Një xhentëlmen i nxehur keq

ilir_levonja_515954446Shkruan : Ilir  LEVONJA

Një nga fitoret më të mëdha të opozitarizmit ishte dhe heqja e mandatit të Koço Kokëdhimës. E bëri këtë edhe me ministrin Beqja ca vite më parë, në mos gabojë 2011. Arsyet janë vërtetë cinike. Një person i veshur me autoritet shtetari, apo ligjëvënësi, nuk mund të përfitojë fonde. Sidomos kur këto kanë si burim, investimet qeveritare. Afërmendsh është e kuptueshme që ndikon autoriteti i personit në fjalë, pra në përfitimin e tenderave publikë. Dhe kjo ka ndodhur, po ndodh dhe do ndodhi rëndom në vendin tonë. Shumë nga këta ”xhentëlmenë” miliarderë, që sot flasin për kulturë fisnore të sojit të parelliut. Me praktikën që, leku shkon tek leku, nuk janë asgjë tjetër por një soj alarmant i shushunjave që po pijnë gjakun e një populli të budallepsur. Madje po kaq të sigurtë në lëvizjet e tyre, futën dhe atë kulturën e çuditshme midis turkoshakut, perëndimorit katolik dhe ortodoks të përmirësimit të emrave që u kanë dhënë prindërit e gjakut. Janë këta shpikësit e transformimeve emrore. Duke i cilësuar si terorira të jetës private. Ndërkohë që alarmohen me kravata të firmave nga më të shtrnjta, për ndonjë ligj që është normal me botën e perëndimit. Ashtu si ai për të drejtat e njerëzve me orintime të ndryshme seksuale etj. Janë një tërësi shushunjash që me fasadat e tyre prej manekinësh, flasin për moral dhe familje. Edhe pse teoricienë e parimorë të të privacisë. Ndofta është kjo, ajo koha e plenimit të strategjisë së xhentëlmenëve me gra të pasuara dhe burra të varfër. Që fatkeqësisht ka zënë vënd në vigjiljen e një populli të tërë. Dhe është çimentuar. Zor se do shkëputet. Sot shqiptarët kanë zënë e diskutojnë se, si është e mundur që Koçua i doli kundër Ramës? Si është e mundur që një nga krahësit e tij. Një nga më të besuarit etj…, shkoi e bëri aleancë me nervat e prera të opozitës, në lidhje me nenin 88 të reformës në drejtësi?

Si është e mundur që iu bashkua karshillëkut të LSI-së etj? E bëri për parimet?! Jo, jo, aspak…, eshtë taktika e vjetër e shushunjave. Kjo e nisur edhe nga koha e shushunjave. Nga diktatura. Unë e kam thënë dhe herë të tjera…, diktaturat nuk kanë për autorë një emër të vetëm. Por disa, me dhjetra, shumë. Dhe një nga arsyet e destinimit të dështimit, të mos hapjes së dosjeve, edhe sot e kësaj dite është pikërisht edhe kjo, bashkëautorësia në krim. Në fakt është i gjithi një karshillëk që i shkon për shtat kohës sonë entuziaste. Dhe që duam apo nuk duam ne, po u jep një dorë edhe kjo pjesëmarrja e Shqipërisë në arenën e futbollit europian. Shqiptarët e botës perëndimore, nga janë e ku nuk janë…, janë aty si një luk i ëndërruar i ndjenjave të pastra të një kombi. I atij se si duhej të ishte. Jo i atij që është. Kjo është një kohë e artë për shushunjat. Pasi ne mund të falim edhe shpirtin si e si të mos na shuajnë entuziazmin. Edhe pse nga ana tjetër, është një soj vdekje e qytetarisë që në vendin amë, hanë fara luledielli dhe flasin veç për botën, se si është ajo, se si janë kulturat. Dhe që akoma nuk e kuptojnë se demokracia normale, ajo që ata mbetën vetëm duke e ëndërruar, nuk është asgjë tjetër por pjesmarrje me të drejta të plota në vendimarrje. Jo privilegj, vetëm i shushunjave. Këtë e bëri Greqia para pak ditësh në sheshin Sintagma dhe në Selanik. Thjesht dhe pastër, dorëhiqu. Por këtë ne e kemi tmerrësisht të pakonceptueshme. Aq sa sot mund të themi se, përfundimisht se në Shqipëri nuk ka popull. Por vetëm socialistë rilindas, demokratë militantë dhe lsi-sta që fërkojnë duart. Në horizont, sapo u shfaq një shushunjë e madhe. I shkon për shtat historisë së lsi-ste. Vendi i baba Takut ka mbetur bosh. Dhe Koços i kanë mbetur aq para sa për të blerë votat e nevojshme. Kjo është e gjitha.

Shkruani nje pergjigje