Lajmi Shqip » Blog Archive » Rugova,Thaci apo Kosova…… - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Rugova,Thaci apo Kosova……

20080119155438rugovahashim-thaciShkruan : Dardan  PEJA

Kosova me se fundmi pas rremujave allashqiptarce ka “zgjedhur” nje president tjeter,Hashim Thacin.Eshte per te ardhur keq nga reagimi nga ana opozites me tepri enveriste dhe gjakftohtesia kriminale e pozites me tepri  kriminelesh qe potencuan ne menyren me perfekte ngjarjet aspak civilizuese aspak demokratike.Kush ka patur te drejte ne kete rast mund te pyes dikush….? Palet qendruan stoike ne perballjet e tyre duke shkelur mbi pavarsine,lirine dhe civilizimin ne menyren me te turpshme qe dinin te benin.Koalicioni opozitar dominohej nga opsionet marksiste te rrenimit te shtetit,shumica ne pushtet ofroi te njejten fytyre,ate qe shfaqin vetem te eturit per pushtet te pakufizuar,rezultati eshte ky qe morrem. Nje president te kontestuar jo nga enveristet e opozites por te kontestuar ne vite gjate rrugetimit te tij nga lufta deri ne clirimin e Kosoves.Thaci nuk ka sesi te jete zgjidhja e drejte per kete shtet shqiptar qe jeton tash sa vite nen friken e heronjve te rreme qe gjoja luftuan dhe nen hijen e patrioteve te rreme qe nuk rreshtin se mburruri per ate qe kane bere.Kosova me se shumti ka nevoje per kulture politike,liri te shprehjes dhe ekzistencen e institucioneve. Me zgjedhjen e bre se fundmi liria e shprehjes shkoi per lume,kultuara politike denigroi ne rrugaceri dhe institucionet pushuan se ekzituari.Presidenti pare i Kosoves ishte Ibrahim Rugova qe perfaqesonte atekohe eliten jo vetem te ketij shteti te ri por te te gjithe hapesires shqiptare.Vizioni tij ishte progresi drejt emancipimit te jetes shumeplaneshe te hapesires ku flitej shqip,por cuditerisht ndaj tij u hodhen gure e akuza nga me monstruozet qe mendja e nje shqiptari mund te pjelle.Ai u kryqezua nga injorantet,antikapatet dhe banditet qe hiqshin me luftetare e patriote prej tij.Madje kjo shpure bashibozukesh qe lartesohen sot nuk denjuan te lejonin garden e Kosoves ta percillnin ne strehen e fundit. Veprim ky qe bie ndesh me ligj apo kanun njerezor te krahinave shqiptare.Sot keta Gjarperinj keta DonKishote te clirimit jo vetem nuk paguajne per cfare kane bere por cuditerisht me bekimin edhe te LDK-se te gjeniut Rugova behen pasardhes te tij.Kjo llogjike antishqiptare,antidemokratike dhe antinjerezore nuk ka sesi te  anashkalohet apo te mbulohet me lloj-lloj sofizmash kriminale.Gjate ketij rrugetimi neper Pavarsi,Kosova ka patur vetem nje president legjitim dhe ky eshte Ibrahim Rugova,te tjeret pas tij jane vetem produkte pazaresh te pista qe behen skutave per interesa jokombetare por personale apo klanore.Thaci si gjarper qe eshte nuk e ka kalkuluar mire levizjen e fundit pavarsisht kohes apo ngjarjeve qe do te rrjedhin me pas.Ai me zgjedhjen e tij nuk vrau vetem Ibrahim Rugoven por ai ekzekutoi perfundimisht te ardhmen e Kosoves se brishte qe nuk gjen qetesi edhe sot nga enveristet,kriminelet  dhe kusaret e te dy aneve te politikes.”Fitorja” e Thacit dhe e Mustafes kompletoi komplotin ndaj ideve te gjeniut Rugova qe enderronte cdo minute per nje Kosove ndryshe nga LPK-istet,PDK-istet dhe VV-istet,nje Kosove ku te mbreteronte ligji,shteti dhe demokracia.Kosova tashme ka hyre ne nje rruge pa krye,pa te ardhme,pa drite ne fund te tunelit dhe kjo per merite te padiskutueshme te politikaneve te sotem qe se fundmi kane ekzekutuar edhe se vdekuri liderin historik te pavarsise dhe lirise.

Shkruani nje pergjigje