SHQIPERIA DUHET TE DEKOMUNISTIZOHET QE TE DEKRIMINALIZOHET !

Anti_CommunismNga : Petrit  MULLA

Shoqëria shqiptare,ka te nevojshme ne radhe te pare te dekomunistizohet dhe nuk duhet te mjaftohet vetëm me dekriminalizimin e Parlamenti shqiptar ! Kriza e mosbesimit,qe është mbjelle nga kjo qeveri,per problemin e dekriminalizimit dhe kryesisht kete fenomen negativ e udhëheq ai qe u zotua,para Sekretarit Amerikan te Shteti Kerry,vazhdon te pengoj kete inisiative te Opozites,kryeministri Edi Rama ! Opozita nuk duhet te mjaftohet vetem per te larguar 25 deputete kriminele dhe 7 Kryetare Bashkie te majte te Edi Rames,i cili duke pozuar me Kryetarin e Bashkise se Kavajes,i ben karshillek Sekretarit Amerikan te Shtetit te sapolarguar,se ate Edi Ramen,keta kriminele e sollen dhe e mbajne ne Pushtet ! Partia Demokratike duhet te kerkoje dekriminalizimin e te gjithe Administrates se sotme shqiptare,e cila eshte e mbushur me te gjitha sojet e shkelsve te ligjit ! Partia Demokratike duhet te thelloj me tej luften kunder barbareve,qe kane uzurpuar te gjitha segmentet e pushtetit te sotem,duhet te kerkoje dekomunistizim te gjithe shoqerise shqiptare ! Po te besh nje panorame tere Administrates se sotme,nga mbiemrat te duket sikur jemi me Administraten e viteve 1975-1990,sikur ne kete vend,nuk kane kaluar proçeset Demokratike,sepse ne ato vite kane qene baballaret e atyre qe jane sot ne pushtet ! Çfare transferimi i pushtetit komunist te “SOVJETEVE”,i sigurt ne besniket e vet ! Pra duhet te filloje dekomunistizimi,nje proces,qe i ka munguar vendit tone ! Opozita shqiptare duhet tja beje te ditur jo vetem popullit shqiptare,por edhe Kancelarive Perendimore,kryesisht Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian ! Parlamenti me i turpshem qe ka pare historia e Shqiperise,me deputet me ordinere,te cilet votojne ligjet,per ti zbatuar nje qeveri,qe nuk ka me legjimitet,se ata qe e mbajne ne kembe jane parlamentare qe jane te shpallur kriminele dhe ne kerkim,nga drejtesia e Shteteve Aleate Europiane ! Opozita jo vetem te kerkoje qe keta parlamentar kriminele te dalin jashte Parlamentit,por ti dorezohen drejtesise shqiptare dhe Europiane,per te dhene llogari,per bemat e tyre kriminale ! Te nderuar miq/ke,ne se duam te shpetojme kete vend,nga kthetrat e ketyre,qe nuk lene gje pa bere,per tu pasuruar,duhet te mbeshtetim Opoziten,per dekomunistizimin dhe dekriminalizimin , jo vetem te Parlamentit Shqiptar,por per te gjithe Administraten Shqiptare dhe Shoqerine Shqiptare ! Aksioni Opozitar duhet te vazhdoje furishem,per te çliruar Shqiperine nga ky ferr,nga ky batak qe e ka futur “Rilindja” e Partise Komuniste te Punes Socialiste !

Shkruani nje pergjigje