Nje shaka britanike pa kripe

kriza-ekonomiNga : Klodian  TOMORRI

Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik shperndau sot nje njoftim zyrtar ku ben te ditur se revista prestigjoze The Economist ka publikuar nje artikull 8 faqesh per Shqiperine ne te cilin e cileson vendin si lider te reformave ne rajon. Bashkangjitur njoftimit, Ministria u ka shperndare mediave edhe artikullin perkates.

Ne fakt, ne krye te shkrimit dhe ne cdo faqe te tij ka te shkruar nje togefjalesh; “advertisement feature”. E dini cfare eshte advertisement feature? Me poshte eshte pershkrimi zyrtar sipas legjislacionit britanik. (The Economist eshte britanike) “An advertorial is an advertisement feature, announcement or promotion, the content of which is controlled by the marketer, not the publisher, that is disseminated in exchange for a payment or other reciprocal arrangement”. Bashkangjitur linku https://www.cap.org.uk/…/Help%2…/Advertisement_features.ashx

Pra eshte nje shkrim publicitar me pagese, vertetesia e te cilit kontrollohet jo nga revista por nga reklamuesi. Kjo do te thote se ne rastin konkret gazetari qe ka shkruar shkrimin qe lavderon qeverine shqiptare si reformatoren me te madhe ne bote eshte vete qeveria shqiptare. The Economist nuk mban pergjegjesi per asgje nga ato qe jane shkruar aty. Ai shkrim eshte paguar me para publike. Nese edhe une do kisha akses ne parate e taksapaguesve shqiptare mund t’i dedikoja vetes nje shkrim ku te thuhej se jam me i zgjuar se Greg Mankiw dhe me seksi se Brad Pitt. Nese qeveria eshte e bindur se reformat po ecin dhe jane te suksesshme ketu nuk ka asgje te keqe. Por te tentosh te shesesh nje shkrim te paguar me parate e taksapaguesve si nje artikull ku bota e zhvilluar levdon qeverine si reformatoren me te madhe ne rajon eshte e tepert. Nje shaka britanike pa kripe.

Shkruani nje pergjigje