I merguari im…..

entela-queen-safetiEntela Safeti-Kasi , poete,perkthyese dhe prozatore qe ka hyre bindshem ne letersine e sotme,duke qene njekohesisht dhe nje nga figurat kryesore te saj.Rrallehere ndesh qe nje krijues te kete kaq rruge per te shpalosur dhuntite qe i ka dhuruar zoti,fale karakterit solid,ideve te qarta dhe perfeksionit njerezor poetja ka ditur te marre nga letersia ate qe ajo i ka dhuruar asaj.Fituese jo vetem cmimesh por dhe sfiduese me kohen ku jetojme ajo ka ditur te jete nje nga penat me me peshe ne letersine moderne te hapesires shqiptare,madje shumehere ka ditur te thyeje akujt e ndarjes dhe me letersine konteporane te kontinentit dhe globit.

I merguari im…..

I mërguari im
Përse të mërzitesh,
Kur ëndrra flatron zjarrit
dhe digjet mbi ujë?

Ti heshtur ecën rrugëve të botës
Mbi dhe të huaj
Toka nuk të jep peshën.

Kur zogjtë klithnin
Nuk besova të ishe ti.
Përse, zbrazja në det e lumit tim
derdh kaq trishtim?
Zërin nuk mund ta dëgjoj
Nëpër tingujt e krisur,
Nuk mund ta përmbaj dhembjen.

Polet po bashkohen në një pikë
Ndaj mos u shtang prej mungesës
te njerëzve ndër njerëz!

Mos u trishto kur zogjtë dimrit
tufa si korbat bien
pa pushim!

Margaritat në kopsht
U shfytyruan brenda një nate
Bryma ra.
Ti mos u digj! Ti mos u digj!

Endur paralelesh pa kthim
zvetënuar peng i këtij çasti
Korrmoranti hapi kthetrat keq…

Biri im!
Nëse udhëtimet diellore pa kthim
Trembin inatin tënd
Diku më pret një mort!
Ti do e ndjekësh si dritën
mortin tim…

Diku më pret një brengë
Historia nis me të
Prej barkut tim në ashtin tënd
pafundësisht.

Edhe përrallat e pathëna,
I mërguari im
po ia them vetes!

Sepse udhët larg u arratisën
Dhe unë nuk mundem të di
Nëse të linda, apo më linde ti…

*   *   *

Vjeshte

Përse vrapuam
udhëve të botës të huaj
si të panjohur
në kullën e ndëshkimit
vetëgjyqësisë
krijuam
nën shtëllunga tymi
pluhuri të mykur
ëndrrat tona që u thinjën në ag…
Ne, rruga e shkelur e tjetrit
Ura e ndërtuar për të gjithë!?
flakësh të dobëta,
si kandili në shtëpinë e gjyshit
në shoqëri të dhisë
e lepurit të egër në mal,
nën aromën e pishave të djegura
në harrim, e mohim njerëzish
trung…

Vjeshtë e rrënimit dhe pjekjes
fik i plasur mi të gjithë ne,
Pranverës së barit, ajrit,
gjarpri ndënë gur i fle…
kur mbetemi vetëm!

Si libri i vjetër
si kitarë e heshtur
në sokakë të rrugës ku u rritëm

 

Shkruani nje pergjigje