Lajmi Shqip » Blog Archive » Vlen gjithsesi, BF-ja e miu ndiejne te paret eren e pushtetit - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Vlen gjithsesi, BF-ja e miu ndiejne te paret eren e pushtetit

zamir-gjurgjiNga : Zamir  GJURGJI

Per ta thene qysh ne fillim. Ka kohe qe s’e ndjek Opinionin. Eshte bere tamam si telenovele e shquan me te drejte Edvin Cami. Por nje telenovele shumevjeçare qe me teper se me “Ertugrul”-in, do ta krahasoja me “Dinastine” e rinise sime. Qe serite e fundit i ndoqa kur me kishin rene goxha floket. Ne kete kuptim, meqenese serite terhiqen osh-osh, s’e kam problem edhe ta ndjek pas nje stine dhe te me duket se nuk e kam humbur fillin e skenaristit. Do te me duhet paksa te perqendrohem qe te perditesoj risite e pakta. Opinioni i tille eshte, paneli ben zhurmusin qe BF-ja ta mbaje lidhur publikun pas telenoveles, qe ne thelb mbetet shkume sapuni. Nuk e ndjek vijimesisht edhe per nje arsye tjeter, se me kujtohet emisoni i tij kur Azem Hajdari(ndjese paste) kerkonte te vendoste kasetat e 97-es dhe BF-ja i premtoi se javen tjeter do t’ia transmetonte. Jave tjeter nuk pati per Azemin. Javes tjeter edhe kasetat e tij nuk u transmetuan nga BF-ja. Nuk me kujtohet mire, se kur ka qene per here te fundit ne Opinion Sokol Olldashi(ndjese paste). Apo, a ka pasur ne mend te dilte ne te, pak perpara se te pesonte aksident? Thjesht per te ftilluar disi kujtesen me ngjarjet e dendura politike, per asgje tjeter. Gjithsesi nese e kane masakruar kreun e opozites skuadronet e pushkatareve nen urdhrin e kapitenit te Opinionit, mire i kane bere. Sepse nuk a rast me te mire per kreun e opozites qe te vereje se si ‘masakrohen’ ne perditshmeri qytetaret shqiptare nga sozite e atij paneli laj-thaj-vish. Vetem keshtu kupton dhe ve mend me mire se c’ndodh nese kerkon te shperfaqesh me kulture perendimore ne nje arene ku perballesh me ujqer, çakej dhe per me teper hiena. Sa me teper ta shqyejne imazhin e tij ne panel, aq me teper kreu i opozites do te kuptoje e ndieje perditshmerine e qytetareve(zgedhes). Kur te perputhen keto valenca, atehere dhe vetem atehere, mund te jete i sinkronizuar dhe njesuar me masen e opozitareve te ketij pushteti faraonik. Nuk i vlen shume se emeron ES-ne apo GB-ne ne krye te reagimit qytetar. Perballe tyre, Erioni dhe Edi, luajne si macja me miun, sic luan me nervat e kryeopozitarit paneli i pushkatareve dhe ngacamaneve ne Opinion. Megjithate, BF-ja dhe Opinioni u vlen qytetareve te zakonshem. BF-ja dhe miu jane te paret qe ndiejne eren e termetit(politik). Nese kthen pllaken BF-ja dhe Opinioni, dijeni se ndryshimin politik e keni shume prane. Sa hap e mbyll syte. Dhe pyetja e fundit?A ka ndodhur ndonjehere qe Klani dhe Opinioni te jene ne opozite te mirefillte me pushtetin, me cilin pushtet? Nje here te vetme…!!!

Shkruani nje pergjigje