Makthi britanik qe prek dhe Shqiperine

klodian-tomorriNga : Klodian  TOMORRI

Fondi Monetar Nderkombetar paralajmeroi dje se nese anglezet do votojne per te dale nga BE, atehere GDP e Mbreterise se Bashkuar mund te marre nje goditje deri ne 5.6 pike perqindje, inflacioni do rritet me 1 pike perqindje mbi nivelin natyral, ndersa 440 mije vete qe sot jane ne pune do e humbisnin ate. Perballe ketij skenari dramatik, David Cameron dhe George Osborne po bejne fushate deri ne voten e fundit per ta mbajtur Britanine ne BE. Te gjithe ne duhet te shpresojme qe ata t’ja dalin me sukses.

Referendumi anglez eshte ndoshta ngjarja me e rendesishme e tre viteve te fundit ne Europe. Eshte nje ngjarje, e cila do te preke jetet e qindra milone njerezve ne mbare kontinentin. Te gjitha parashikimet tregojne se dalja e Britanise nga klubi i BE-se do te dergonte nje goditje gjithandej neper ekonomite europiane. Shqiperia gjithashtu do te ndjente pasoja jo te vogla. Sipas te dhenave statistikore te Bankes Boterore, Britania eshte burimi i trete me i madh i dergesave te emrigranteve ne Shqiperi, pas Greqise dhe Italise.

Shume shqiptare qe kane emigruar atje do te humbasin punen. Por efekti tek dergesat mund te jete kostoja me e vogel. Pasojat me te medha do te vinin nga pasiguria qe vota “Leave” do te perhapte ne te gjithe Europen. Ne po jetojme nje kohe, te trazuar per ekonomine. Rritja ekonomike mbetet anemike ne cdo cep te kontinentit, ndersa pritshmerite per prespektivat afatgjata te zhvillimit jane perkeqesuar ne menyre dramatike. Skenari i daljes se Britanise do t’i bente gjerat shume me keq, duke injektuar pasiguri te reja ne tregje dhe duke ndikuar edhe me negativisht ne pritshmerite e publikut. Rimekembja e zbehte ekonomike e partnereve tane kryesore si Italia apo Greqia do te rrezikohej, ndersa pasigurite politike do te rendonin me teper klimen e biznesit dhe dekurajonin oreksin e investitoreve per te marr persiper rreziqe. E gjithe Europa ka nevoje per Britanine ne BE. Shqiperia po ashtu. Keshtu qe le te shpresojme se britaniket do te mbajne vendin e tyre brensa klubit, pa marr persiper rreziqe te panevojshme.

Shkruani nje pergjigje