DI GJË BASHA KUSH E BËRI 1997-ËN ?!

arben-imamaiNga : Nebil  ÇIKA

Kreu i PD-se Lulzim Basha ka deklaruar sot pas një tryeze me partitë opozitare se situata ne vend është “një 1997 pa plumba” . Një konstatim i drejte dhe një krahasim qe e motivon publikun ne mënyre te veçantë elektoratin e djathte ta mbetëse aksionin opozitar te anonçuar nga tryeza e partive opozitare. Rikthimi tek 1997-a e Bashes përben në risi ne politiken e PD-se pasi qe nga viti 2004 Berisha e kishte hequr nga fjalori dhe historiku politik i PD-se 1997-ne për shkak te bashkëpunimit te tij me protagoniste te revolucionit komunist dhe implementimin e tyre në PD dhe qeverisjen e PD-se . Kthimi tek 1997-ta i z. Basha është korret si qëndrim politik dhe retorike politike por sigurisht qe ka një kërcitje te madhe me realitetin ne PD . Pyetja qe lind ne këtë situatë është ; Di gje Basha fare ndodhi dhe kush e beri 1997-ën ?! Ne se e di me deklarimin e sotëm te tij pritet normalisht edhe një spastrim i PD-se nga autoret e 1997 te shtjelle ne krye te saje nga Berisha ne te kundërtën ka te ngjare qe e gjithë kjo ti kthehet ne bumerang politik e elektoral ! Në se nuk e di duhet dikush ti tregoje atij çfarë ka ndodhur , kush e beri dhe sidomos sa nga ata janë sot ne krye te PD-se.

Nuk përmendet litari ne shtëpinë e të varurit – thotë fjala e urtë .Sot Basha ka bere pikërisht ketë gje , ka përmendur litarin ne shtëpinë e te varurit. Km ndjesinë se shume njerëz afër Bashes janë tronditur sot nga pamendja prej tij e 1997 dhe paralelizmi me ditët e sotme. Pa dyshim 1997 ka qene momenti me i vështirë në 15 vitet post komuniste te Shqipërisë por më i vështire i rrezikshëm e vdekjeprurës ka qene për PD-në dhe njerëzit e sajë. Ketë njësoj z. Basha e di ose se paku e ka dëgjuar por ai duhet edhe te di se kush e bëri atë. Jam i bindur se PD ka ne arkivat dhe memorien e saje raporte e evidenca te detajuar se kush e beri 1997 . Por edhe ne se nuk i ka me këto do ti rekomandoja te lexoje RD-ne e vitit 1997-998 dhe veçanërisht rubrikën e saje “ Dosja e zeze e rebelimit “ ku me emra ngjarje, data e ore ka ne mënyre kronologjike te gjitha krimet e rebelimit komunist te 1997-es dhe autoret , urdhëruesit dhe frymëzuesit politike te tyre. Mendoj gjithashtu qe z. Jemin Gjana drejtues i departamentit te memories historike ne PD e ka detyrim ti tregoje z, Basha se çfarë ka ndodhur ne vitin 1997 dhe kush e beri atë nga njerëzit qe janë sot ne krye te PD. Per ta kuptuar me mire publiku perse e kam fjalën po kujtoj se drejtues te rëndësishëm te revolucionit komunist 1997 janë sot drejtues te PD-se deputete te saje dhe këshilltare te kryetarit Basha . Arben Imami i ndihur si “gjenerali është një nga krerët e 1997-ës anëtare kryesie dhe deputet i PD-se. Preç Zogaj këshilltar i z.Basha , frymëzuesi e mbështetësi me i spikatur meditaik i revolucionit dhe bandave kriminaleve te Komiteteve te shpëtimit publik . Ne te parin emision televiziv për 1997 -en ne “E diela debat” e Fevziut ne TVSH ne vitin 1997 i ndjeri Azem Hajdari beri publike një regjistrim audio te Kastriot Islamit ku instruktonte me telefon bandat e komiteteve ne Vlore se si duhet te vepronin ke duhet te sulmonin etje sot ai është deputet i PD-se . Ka edhe shume emra te tjere ne PD te implikuar ne 1997-ne dhe krimet e saje por besoj se këta te tre jane te mjaftueshëm për te kuptuar pozitën e vështirë e te pa favorshme te z. Bsah dhe PD-se kur përmend 1997 me kate neper këmbe.

Nuk e di se si e ka menduar z. Basha por tani qe e hapi ketë loje me 1997 duhet te shkoje deri ne fund. Ka dy rruge për të ose te vazhdoje te përmendë 1997 si paralelizmin me te drejte me situatën e sotme ne Shqipëri e te largoje autoret e saje nga PD ,drejtimi dhe përfaqësimi politik i sajë ose ta harroje këtë paralelizëm argumentin politik qe beri sot . Nuk e di ne se e kupton situatën qe po krijon me përmenden e 1997 ne opinionin publik ,Un dhe besoj edhe shume shqiptare të tjerë sa përmendet 1997 na shkon mendja direkt tek Arben Imami . Zani Caushi , Gjolekë Malaj e te tjerë drejtues te tij dhe tek viktimat e tyre Gjergji Mehmeti , Leke Çoku , Besnik Hidri m gardistet e djegur ne Cërrik etje. Sa dëshiroj ta harroj e mos ta kujtoj me 1997 por ja vete Basha me deklaratën tij te sotme dhe autoret e 1997-es rreth e rrotull tij nuk ma bëjnë te mundur këtë.

Shkruani nje pergjigje