DASHURI

queen-safetiEntela Safeti-Kasi , poete,perkthyese dhe prozatore qe ka hyre bindshem ne letersine e sotme,duke qene njekohesisht dhe nje nga figurat kryesore te saj.Rrallehere ndesh qe nje krijues te kete kaq rruge per te shpalosur dhuntite qe i ka dhuruar zoti,fale karakterit solid,ideve te qarta dhe perfeksionit njerezor poetja ka ditur te marre nga letersia ate qe ajo i ka dhuruar asaj.Fituese jo vetem cmimesh por dhe sfiduese me kohen ku jetojme ajo ka ditur te jete nje nga penat me me peshe ne letersine moderne te hapesires shqiptare,madje shumehere ka ditur te thyeje akujt e ndarjes dhe me letersine konteporane te kontinentit dhe globit.

DASHURI

Sikur kujtesa te ishte zhguall breshke,
A nje qelq akulli i thyeshem
Mbi shpinen e lodhur, do derdhej lume yjesh
Koha
Ajo e gdhendur mbi gurrin e humbur
Te gjuhes kur ishim njerez…

Sot Bijat e Solomonit
Nuk lexojne psalme
Por ikin me eren e bien ne shtreter puplash
Nuk i zgjon Ylli i mengjesit
Sepse u asht sos qielli…

Kodet tona te shkruara ne argjile te pjekur,
Me kthejne frymen kah ti,
Kenga ime e kengeve
E kembet me kthejne kah toka qe u kriju n’uje

O murg drite, kur bien
Besimi, shpresa,
Vetem Dashuria mbetet….

*   *   *

LUTJE

Lutem Zot, strukur n’ lekure time
Asht plage , lumi I ikun
Pengjesh, rrenje ne kujtese dhimbjesh
Bien Yje, Zot, shuhen sy, digjen pragje, thyhen akuj,
N’ bark detesh dergjen Dashuria, Jeta, Shpresa,
Strehet qajne e meken, mpakur si lekure e regjur
Thahen
Njeriu ka hyre ne muze,
Mbetur atje ne kornize,

Sonte me shkrue fjale, asht teper
Me lan fryme e za , asht teper
Me dasht, asht teper Zot!
At, I dashurise dhe shpreses
Na kthe besimin
Kur falur na ke Jeten….

Shkruani nje pergjigje