Lajmi Shqip » Blog Archive » GALLATË E MADHE KJO JOLEZA - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

GALLATË E MADHE KJO JOLEZA

jozela-kokaNga : Ilir  LEVONJA

E kemi kapur me këtë Jolezën dhe po kënaqemi. Gallatë e madhe. Joleza gjithë andej. Me tituj bombastik, Joleza godet. Quan Francën shtet fqinj. Ramën homologun e saj. Madje disa webe publikojnë edhe statutet e saja nga Fb apo Twitteri dhe i ndreqin drejtshkrimin.
Në fakt ky Fb na ka dhënë kaq mundësi sa nuk e di pse ngjiti qejfgallata shqiptare tek Joleza. Kjo është e çuditshme më shumë se sa enigmatike. Por me që po përmendim këtë, se si shkruhet shqipja. Përpara se t’ia kujtoni dhe ndreqni gabimet Jolezës. Ndreqjani qeveritarëve. Madje i shkruajnë statutet gjithë qejf, duke ia bërë shqipes në kokë nga mëngjesi në darkë. Ose Vipave. I kemi me shumicë. Nuk e njohin ë-n fundore fare. Mos t’i futemi të tjerave. Sidomos në drejtim të huazimeve dhe përdorimit të tyre. Shikoni televizionet kombëtare. Rubrikat e profesionistëve.
Pastaj shikoni tabelat rrugore që adresohen dhe publikohen nga shteti. Me përgjegjës rrogtarë. fjalori i përçart i Jolezës.? Joleza ngryset këtu e gdhihet atje.?! Gallatë e madhe …? Me gjithë mend?Këta bura shtetas tanë, duke filluar nga shefi i Jolezës, ndyejnë e shqyejnë gjithë ditën. Me gjuhë shqipe, me prag shtëpie. Gjithkënd që kanë përpara. Dhe ua mbushin plot xhepat rrogtarëve të papunë nga armata e anëtarëve. Të cilët besojnë në begatinë.
Flasin jo përçart, por absurdisht. Dhe rezultati, hiç gallatë nuk ka me ta. Kurse me Jolezën, ngjiti…, gallatë e madhe.
Godet sërish Joleza.

Joleza nuk gjuan me plumba. Nuk dëmton me përçartjen e saj. Nuk ka busulla orientuese, instrumente të shtetit, të lëvizjes së ekonomisë. Të sigurisë në vend. Nuk cakton dhe bën kuvendarë njerëz që kërkohen nga drejtësia e vendeve në Europë. E tha ai, Blushi… do mbahemi mend se i ofruam Kuvendit të Shqipërisë njerëz me dosje krimi. Po ne jo që nuk u shqetësuam fare. Por kësaj here furinë e gallatës ia ngjeshëm Blushit. Nuk ka asgjë Joleza. I ka ai që është pranë Jolezës. Që flet më përçart se Joleza. Kur i kujton pjeshkën Korçës. Ai qeveriu që citon Fishtën dhe pi kafe tek vila e Enverit. Ai qeveriu që sot lavdëroi gjimnazisten, Ministren e Arsimit. Sepse atje në fshatin e Burrelit. Bënin mësim shembulllor në një haur nevojtoresh, fëmijët matjanë. Ai qeveriu që siç pohonte sot një intelektuale, i kërkon një artisteje të popullit deklaratën e vejushës. Taksën e të ndenjurave, për stolin që po vendosnin poshtë pallatit të saj. E përgojojmë, shkulemi së qeshuri me Jolezën…, që veç bjondillëkun ka truprojë.

Shkruani nje pergjigje