KU(R) DO RRËZOHET “BUSTI” I XHORXH SOROSIT?

zamir-gjurgjiNga : Zamir  GJURGJI

Mesdita dhe mbrëmja e së premtes se fundit të janarit ofroi një panorame të pazakontë për politikën shqiptare: Plaku Soros nuk është më “Zotnia i Paperlyem”. Gjuha e drurit e ish-kryeministrit Berisha dhe gjuha e drunjtë e ish-kryeministrit Meta shkonte aty ku dhemb dhëmbi, teksa “Bishti i dardhës” apo “Bidai” mbeten gjetje gjuhësore. Përse vallë? Stihi a stuhi politike? A është vertet Xhorxh Soros Guvernatori dhe Kryekonçesionari i politikës shqiptare(dhe jo vetem)?
Dy dekada më parë, në emisonin e RAI-t (“Maastricht Italia”) që drejtohej nga Alan Friedman, debati Soros-Berluskoni ishte mjaft i ashpër, ngaqë Soros “këshillonte” Berluskonin që gjithë të ardhurat e Buxhetit të italianëve t’i hidhte në Bursë, ndërsa ish kryeministri italian ngulte këmbë që investimet publike ishin synimi i tij për të ardhurat nga buxheti dhe se nuk mund të “luante bixhoz” me mundin dhe djersën e italianëve , nderkohe qe kishte nxënë shumë mësime nga zhvlerësimi i paundit britanik. Në mars të vitit 2010, ish kryeredaktori i “Le Monde”, Jean-Marie Colombani, vinte gishtin e fajtorit të krizës financiare të Europës tek spekulatorët e bursave që fshiheshin nën petkun e bamirësisë dhe pikërisht te Xhorxh Soros dhe “hedge fund”-et e tij. Në artikullin e tij të botuar në “El Pais”(Con el agua al cuello), Colombani citonte edhe “Wall Street Journal” për darkën e spekulantëve të bursës, që në fund të shkurtit të 2010-es, ne Nju Jork, kishin vendosur të ndermerrnin sulm frontal kundra monedhës euro deri sa të barabitej me dollarin, e më pas të zhvlerësonin edhe dollarin vetë. Në prill të 2010-es, edhe më i drejtperdrejte u shfaq ne publik kryeredaktori i “Le Monde Diplomatique, qe në editorialin e tij “Burqa bla-bla”, nxirrte në pah dorën e fshehtë te spekulanteve të bursës që kishin mundësuar humbjen e 20.000 milion eurove në Thesarin e Shtetit, si pasojë e një veprimi “teknik” të Ekzekutivit francez.

Ndërkohë që në Shqipëri, ndikimi prepotent i kryespekulantit financiar të bursave eshte edhe më arrogant. Kllounet e tij kontrollojnë thuajse të gjitha sferat e pushtetit. Ekzekutivin, legjislativin, mediatikun dhe ishin një hap larg marrjes ne kontroll tërësor edhe të atij gjyqsor. Për të mos folur për atë financiar, se është humbje kohe për ta dëshmuar. Po atëherë? Çfarë pushteti kishte më pak ‘ultra i majti’ Enver Hoxha? Apo që pushtetin e ushtronte me baballarët e Byrosë Politike, ndërsa “far-left”-i Soros e ushtron me bijtë ideologjikë, e për më tepër biologjikë të saj! Nga Traja, tek Rama e deri te Veliaj, Plaku Soros i ka ndërlidhur tre breza. Duhen bërë pesë që të shquhet?! Kjo është njëherazi edhe sfidë e opozitës bashkëkohore. Nëse Dr.Halim Kosova ‘u bë kurban’ se përmendi dhe guxoi luftën kundra “majtistëve dhe mjaftistëve” ne fushate zgjerdhore, këllqet e z.Basha jane tejet të brishta për këtë sfidë. Gjithsesi kjo është sfida e tij. Fjalët e tij se do të luftojë korrupsionin dhe do të vërë drejtësi në vend kanë një prove përpara: të rrezojë, se paku verbalisht, mitin e kryespekulantit dhe kreut te korrupsionit, Xhorxh Soros. Ndersa qytetarëve shqiptare u mbetet një sfidë tjetër. Të rrëzojnë bustin e rilindur të Enverit, ate te Xhorxh Soros-it. Pasi të rrezohet Busti i te Rilindurit, Byroja Politike(alias:Mavi Qeveria) zbythet vetë. Gjithsesi, nuk duhet lene e vetme ne zbythje që të përsëritet gabimi i fatal i 90-es. Këtë herë u duhet dhënë edhe plumbçe bythëve(që bishtin e “dardhës” të mos e dredhin kurrë më).

Shkruani nje pergjigje