POETIT ISMAIL KADARE

bilaliDihen tashme cilat ishin marredhniet midis B. Xhaferit dhe I. Kdarese…..I pari jeton jeten e pertejme mbushur me dhimbje,vuajtje e persekutim,i dyti jeton ende midis mitit  dhe realitetit aspak te pelqyeshem.Gjithsesi ne lduelin midis ketyre shkrimtareve nuk ka fituar as Kadare por diktatura qe prodhonte tragjedi per “armiqte” dhe “idhuj” per te degjueshmit e “te urtet”.Kjo poezi e Bilal Xhaferit mbetet si nje e vertete qe gjithsesi eshte vertetuar ne kohe ……

Nga : Bilal Xhaferri

Ti lulëzove në stinën me rubla,
Kur ne të tjerët hamë baltën e kënetave,
Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne të tjerët hamë plumbat e mashinkave
Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara
Ti u jep xhelá çizmeve të xhelatëve,
çizme të rënda me gozhda të përgjakura
që shkelën mbi fytyrat tona të masakruara.
Ti vinje nga sallonet e aristokracisë së kuqe,
Vinje nga “Dasma” i dehur me lavdi,
Unë vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait të pushkatuar,
Vinja nga varrimi i lirisë së kombit.
Ne u ndeshëm në errësirë
Si dy re, në një natë me stuhi,
Por që të gjithë e dinë mirë
Që shenja e furisë sime s’ishe ti:
Unë u ndesha atje me tiraninë
Hodha jetën time në kthetrat e ujqërve
Dhe u shikova me vdekjen time sy më sy

Shkruani nje pergjigje