Shukri dhe Rame

rama-dhe-ramaNga : Shahin  KOLONJA

Kemi zgjedhur historikisht negativet dhe kemi vuajtur jo prej tyre por nga indiferenca dhe mosangazhimi serioz per sfidat qe na shfaqte historia….Kesisoj kemi mbetur pas te gjitheve duke lenguar nen thundren e miteve te rreme ,te lidereve psikopate dhe nen peshen e fajeve qe mbeten gjate pa u ndeshkuar…..

Kthehemi

Kthehemi nga kthehemi
prape gjejme qeder….
Dot nuk jo zgjedhim
prape gjejme zeher….

Nuk shkohet me keshtu
duhet vertete ndryshim….
Kasta qe sot kemi
nuk sjell dot perparim…..

Te gjithe duhen fshire
me blu dhe me lejla…
Vitet qe shkane shkuar
me keq jo nuk ka…..

Nuk dijne ndryshe
vetem ligesi prodhojne…..
Ngado qe perdridhen
Shqiperine harrojne…..

Prandaj ti shqipetar
duhet te ndryshosh
Flaki zaberhanet
veten te shpetosh…..

Boll me psikopate
legena e horra….
Zgjidh fisnikerine
voten ke te dora…..

25 vjet shkuan
nuk jane dhe pak…..
Me keta harbute
duhet vene kapak…..

Koha po kerkon
moralin dhe fisnikerine…
Shqiperia deshiron
ligjin dhe Monarkine…

*   *   *

Shukri dhe Rame

Shukriu vajti e shkoi
nje Rame sapo agoi….
Dhe kur Ramet arrijne
mos kerkoni perendine….

Nuk u ngopet o mjerane
me Rame e me zaberhane…
Iken njeri si brekegrisur
vjen nje tjeter i hazdisur…

Nga lukunia e kusarise
s’vjen shpetimi i Shqiperise….
Nga marrezia e kusaria
vetem vuan shqipetaria….

Prandaj popull qendroni
voten kot mos e harxhoni….
Boll provuat lejla Shukrine
qe degjeneroi Shqiperine….

Eshte koha te ndryshoni
veten nga e keqja mbroni….
Shtetrrenimin te ndeshkoni
veten tuaj te shpetoni….

*   *   *

Rilindi e keqja

Rilindi marrezia,
rilindi kusaria….
Ne zi Shqiperia
gezon Lal Velija…

Balla nis gezon,
vetem gllaberon……
Zhvat ku te mund,
kemboren e tund….

Nje Rame peshqesh,
na shpuri per lesh….
Shpura e marrezise,
degradim i Shqiperise…

Cohuni o te fjetur,
shihni c’ju ka gjetur…
Ju shkelen e mjeruan,
ne kafsheri ju harruan…

Ndaleni marrezine,
denoni kusarine….
Lejlate qe keni lart,
mos i lini rehat….

Shteti lejla ka rene,
s’ka gje per te thene…
Te pabreket milionere,
jeten jua ben sketerre….

Largoni qelbesiren,
perqafoni te miren….
Boll me marrezine,
ngrini fisnikerine….

Koha eshte e shqiptareve,
jo e rilindjes se te marreve…
Maskarenjte ti largoni,
veten tuaj te shpetoni….

Nga pjellat e ligesise,
s’vjen e mira Shqiperise….
Nga delenxhinj e bandite,
s’keni per te pare dite…..

Shqipetar ne kembe cohu,
nga e keqja shpejt largohu….
Boll ju drejtoi harbuteria,
tani duhet fisnikeria….

Shkruani nje pergjigje