Daullet prej lëkure njerëzish

entela-safeti-QEntela Safeti-Kasi , poete,perkthyese dhe prozatore qe ka hyre bindshem ne letersine e sotme,duke qene njekohesisht dhe nje nga figurat kryesore te saj.Rrallehere ndesh qe nje krijues te kete kaq rruge per te shpalosur dhuntite qe i ka dhuruar zoti,fale karakterit solid,ideve te qarta dhe perfeksionit njerezor poetja ka ditur te marre nga letersia ate qe ajo i ka dhuruar asaj.Fituese jo vetem cmimesh por dhe sfiduese me kohen ku jetojme ajo ka ditur te jete nje nga penat me me peshe ne letersine moderne te hapesires shqiptare,madje shumehere ka ditur te thyeje akujt e ndarjes dhe me letersine konteporane te kontinentit dhe globit.

Daullet prej lëkure njerëzish

Duar meduze gdhendën në ajër
Perla të hirta breshëri
Në litarë kulprash që varen si shiu ngjyrë dheu
Prej balte ku piqen zogj krahëbradhë
Në furra kokash të nxehta
Dhe sytë e qelqtë të kaprollit
Fikur në thëngjijtë e pishës së djegur
Kur u pre pylli
Mjeshtër të mishit të njomë shqyen brinjë e zhveshën lëkurë ëndrrash
Sot në terr lexojnë gropat e zeza
e rreken ti mbushin me
Gjamë burrash
Ftohtë atje,
Në pus myshk i thatë
Përulësia e tkurrur e rrudhur
Si lëkurë e verdhë limoni prej indi të shtrydhur
Ikanakësh
Gjurmë që u gdhendën me andje,
dehur në lavdi të rrejshme
Avujsh
E ja,
Në kopshtet tuaja një varrezë zogjsh
E tokë djerr
Buka e mykur në sofrën ku kërcet tingull I baltës
Brejtësit ikën fushave të gjelbra
Sepse dikur diku
Daullet prej lëkure njerëzish
Gjëmojnë kujtesën
Në kullat e larta
Prej guri të ftohtë
Bosh,
Ndaj bijtë
Shëtisin rrënojash qytetesh
Sot,
Mumja i ka ikur teatrit, e sall në rrugë
Zbraz kupa helmi
Fjalë të hedhura ne erë
Zgjuar,
N’pik të përgjumjes
Somnambul endet turma
e gropë e syve zgavër
Përpin mëngjeset

*   *   *

Fryma – re e bardhë

Shkund pemë që bien në pragun tënd,
Gur i mullirit i shtron sofrën dhimbjes,
E sot më kthehesh flokëbardhë, me sytë si nata
Yll që më rrëfen udhën e gdhendur në gjurmë të plagësh
Kur zgjatet n’pafundësi durimi
Oh grua e bukur,
Ëndërr e pamat, vezulluese
Si gurët e bardhë të lumit në zallin e vetmuar mbushur me ne
Fëmijët e rrëmbyer nga koha
Në procesion thikash që presin në të dy krahët pas shpine
Drejt e në asht,
në themel oshtin toka
Pemët e gjymtuara e drurët cung
Bibliotekat e djegura,
e hiri i librave
Luleborat e zbardhën kokën tënde prej gruaje
endur pezull endesh flutur
Më kthehesh sot në këtë varg
Fjala e pashkruar,
fjetur në gjumin tim prej vitesh
Dashuria dhe shpresa…
Vala e liqenit tënd në ag,
zbardh , zbardh, zbardh,
E nata tretet si argjend për të gdhendur fjalët
Në letra drurësh që gjelbërojnë sot
Fushën e rrafshët, tokën buzë bregu
Ku shëtit e më vjen nga lart,
Sall këtu ku jam,
Në pik të ëndrrës,
gjuhës sonë të vjetër
N’ amshim t’ pasosun
asaj bote të fshehtë
E bukura ime,
E vetme
E hyn në librin tim pa mua
E bëhesh unë,
E jemi
Fëmijët e dikurshëm të burimit,
Lumi që nis prej një pike të vetme

E fryma, – re e bardhë
derdhet….

Shkruani nje pergjigje