NE PERJETORIN E NAIM BEJ FRASHERIT





Nga:Gezim LLOJDIA



RRI SONTE ME NAIMIN



Rri sonte me Naimin në kryegjyshatë.Shiu,qull piedestalin e poetit.Zemra ime,drithëruar nga poezia naimjane.
Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi tregon :varri i Naimit,midis tyrbeve dhe kryegjyshatës.Edhe dervishët heshtin.
Këtu banoi Naimin për shumë vite në një strehë dervishësh shqiptarë.Mirëpo më parë mbrinte nga një tjetër banesë .Si e para .Ajo ishte ,një strehë dervishësh.

Gjëndej në Madriven Qojt në ish-kryeqëndrën e perandorisë.Naimi ka shkuar të banoj një tjetër banesë.E nxorrën rregjimtarët,e dërguan diku, në qëndër të kryeqëndrës së vendit.Prandaj thirrja ime si e shqiptarëve edhe e disave ka qënë:s’të gjeta ,të kërkova në teqe!Ti yllësia e poetëve shqiptar.Që shpirtin e kishe në teqe.Në verim,kthehej nga Janina,për ta mbajtur frymën në teqe të Frashërit.Një baba i bardhë.Së largu të priste.Ishte baba Alushi,nga dera e Frashëllinjëve.Zogjtë në Frashër, shtëpinë e bënin në teqe.Shuheshin,diku binin yje nga kashta e kumtrit,por yllësia e Naimit,ndriste nëpër udhë të hënës.Tek buza e Vjosës,duke ëndërruar,për verimin,në korije zogjtë me gjethurina e ndërtonin qefinin.Në vjeshtë me trishtimin e verës,rrugëtonte në rrugën e rikthimit në Janinë,nëpër udhëzën e hënës.



POEZIA E NAIMIT



Zot i madh e i vërtetë/është e vërteta vetë/po kanë besë mirësinë/urtësinë dhe njerëzinë.
N.H.F




E vërteta,e drejta, mendja, urtësia dhe të gjitha mirësite mbretërojnë në këtë udhë.
Përkarshi nektarit të hënës,Naimi ka vendosur sermin e fjalëve.Kur e zbulon, mëson:e përbashkëta e këtij shkelqimi sermaje,janë tre vyrtyte njerë- zore.Ngado të kthehesh edhe pas kaq vitesh,ato ruajnë xixellimin e parë.



E VËRTETA:I vërtetë është ky besim,që shëron me fjalet e Zotit.Katërcipërisht kjo është provuar.Logjikisht e vertete,quhet ajo që është verifikuar.Bektashizmi përshkrohet nga e vërteta dhe e drejta.



URTËSIA:është thelbi i doktrines. Etimologjia e fjalës filozofi,greqisht jepet me dashuri për urtësinë.Eshtë një art i të jetuarit,shprehen filozofët.Nje moral, që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të emëtuar çdo sjellje të pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi.Por është gjithashtu edhe dije. Madje,dije thelbesore.Sozia greke përkthehet,urtësi. “Shkenca e parimive parësore dhe e shkaqeve parësore”.Ky është këndveshtrimi i Aristotelit.
Naim Frashëri,gjëndet,ndërkaq,jo nga rastësia ishte myhib,grada e parë e bektashisë,në korpusin e atyre të atyre poetëve,që në letrat shqipe sollën frymën e mirësisë.Fjala e Naimit :
.Mërgohu nga ligësit/Mirësinë mba si burrë/Mirësia është dritë,/Që nuk shuhet kurrë./Mirësia s’është e shkretë./Eshtë dritë e Perëndisë,/Dritë e Zotit të vërtetë,/Është dritë e Gjithësisë./Mirësia të harrohej./Të mirët nuk i donin/Ligësia të lëvdohej,/Të ligjtë s’i mallëkonin…
Përse e duam Alinë?/Edhe të tjerët të mirët?/Se duam mirësinë./Që s’na fut në errësirë.
Pse e duam Fatimenë?/Imamët të dymbëdhjet?/Hasan edhe Hysejnë ?/E ishin të vërtetë.
Se kishim mirësinë./S’patën kurrë ligësinë?Ishin me Perëndinë,Na lanë dhe neve dritë.
Kurrë s’humbet mirësia./S’shuhet dritë e Perëndisë /Humbet vallë Perëndia?Zot i madh i Gjithësisë.
Mos e ndy shpirti në jetë,/Zemrën mos e lyej !/Shko në udhëz të vërtetë./Mos e kthe e mos e thyej .
Mos u hiq pas ligësitë,/Se të fut në errësirë./Merr udhën e Perëndisë,/Të bashkohesh me të mirët.
Mos bëj keq kurrë,po mirë,/Kjo është udhë’ e Perëndisë./Ki në zemër mëshirë,/Edhe ndihu njerëzisë.



Në,ç’orbitale vërtiten kështu fjalët,që nxjerr pena e Naimit,por që përndritjen argjendore kanë .Mirësia është e ngrehur në orbitën e Perëndisë.Mirëpo,një grup filozofësh të çuditshëm esencën e saj e sjellin në traktate të tyre.
Utilitaristët,sa të befasishëm janë më shprehjen :”E mira më e madhe e numrit ,më të madh.”
Skalitësi i thellësive,Sokrati athinas me thënien :..bërjen e shpirtit sa më të mirë,të ishte e mundur.”
Pseudionisi:Cdo gjë,që rrjedh nga Zoti,është e mirë. “
Ku ti zhbriojmë,rrënjët e origjinës,vendlindjen e saj,përvçëse,prore tek Zoti ynë.Por edhe te ajo,që quhet hapësirë e galaktikës njerëzore.Të tre virtytet kanë potencë në rrugen e bektashizmit.Në sytë e shqiptareve bektashizmi nuk është besim dosido.Ka mbijetuar,mbasi në thelb,ka virtytet më të mira njerëzore.Sipas parathënies:do të mbijetoj sepse nuk mbështetet vetëm te morali i shkruar.Por është një nevojë shpirtërore. Ndihet menjëherë gjerrësia e nocionit mirësi.Nuk mund të thuhet se është pikërisht kështu,por ta konceptojmë si një lule esencën e saj :Një lule si trëndafili/në agim një trëndafil/gjethe prushi-aromë mjalti/pika e vesës mbi pemën e dashurisë.
Të tre virtytet janë përcaktuese në këtë udhë.Duke shkruar,gjithmonë me virtytet,por edhe me mirësi,besimtari ka gjetur një strehë fatlume,për prehje shpirterore.



Ngjyra,që e identifikojnë poetët ,është nata sterrë.
Ngjyra,që e identifikojnë,ndonëse si përbërës nuk ka katran, s’është por buron katran,është katran.
Grykësia,që e identifikon,s’ngopet kurrë me helmin,që helmon.
Pemë,s’është,por e kalb,pemën e dashurisë njerëzore.
Identifikimi në vargëzim :Kur bie mugëtira ,pa zgjatur kufij,pema e dashurisë perëndon vajtueshëm në horizontin e shpirtrave tanë,/rrëmintare kjo natyrë e egër njerëzore/përse kaq shpejt,fletat e mirësisë i thanë?.
Identifikimi i të keqes i shumllojshëm është.
E keqja është sinonimi i ligësisë, Mauvisë, natë, ferrë, mugëtirë, katran i zi.
Identifikimi,që Naimi kryen, si qëllim është i njëjtë me bektashinjtë.
Më nj’ an’ ishin mirësit/Më anët tjetër djallëzia.
Më nj’ an ishin urtësitë./M’ anët tjatër marrëzitë/Më nj’ an’ ish e vërteta/Më një an’ e rremja shkreta,/Më nj’ an’ ish Imama Hyseni/Më anët tjetër Jezit qeni./Një ësht’ e lig e nj’ është e mirë/Një drit’ e një errësirë….
Mos u hiq pas ligësit/se të fut në errësirë../Mos u përzje me Sufjanë,/Mos u bë me Mavijenë,/Me Jezitin e me Mervanë/Po bashkohu me Hysen./Kur thua kam at’ Alinë ,/Edhe mëmë Fatimen/Qysh e bëke ligësinë?/Që të pjek me Mavijen ?



SHQYRTIME



Male të larta e ndajnë mirësinë me të keqen.
Pra,kjo e keqe është njësoj errësire,që zbret,përmbi lulet erëmjaltë.Identifikimi i Naimit është i kristalizuar.Pra Naimi,përveç ngjyrës,ka identifikuar tek e keqja emra,që bektashinjve u sollën dhimbje.Identifikimi,që kryen Sokrati ishte se ligësin e quajti mungesë të diturisë.Platoni ishte i mendimit se njeriu lëviz nga errësira në dritë,nga injoranca në dije.Ndërkohë,që Plotini përgjigjet :E keqja është hija e errët e portretit,i cili e lartëson më shumë bukurinë e imazhit.”



Besa jon’ është një fjalë/Dhe ajo s’është e çalë/Eshtë
fjalë e Perëndisë/Që i duhet njerëzisë.N.H.F



Mendimi i studjuesve për “Bektashinjte”.Në fillim shfaqen xixat,në thellësi gjen një botë të mbushur me perla.Kjo eshte besa e bektashinjve.Besa e bektashinjve është udhë e gjerë,që ka përpara ,urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë. Filozofia e Naimit “Besa e bektashinjve është udhë e gjere”. Shqyrtojme fjalën besë më parë.Institucioni i besës është i hershëm te shqiptari.Konsiderohet rregullator në mardheniet shoqërore.Barleti,besën e parë,gjenë më të shtrenjte,që ka shqiptari.Besa e dhënë është shpallja e një vetdije të thellë,shprehet një poet.Mbajtja e besës, është konsakruar me shpurjen e saj deri në fund. Drithëruese,sentenca e besës:“Shqiptari kur jep fjalën,therr djalën”.Por besa e bektashinjve është më e thellë ,e gjerë, pra e pamatshme.Eshtë e gjerë,thotë Naimi, s’përcakton kordinatat. Udha është e gjerë.Disponon përmasa mrekullisht të mëdha se rrugët e zakonshme.Kështu rruga bektashiane edhe në përmasa mbetet e gjere.Studjues,poet,filozof,nuk e kanë përcaktuar dot gjerësinë e saj.Përpara ka dritën.Kështu si çdo rrugë,ku shpirti,posaçërisht fuqia e tij mbetet dominante,është e pamu- ndur, që përpara të mos shkëlqejë drita.
E kundërta e saj mbetet errësira.Prania e shpirtrave erresire,tregon se drita ekziston.Erresira e thellë është “territori gjeografik”i djallit. Kjo mbiquhet “mbretëria” me sovran djallin.Territoret e saj.Krejt historia e njerezimit i ka vendosur emrin skëterr.Aty s`buron shpresa.Aty progresi njerëzor rrëzohet.
Drita hyjnore,ka zbritur për njeriun.Drita është koncentrimi i miresise.Njerëzimi nëpër kohëra,në luftra në stuhira,ka rendur të kërkojë pakëz dritë.Rrezja, që ka gjetur shtegun,prej largesisë qiellore të pikon në shpirt.I fuqishem mbetet ai, që “pushton”territore shpirterore.
Perëndia, bukuria nxjerë dritën.”…Parajsa dhe skëterra/Edhe ëngjëlli edhe djalli/Edhe gjithë,ç’ka të tjera/Janë brenda tek i gjalli…N.H.F
Naimi duke kuptuar rëndësinë e dritës tek “Fletorja…” i lutet Zotit:” –Jepi shqiptarit dritë/Zot i vërtetë/Të shohë…”



Bektashinjte e kësaj rruge,dritëzen e gjejnë përpara.



DRITA



Drita, pra krahu i ardhjes se saj është lindje,emri simbolik.Aty gjithçka lind.Eshtë një ripërteritje e vazhdueshme Filozofia e ndërtuesit të bektashizmit Haxhi Bektash Veli prezumon me këtë prurje:Zemra është si shteti.Atje ka dy kryetar.Njëra është mëndja e mirë,tjetra është djalli.
Mëndja është në kokë dhe nënkryetari i saj është gjykimi.Ushtria e saj janë :njohurit hyjnore,perhizi,adabi,dora e hapët.


ERRËSIRA



Errësira,fillon atje ku drita ka përfunduar.Errësira nuk guxon të shfaqet përpara dritës.Errësira,simbolikisht ka lindje emrin : perëndimi .Kurrsesi perëndimin e diellit tonë. Por perëndimin e dritës,humbjen e rrezes,ikjen pa kthim,të shpresës,rrëzimin e besimit etj.Ai është kufiri,ku jeta tokesore ndërpritet.Atje është ftoma e madhe. Djalli nxjerr errësirën.Atje lindja humbur ka.Por errësira nxin e sterron.Vendorrigjina e katranit.Burim i dhimbjes, dimrit, varrit,errësirrës.
Haxhi Bektash Veliu,qëllimin rrëmintar të djallit e rajvizon :Djalli, puna e tij është djallëzia.E keqja është vend i djallëzisë.Ushtrit e tij janë madheshtia,xhelozia në të keq,lakmia,marrja nëpër gojë.



TRUPI



Trupi shkon atje, ku ndërohet.Ndodh,kjo nën errësirën pus,nën terrin e zi.Këtë ndryshim,Kurani e përshkruan :“Ai është,që ju krijoi nga balta,e mandej ju caktoi një afat.“Por në fillesën e qënies njeri,ndihet dora e Krijuesit.Përbërësit e tij janë balta, një pikë ujë,përbërësi i dytë shpirti.
Trupi njerëzor- pjesa e dukshme.
Shpirti-pjesa e padukshme.Trupi shkon në shurdhërinë e tokes,në perëndim të jetës,atje ku u ngjiz.Shpirti njerëzor kthehet në strehën e vet.Në banesen e Zotit.Shpirti nuk ka ngjashmëri.


SHPIRTI



Thoshte Naimi:”
…Fuqi e Perëndisë/duket tekdo/Se shpirti i gjithësisë/Po është ajo…
…Njeriu s’vdes,po vetëm ndërrohet/dhe shpirti i ndyrë kurrë s’gëzohet…
…Shpirti na thotë të bëjmë mirë..
…Po shpirti,që s’vdes/S’ma mbrëm’ e mëngjes/ku ka fluturuar/Se vdekja s’e zë dot…
…Shpirti im pa mundim…
…Shpirtin e Tij i ka dhënë..
…Njeriu ka vetëdije/Shpirt e zemër e vetije…
…Dhe gjithë ç’kish gjithësia/Shpirtine tij i ka dhënë/dhe mëkëmbës e ka lënë..
…Mos e ndyj shpirtin në jetë…
Shpirti :Psyhe nga greqishtja,ose sinonim i shpirtit. Udhëndërtuesi i bektashizmit,Haxhi Bektash Veli, filozof,mistik.Gurë të larë diamanti,ka nxjerë nga shpirti i kthjelluar.Thënia:’Shpirti është gjallëria e trupit,dashuria shpirtërore është gjallëria e zemrës.”



“Shpirti është :formula”,përfundimtare e thelbit të një sendi,ka rajvizuar në traktatet e tij,Aristoteli.
Naimi e ka kristalizuar në këtë vijë:”Ai është gjithnjë pranë Perëndisë,se tek i biri fshihet i ati”. Pra Perëndia mbetet streha e fundit,por njëkohësisht është streha e parë nga ku vjen shpirti.Kurani e ka përcjellur në këtë formë :”…dhe një afat është i caktuar pranë dijes se tij dhe pas(gjithe kesaj te vertete) ju dyshoni…”.Argumenti naimjan mbetet filozofik.Argumenti bektashian, i prirë nga mendimi filozofik i Naimit,është një arsye më shumë.Bektashinjtë kanë një arsye më shumë në vërtetimin e kësaj teze.Kleri bektashian, që jetën e përfundon në teqe,pra në një shtepi,varroset brenda territorit të teqes.Përmbi shpirtin e tyre, kryhen rituale,lutje,për shpirtin e tij të përhershem. Bektashizmi duke respektuar frymën hyjnore,këtyre shenjtorëve posedues të saj u ndërton varre monumentale të quajtur tyrbe.Këtu nderohet shenjtori,por duke respektuar së pari frymën e shenjtë.Madje teknika e ndërtimit të tyrbeve,ruan simbolin e 12 imamëve të shenjtë,përcjellësve të frymës hyjnore në breza. Argumenti naimjan, sigurisht edhe ai bektashi është shpirti mbetet.Kurrë nuk ka njohur shuarje fryma e Zotit.Prandaj argumenti naimjan,ka qënë i thelluar njëqind vite më parë,kur shprehet:”tek i biri,fshihet i ati”,ka një prarim filozofik.Panvarsisht rrjedhojën e ngjarjeve,fryma e Zotit ka ekzistuar.Shuarje,njohin trupat, qeniet, por jo Zoti? Krijuesi ynë i gjithhershëm,që kërkujt trupi nuk i përgjigjet. Kështu udha bektashiane,me dritëzën e Zotit,mbetet një udhë e drejtë.Ajo është një udhë e Zotit. Ndjen aromën e tij,nga fryma e shenjtorëve të Zotit. Bektashizmi si i tillë është një udhë e Zotit.Ai të siguron një qetësi të plotë shpirtërore duke eliminuar krizat.Prandaj rruga e tij mbetet hapur,për shpirtra të turbulluara. Aty urtësia dhe mirësia,janë metafora e tij.
Besa bektashiane është e përshkruar nga natyra e urtesise. Një sentence e huaj: “Njeriu i urtë,është edhe i ditur.”Bektashinjte kanë disponuar potenciale të vërteta te mendjes e të dijes.I fuqishëm është ai komunitet fetar,që ka me vete intelektualet.Këtu duket edhe forca e një besimi.Që në shekullin rilindes,bektashizmi,vuri në lëvizje energjitë e tij,duke marë pranë vetes intelektualët. Prania e tyre në gjirin e këtij komuniteti fetar sot eshte e lakmueshme. Studjues të huaj,identifikimin e bektashitzmit e bëjnë me përqasjen e intelektualeve në dyert e teqeve shqiptare,duke formuar një lidhje rëndësore.Mos vallë Naimi,njëqind e ca vite me parë do ta kishte ndierë këtë nevojë:“Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazeri,s`mund të bëhet njeriu bektashi i vërtetë.“ Ai vuri piketa në rrugën e bektashizmit shqiptar. “Rruga, është e hapur,-shprehet ai,-dhe e drejtë.”Fill të drejtë” e ka parë Naimi këtë rrugë.Kështu pohohet në vjershën “ Besa”.



GJITHËSIA



C’është,çështë kjo e paana gjithësi ?/Dhe ky rregull dhe ky libër,që sheh ti?/Kjo e kaltër hapësirë e pa anë,/
Këto drita,që kufi e numër s’kanë ?/Këto yje trup argjendë e faqeartë,/
Që vërtiten me nxitim e dritëqartë ?/
Kjo natyrë dhe ky det,burim i jetës ?/Këto ligje,këto pamje të së fshehtës.N.H.F



SHQYRTIME



Vjersha poetike “Gjithësia” ruan brenda filozofinë. Identifikimi i Zotit, prej qindra,miliona vjetëve,përcillet nëpërmjet cilësive të tij.Për syrin e zakonshëm,një mjegullnajë endet në horizontin blu.Naimi ka bërë një përpjekje të depërtoi përmes kësaj mjegullnaje.Ç`farë ka parë,ç`farë nuk ka parë , të gjitha hiret e tij,janë derdhur në variantin filozofik, me mendim prozatik “Bektashinjtë. ” Ka qënë koha e atillë,kur shpirti coptonte gurë.Ka qënë ora kur dukuritë qiellore,flisnin me zerin e pazëshëm.



“PERËNDIA”



Eshtë në shesh Perëndia…
N.H.F



Naimi me“observatorin”e vet ka parë cilësitë e Zotit të shfaqura,dukshëm në gjithësi.Për bektashinjtë, gjithësia është Perëndia.Fytyra e Zotit,aty gjendet. Mendimi i Naimit është i stisur se gjithësia ekziston,sepse ekziston Zoti . Ekzistenca e gjithësisë na nxjerë,shembëllimin e Perendise.Gjithësia është fytyra e Perëndisë.Kurani e shpjegon kështu:”Të Zotit janë Lindja dhe Perëndimi edhe ngado,që kthehemi aty është ana e Allahut.”



POETIKA E POEZISË



Aty është dielli.Rrezja e saj. Mëngjezi i ftohtë,perëndimi,vesa që loton,lulet e molles.Atje është një sop i Perëndisë. Vështrimi në ditë të kthjelluar t`a mbush shpirtin.Ajo është ana e Zotit. Flokët e saj nga lulet.Sytë nga kristali i ujrave.Balli i lëmuar fushor. Gjymtyret prej shkemborësh. Kjo është pamja extra natyre .Hëna leshëverdhë, që leviz,shtegut të reve.Me një fjalë konçize i përcjell Naimi.E pakapshme për ata mund të duken në veshtrimin e pare.Një zhbirimë me kujdes,nxjerr në sipërfaqe cilësitë e Zotit.Ngase ne nuk i afrohemi dot gjuhës së zemres, mbetemi të trazuar.Prandaj,duke mos iu afruar dot krijuesit,detyrohemi të tundohemi nga cilësitë e tij.



POETIKA E NAIMIT



“Zot i madh e i vërtetë,/Në gjithësi është vetë./Ai është gjithësia,/Gjithësia është e tija./Ai është krejt dhe fundi/Pa atë s’ka vend gjëkundi./Cdo gjë që na shohin sytë,/Ësht’ Ay se s’ka të dytë/I urti nga do të klthehet/Fytyr’ e tij i rrëfehet/Se e tërë gjithësia/Tregon bukurin’ e tija./Zot i madh e i vërtetë/Eshtë e vërteta vetë/Po kam besë mirësinë/Urtësinë e njerëzinë/Atje është Perëndia/E drejta edh’ e vërteta./Janë besa pa të meta./Zoti kërkon dashurinë,/Njerëzin’ e urtësinë,/Ai,që bën mirësinë,/E ka afër Perëndinë./Prerëndia mirësinë,/Do nga ne dhe miqësinë,/Po tjetër s’mund të dojë,/Sepse nuk ka nevojë./Mirësi e njerëzisë,/Eshtë udhë e Perëndisë,/Eshtë vetë Perëndia,/Eshtë vërtetë mirësia,/Pa po kush bën mirësinë./Ka me vete Perëndinë./Dhe të mirët,sa janë,/Dhe gjithësin,anë e mbanë. N.H.F

Shkruani nje pergjigje