje si shqiptar përkundrazi , te shkela te drejtat te vjedh e te grabit, nuk te ofron siguri etje . Po  je grek  te respekton me shume jo se te do por se ka interesa pushteti e  ka frike nga Greqia .

Shikoni politikat ekonomike te qeverive shqiptare jo vetëm PS-se por edhe PD-së te gjitha  ne zonat “greke” te Himarës . 14 km ne jug te Himarës është Borshi ,pjesa jo “greke” e Bashkisë se Himarës, një fshat  i njohur për qëndresë  patriotike . i  djegur dy here nga greket pa asnjë influence apo ndikim grek, me parametra ekonomike , gjeografike e klimaterike zhvillimi me të mira se Himara . Shikoni , s’ka asnjë investim  nga shteti shqiptar e njëjta gjë mund të thuhet  edhe për fshatrat e tjerë të pa deklaruar grekë te kësaj bashkie , Te gjitha  investimet e qeverie janë përqendruar ne Himarën “greke”  . Borshi  shqiptar e nacionalist i braktisur e injoruara nga te gjitha qeveritë shqiptare te PS e PD  është shembulli , apo siç thotë Rama , “kurbani”  se  çfarë të gjen , çfarë do të pësosh nga shteti e qeveritë shqiptare po ruajte identitetin kombëtar rri shqiptar siç te ka bëre Zoti,  po nuk u deklarove grek !  Për ketë nuk është fajtore Athina ! Përkundrazi , po u deklarove grek Athina te del Zot, Tirana nuk  mund te akuzoje  Athinën pse për faj te sajë shqiptaret nuk ndjehen mire si shqiptare . Nuk ka tradhti me te madhe se te shtypësh e te mbash te varfër popullin tënd , dhe këtë ne shqiptarëve na e bën qeveria jone , jo ajo greke. Nuk  u kuptoj pse sulmohet Vangjel Dule qe  pretendon se ka minoritet grek ne Himarë e qe kërkon te drejta etnike për të. Vangjeli është vete një grek etnik i konvertuar apo i vërtetë gjenetikisht pak rëndësi ka , po flasim për Dulen si qenie politike. Si grek ai ka te gjithë te drejtën dhe detyrimin te mbroje interesat e Greqisë edhe ato shoviniste  e aneksioniste ndaj Shqipërisë . Problemi është se faktor Dulen e bën politik shqiptare kur  e bën nënkryetar parlamenti  apo i jem ministra e zyratre te tjere të larte një partie me një deputet dhe me orientim te hapur antishqiptar  . Dule dhe partia e tij  pa asnjë rëndësi elektorale, marrin poste te larta shtetërore e politike  vetëm se janë greke dhe ketë  nuk e bën Athina por Tirana , për interesa te pushtetit dge te tjera po sigurisht jo shqiptare  . Edhe shqiptaret ne Luginën e Preshevës kane një deputet ne parlamentin serb por serbët nuk e qasin as te dera e pushtetit , jo me ta bëjnë ministër apo nënkryetar parlamenti. Edhe un po te jem nënkryetar i parlamentit grek nuk  do punoja për interesat e Greqisë por te Shqipërisë . Dulja e ka ne terezi i jep rëndësi e terren Tirana dhe ai bën punën e Athinës.  I lumtë  ! Po ndodh si me kreun grekë KOASH , Janullatosin . E vendos  Tirana  politike ne krye te Kishës ne kundërshtim me ligjet dhe statutin  dhe pastajme e akuzojnë se po greqizon KOASH , Po ai grek është o zotërinj , çfarë prisni te beje? Me qe jemi te Janullatos , dua të kujtoj faktin se shumica e mbledhjeve te qeverise Rama dhe institucioneve te varura prej saje bëhen ne  Kishen Ortodokse ne Tiranë. Si ta kuptojmë Ramen  qe na njëra anë ben “nacionalistin e anti-grekun” me Dulen dhe nga ana tjetër sponsorizon e ndihmon me leket e buxhetin te shtetit shqiptar grezqizuesin me te madh te shqiptareve , shefin  e Dules , Janulatosin. Sigurisht qe ky është një nacionalizëm fals kopje e atij te Enver Hoxhës .Rama dhe ajo qe ai përfaqëson politikisht  e urren nacionalizmin . Një jave par se te bënte “nacionalistin”  me Dulen beri namin kundër dekorimit te ca nacionalistëve te pushkatar nga paraadhësit e tij politike e gjenetike dhe deklaroi se ishte përfaqësues politik  i partizaneve komunistë . Te hiqesh nacionalist  e te urresh nacionalistet këtë vetëm një i paskrupullt si Rama mund ta beje . Por sigurisht “nacionalizmin” e tij nuk e marrin seriozisht as këtu e as në Athinë . E dinë qe është një farsë për te justifikuar dështimin e qeverisjes se tij . Varfërinë , pasigurinë , mungesën e shtetit ligjor , qe  janë edhe arsyet  e vërteta  të “greqizmit”  te shqiptareve në Himarë dhe gjithë Shqipërinë .

Shkruani nje pergjigje