Ja si kisha serbe-manastiri Deçanit dhunon drejtësinë, seancë gjyqësore në “natyrë”

seancehapurNga : Adem  LUSHAJ

Në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, ka vazhduar Seanca gjyqësore kundër Afrim Cacaj nga Deçani, i akuzuar nga Prokuroria e shtetit për pushtim të paligjshëm të pronës nga neni 332 të KPK-së në dëm të dëmtuarës Manastiri i Deçanit, duke pretenduar se prona e pushtuar nga Cacaj, ishte pronë e të dëmtuarës (Manastirit).
Seanca e sotme e udhëhequr nga gjyqtari i rastit Sulltan Dobraj, ishte diç më e veçantë pasi që është mbajtur në vendin ku dyshohet se është bërë pushtimi i pronës apo siç quhej “Seancë terreni”, e ku merrnin pjesë edhe, përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, përfaqësuesi i komunës së Deçanit dhe përfaqësuesja e Agjensionit të Privatizimit, e ku ishin të pranishëm edhe Policia e Kosovës dhe KFOR-i italian, por edhe qytetar të shumtë të cilët kishin zgjuar interesim për rastin në fjalë. Sipas një Aktakuze të ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës, e që përfaqësohej nga prokurori Ardian Hajdaraj, thuhet se i dyshuari Afrim Cacaj nga Deçani, me qëllim të uzurpimit të pronës se paluajtshme, (që Manastiri i Deçanit pretendon se është pronë e saj), kishte ndërtuar një kamp shtëpizë të drurit, e cila ishte larguar më pas me forcë nga Inspeksioni komunal me asistim të policisë së Kosovës, gjë që në bazë të nenit 332 të KPK-së paraqet vepër penale si pushtim i paligjshëm i pronës se paluajtshme. Gjyqtari Dobraj, kishte marr vendim që seanca e sotme të mbahet në vendin e ngjarjes, me qëllim të identifikimit të pronës që dyshohet se është kryer pushtimi i pa ligjshëm i pronës së paluajtshme nga Cacaj, duke urdhëruar ekspertin gjyqësor të gjeodezisë, z. Fidan Hasaj, për ti mënjanuar pretendimet kontradiktore të palëve në procedurë lidhur me pronën, në praninë e ankuesit (Manastiri i Deçanit), prokurorisë e përfaqësuesve të Agjensionit të Privatizimit të Kosovës dhe Komunës së Deçanit. Edhe pse ishte pritur që vendimi përfundimtar do merrej sot, kjo gjë nuk kishte ndodhur, ngase gjyqtari Dobraj ka thënë se “Vendimi për rastin në fjalë, do merret pas pranimit zyrtar të raportit të ekspertit Hasaj, me ç’rast edhe do të caktohet vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor, në të cilën do te administrohen të gjitha provat, e në bazë të administrimit të tyre dhe dëshmive, gjykata do të shpall vendimin gjyqësor, bazuar në Ligjet e Republikës së Kosovës”.

Shkruani nje pergjigje