REFORMA NE DREJTËSI SI PËRPJEKJE PËR TE PËRJETËSUAR PUSHTETIN E KOMUNISTËVE

reformaNga : Nebil  ÇIKA

Reforma aq e përfolur e drejtësisë po degjeneron drejt një projekti qe synon përjetësimin e pushtetit komunist ne Shqipëri . Aktualisht ajo procesi është bllokuar te dhe paktën deri ne mars kur Komisioni i Venecias pritet te jap enje opinion përfundimtare për draftin final nuk pritet ndonjë zhvillim , për sa i përket pozicionimit te palëve ne raport me te . Drafti zyrtar, ai i qeverise apo me mire te themi i PS-se , synon hapur kapjen e drejtësisë dhe mjafton ta lexosh atë e kupton se ke te besh me një projekt e skenar te qarte politik te kontrollit mbi drejtësinë nga qeveri a aktuale edhe për disa dekada te tjera. Ne draft nuk ka asnjë ligj apo nen qe flet apo nënkupton një veprim qe mund te garantoje pavarësinë e gjyqësorit , përkundrazi drafti krijon mundësi ligjore te vënies edhe me shume nen kontroll politik te tij .Prishet KLD-ja aktuale dhe krijohen disa institucione te tjera te reja qe dot te ndërtojnë dhje kontrollojnë drejtësinë e re . Te gjitha këto institucione të reja sipas draftit te PS te ndërtohen e do të emërohen nga shumica parlamentare . KLD i ri , Gjykata Kushtetuese , Gjykata e Larte , Byroja Kobtare e Hetimit, p[prokurori i Për dhe çdo strukture tjetër gjyqësore do te krijohen dhe emërohen sipas dëshirës se shumicës ish komuniste ne pushtet gje qe nënkupton mundësinë e qeverise për te vendosur njerëzit e saje ne te gjitha pikat kyçe te drejtësisë para nj kapje politik e mungese pavarësie shumë me e madhe dhe me e sigurt se kjo qe kemi tani. Për te realizuar ketë qeverise apo PS-së i dhen 3/5 e votave ne parlament një shumicë qe ajo e arrin me siguri ne kushtet aktuale . Rama po këmbëngul për këtë dhe mund ta kishte realizuar tashme ne se aleati LSI do kishte rende dakord gje qe nuk ndodhi dhe çoi sërish draftin ne Venecia një lëvizje taktike kjo e qeverise me shume për te fituar kohe ne shpresën e gjetjes se një zgjidhje me LSI-ne apo te një lobimi me te gjitha mjete tek anëtarët e Komisionit te Venecias për te mbështetura draftin e tyre apo me mire te themi votimin me 3/5 qe do i jete asaj mundësinë te bënte çfare te donte me reformën dhe drejtësinë shqiptare .

Beteja e dëshpëruar e opozitës !

Opozita me sakte PD-ja nuk i ka votat për të bllokuar projektin e qeverisë për kapjen e drejtësisë me 3%5 e votave ne kuvend . Ne këto kushte ajo e kushtëzon pjesëmarrjen e saje ne reformën pre drejtësinë me votimin klasik te ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave ne kuvend te cilat qeveri nuk i bën dot . Ajo ne draftin e saje është kundër shume pikave te draftit te qeverise por kyçi i betejës se saje është votimi me 2/3 i reformës . Me këtë mënyre votimi opozita arin bllokojë synimet e qeverise për ta kapur 100 % gjyqësorin e vetishme se ne se kjo ndodhi pushteti i kundërshtarit behet absolute edhe për disa dekada. Mundësia e bllokimit me 2/3 e votave qe opozita këmbëngul mund te jete një mase efikase qofte edhe e përkohshëm ndaj kapjes totale te drejtësisë nga ish komunistet . Opozita nuk është se shpreson ndonjë gje te madhe por te paktën mundësia e bllokimit prej saje i mundësisë se qeverise për ta marre peng me shume politikisht drejtësinë është me mire se hiçi , Duhet thëne se ne opinionin e pare Venecia ishte me afër logjikes se opozitës se sa qeverise .Ajo rekomandoi vitimin klasik me 2/3 gje qe i dha opozitës te drejtën te argumentonte qëndrimin e saje si ne aspektin ligjor ashtu edhe ne opinionin publik. Ata tani presin Venecian . Jo pa frike . Janë mundësitë qe edhe qëndrimi i Venecias te ndryshoje ne kushtet e presionit te qeverise dhe lotimit te saje me anëtarë te ndryshëm te komisionit pse jo edhe4 korruptimit te tyre , gjera qe kane ndodhur për te cilat qeveri dhe shumica politike aktuale shqiptare shquhet , Ata janë ne pritje te Venecias . Po sikur Venecia të pranojë variantin e PS-se me 5/3 ?! Opozita ngre duart ! Ajo nuk ka një plan B për at bllokuar qeverinë dhe kjo e inkurajon edhe me Ramën te tentoje ,me te gjitha mjetet tia ktheje mendjen Komisionit te Venecias . Vetëm një miratim e rekomandim prej tyre se 3/5 mund te jete i pranueshëm dhe reforma e gjithashtu edhe drejtësi merr fund një here e përgjithmonë.
LSI , lufta brenda llojit

LSI ka hall tjetër atë te luftës brenda llojit ne qeveri ! Jo kundërshton me shume byronë kombëtare te hetimit një institucion qe drafit i qeverise apo PS-se i jep kompetenca te jashtëzakonshme e pavarësi te plote ne ndjekje penale e arrestime deri tek nje5rzit me imunitet . Ky institucion krijohet nga fillimi dhe kuptohet qe te gjithë njerëzit e emëruar atje ne se ligji kalon me 3/5 do te jene te PS-se apo me mire te themi te Ramës . Frika se mos këto institucione përdoren për gjueti shtrigash ne luftën brenda llojit ka bere qe meta te jete i frikësuar nga kontrolli i Rames mbi drejtësinë dhe pa përcaktuar kundërshtitë e tij duke merkur një zgjedhje konsensuale për drejtësinë , par bashke me opozitën. Pikërisht këtu ndahen dy partneret . Meta e di mire qe Rama mezi pret ta fundose jo vetëm politikisht. Disa here njerke te Rames janë munduar te kaosin penalisht Metën duke bere akuza te renda siç ishte ajo amper vrasje nga deputeti Doshi apo ajo për CEZ nga përfaqësuesi i qeverise ne arbitrazhin ndërkombëtarë . Kjo e ka rritur dukshëm tensionin dhe aplikimin e mosbesimit midis partnereve ne qeveri gje qe ka çuar ne një ndarje te hapur midis tyre për reformën ne drejtësi . Meta e di se është i rrezikuar i madh ne se i jep Ramës ne kontroll 100% drejtësinë siç parashikon drafti zyrtar i qeverise . Ne këto kushte ai e sheh veten apo interesat e tij me afër opozitës se sa partnerit ne qeveri dhe bashkoi forcat me ata duke e shtyre edhe për disa muaj por jo zgjidhur çështjen e drejtësisë duke i zgjatur edhe dy muaj ditët ne ankth te Ilir Metës

Ndërkombëtarët : Nuk kuptojnë apo nuk duan !

Ne krye te aksionit për reformën publikisht janë ndërkombëtaret veçanërisht ambasadori amerikan Lu. Ai është investuar shume por me pak produkt për te bindura politiken shqiptare te shkoje drejt një drafti te parura nga te gjithë. I ka kaluar te gjitha normat e limitet diplomatike duke e fituar betejën ne opinionin publik por jo me politiken dhe veçanërisht me reformën ne drejtësi. Përpiqet te ruaj ekuilibrat dhe baraspeshat ne ndikimin e tij por ne fakt anon nga qeveria apo ka ngecur tek qëndrimi i Rmes i cili nuk duket se ka ndonjë korrektese te spikatur me aleatët. Ka shkuar e ka kontaktuar me shume me opozitën por jo te gjitha takimet kane qene mbështetëse . Ka pasuar raste kur i ka kërkuar asaj tërheqje jo se ka qene e drejte por sepse Rama ja ka bere te qarte se nuk tërhiqet nga projekti i tij. Takimi për tre ore me ilir Metën , një rekord ky, nuk solli ndonjë produkt pozitiv dhe e vene ne dyshim edhe forcën e tij imponuese për politiken shqiptare aq te fryre e te besuar ne publik . Gjithsesi ai ngelet ende shpresa qe qeveria te tërhiqet nga drafti i saje i kapjes se drejtësisë. Opozita ka harxhuar shume energji për tua shpjeguar u qëndron hilja pasi amerikanet ose nuk e kuptonin mire ose bënin sikur kur behej fjale për këtë çështje. Për ambasadorin ne BE-se Vllahutin as qe behet fjale . Ajo është hapur dhe forte me Edi Ramen një qëndrim qe ka vene ne vështirësi edhe ambasadore e zyrtare te tjerë te vendeve te BE-se qe e kuptojnë situatën dhe qe janë kundër projektit për kapje te Rames . Ka edhe një faktor tjetër ndërkombëtarë , te pa deklaruar aq shume publikisht te ekonspiruar nga kreu i komisionit te reformës Xhafa dite me pare , Xhorxh Soros ! Xhafa falënderoi publikisht fondacionin e tij ne Shqipëri për mbështetjen e reformës ne drejtësi duke i hapur petet lakrorit . Solos është një mbështetës i njohur i qeverise dhe komunisteve jo vetëm ne Shqipëri. Rama ka qene një prej te sponsorizuarit e tij te pare qe ne vitin 1992 , e shoqja e tij linda ka qene drejtore e bordit te fondacionit ne Tirane. Vëllai i kryeministrit Olsi Rama i punësuar i tij, këtu dhe ne SHBA . Ministri i drejtësisë Manjani ne tjeter ish i punësuar i tij etje. Veliaj dhe shota e tij Mjaft , gjithashtu te financuar prej tij . Qartësisht Soros është pale apo me mire te themi pjese me qeverinë dhe kjo e bën punën e ndërkombëtarëve po aq te dyshimte as punën e faktorëve shqiptar? te reformës. Frika me e madhe është ndikimi apo lotimi i tij ne komisionin e Venecias gjera qe ai ka bere edhe me pore ne vende te tjera. Por z Soros ka takuar edhe Bashën e opozitës dhe ka një bisede , pakt apo marrëveshje , nuk duhet me saktësi te pa zbardhur midis tyre , gje qe e rendon edhe me shume situatën. Gjithsesi , tani është qe arte qe për reforme te ndershme nuk behet me fjale , Pyetja është pafare do te ndodhe ne Mars kur te ktheje përgjigje Venecia. Nuk e di qofsh i gabuar por nga ato qe thamë me larte peshoja rendon nga ana e qeverise. Ne se kjo ndodh komunistet marrin nen kontroll te plote , përfundimisht drejtësinë dhe prej saje e te gjithë pushtetet e tjera .

Shkruani nje pergjigje