ATIJ !

ida-nurceShkruan : Ida  NURCE

Tek ecja rruges nga vetmia shoqeruar, numeroja hapat qe s’kishin te mbaruar. Nuk kisha nje destinacion te caktuar. Syte pas syzeve shihnin cdokend qe me kalonte prane. E cuditshme. Tek te gjithe gjeja dicka qe i perkiste vetem atij. Nuk e di nese hija e tij me ndjek kudo, apo imagjinata ime jeton vetem me portretin e tij?! Me rreshkiste ndonje lot dhe e fshihja fshehurazi, sepse nuk doja te me shikonte ndokush ne ate gjendje. Po largohesha ngadale nga te gjithe. Doja te shkoja diku, ku te isha vetem une e te mund ta mendoja pa frike. Diku gjeta nje vend te harruar. U ula. Isha e lumtur, sepse po kujtoja cdo gje tonen. Kujtoja momentet, kur ne te dy harronim boten. Momentet, kur ai me perkedhelte floket. Momentet, kur ne ziheshim, dhe sigurisht fajin gjithmone e kisha une, por sigurisht isha po une ajo qe kerkoja falje. Ai ishte i vetmi person te cilit i besoja me sy mbyllur. Nuk e kuptoja as vete nga me vinte i gjithe ky besim, por per cudi i besoja edhe cdo fjale qe thoshte. Kisha krijuar imazhin e nje njeriu, qe mendoja se nuk ekzistonte. Brenda meje ai ishte nje njeri i rralle. Fshehurazi tij kisha thurrur te gjithe planet e jetes sime. E kisha imagjinuar cdo moment me te, dhe kurre nuk e mendoja se si mund te ishte jeta ime pa te. Ai nuk e dinte kete gje dhe nuk do e marre vesh kurre. Gjithcka qe ai dinte ishte vetem qe une e doja, gje te cilen ia kisha thene me miliona here, madje e kisha bezdisur me kete gje. Por s’kisha c’beja e ndjeja dhe nuk rrija dot pa ia thene edhe pse ne kembim merrja vetem heshtje. Nuk e kuptova kurre, nese ai ndonjehere ndjeu ndonje gje per mua. Nuk fliste kurre per kete gje, ndoshta se keshtu ishte gatuar ai, apo ndoshta kishte frike ta thoshte, nuk e di. Por une cdo moment ia perserisja. Ndonjehere e ndjeja si nevoje te cmendur te degjoja qofte edhe nje fjale te vogel nga ai, qofte edhe nje te kam xhan, sepse me lumturonte kjo gje, por sa here e kerkoja do ziheshim.  Nuk dua te qaj tani, por gjithcka me duket kaq bosh pa te. Ai nuk do ta kuptoje kurre qe syte e mi kane pare vetem ate. Qe ne mendjen time po ndertohej nje jete vetem me te, qe ne zemren time kishte vend vetem ai, qe fytyra e tij ishte nje njolle e shemtuar ne fytyren e meshkujve te tjere, sepse ai kurre nuk do t’i besoje keto gjera, dhe une e di. Me mungon, jo ne mes te nates, sepse fle gjume, por ne mes te dites kur jam e rrethuar me shume njerez. Me mungon tmerresisht shume edhe kur e kam afer. Nuk ngopem me pranine e tij. Me dhemb, kur nuk eshte me mua. Jam kaq egoiste e cmendur. Nje dite s’do e shoh me dhe e di qe do jene ditet me te veshtira te jetes sime, por ai do jete i vetmi person i cili beri te mundur qe une te kaloj limitet e mia, qe une te harroj ate vajzen kokeforte, qe une te largohem nga ajo capkenia e cmendur, qe une te mos jem me ajo qe isha, por dikush e cila vraponte vetem pas tij. Nuk e di sa do me duhet ta harroj, por e di shume mire qe do jete gjeja me e mire qe do bej, pasi vetem keshtu do jemi te gjithe te lumtur, sepse une e di qe ai nuk eshte per mua dhe ai e di qe une nuk jam per te. Sa dhimbje, por me pelqen, sepse dhimbjet e dashurise jane kaq te embla. Une do vazhdoj ta dua, do vazhdoj te mendoj per te, do vazhdoj te marr jete nga buzeqeshja e tij, sepse ai jeton akoma ne shpirtin tim.”- tani po largohem qe ketu.
Dashuroni, jetoni me dashurine, falni per dashurine, beni cmendurira per te, sepse eshte e vetmja ndjenje per te cilen te falet cdo gje!

Shkruani nje pergjigje