Ku është Shpëtim Idrizi!

idrizi_2787Nga : Nebil  ÇIKA

Ku është Shpëtim Idrizi?!  Kryetari i PDIU, “shpresa” e Çamërisë dhe gjithë çështjes kombëtare shqiptare! Ka humbur, nuk duket gjëkundi! “Nacionalisti” i madh i politikes shqiptare  humbet sa herë shpërthejnë skandale qe kane te bëjnë me çështjen kombëtare ne përgjithësi dhe atë çame në veçanti. Kam pritur gjithë këto dite te skandalit te  thirrjes ushtar nga Greqia të shefit të kabinetit të  ministrit  të jashtëm, Ditmir Bushati, një reagim a një shenje te Shpëtim Idrizit te PDIU-se, por me kot. Asgjë, heshtje dhe fshehje totale te politikanit dhe politikes qe pretendon se është votuar te zgjidhe pjesën me te rëndësishme të çështjes kombëtare, çështjen çame. Nëse ka çështje qe kërcënohet e rrezikohet nga qenia e një ushtari grek ne krye te kabinetit te ministrit të jashtëm ajo është çështja çame. Shpëtimi e ka justifikuar kalimin e tij ne qeveri pikërisht me përpjekjet e zgjidhjes se kësaj çështjeje, pasi ministria e jashtme i ka mundësitë politike dhe te tjera te avancimit te zgjidhjes se sajë, te paktën ne teori. Por nuk duket kështu në praktikë, Une nuk di te ketë ndonjë çam ne nivele te tilla politike ne këtë ministri, por gjithsesi qenia e një ushtari grek ne krye te zyrës ku shkojnë te gjitha informacionet  ne lidhje ,me këtë çështje e ku përgatiten te gjitha letrat, dokumentet, strategjitë dhe politikat e zgjidhjes se çështjes çame, nëse ka të tilla, ato janë te dekonspiruara dhe sabotuara automatikisht.  A mund ta mbroje një ushtar  grek çështjen çame?! Ne këto kushte, une dhe ndoshta edhe shume shqiptare te tjerë veçanërisht ata te komunitetit çam, njëherazi  edhe votues te Idrizit dhe PDIU-se, kemi pritur me te drejte një reagim nga Idrizi, por me sa duket me kot. Idrizi ka humbur apo me mire është fshehur.

Humbja dhe fshehja e tij nuk janë vetëm politike por edhe fizike.  Ku është Shpëtimi, po deputetet e përfaqësuesit e tjerë te PDIU, te shoqatës Çamëria, ku janë  intelektualet çame. Moment me te mire e me të fortë për të folur nuk  besoj se ka pasur deri tani. Me këtë ushtarin grek ne krye te diplomacisë  shqiptare do ta zgjidhin çështjen Çame  Idrizi dhe aleati i tij Edi Rama?! Kjo nuk është shaka e as tallje? Ky është realiteti i pare ne sy! Kjo heshtje, kjo fshehje, kjo humbje e zhdukje me shume se politike e Idrizit tregon  mungesën e seriozitetit, spekulimin dhe abuzimin e tij te partisë se tij me ndjenjen e mijëra çamëve dhe shqiptarëve te tjerë, te cilët duan me te vërtete zgjidhjen e çështjes çame. Por tallja dhe hipokrizia me e madhe është me martiret e Çamërisë, burra, gra, pleq e fëmijë te masakruar e përdhunuar nga  ushtaret greke, te së njëjtës ushtri ku thirret nën armë ky ushtari grek, shef i kabinetit të ministrisë sonë te jashtme, ne qeverinë ku bën pjese edhe Idrizi. Kot shkon e vendos lule çdo vit ne Kllogjer! Ushtria greke te ka mbërritur në Tirane në Zyrën e Ministrit te Jashtëm. Kot bën sherr me Dulen ne Kuvend, ushtari grek është ne zyrat e shtetit qe drejton! Merr shembull nga “armiku” yt Vangjel Dule. La qeverinë vetëm se Rama te mori ty çamin ne koalicion. Ty ta kane prure ushtarin ne ministri te jashtme e nuk reagon, fshihesh si  burracak, si frikacak! Kësaj i thonë ne Çamëri, “pa din e pa iman”.

Ku është Shpëtim Idrizi?! Pyes për këtë Dashamir Tahirin  dhe gjithë grupin parlamentar te PDIU-se, strukturat politike te sajë dhe te gjithe çamët. Pres një përgjigje, jo për mua por për ta, për çështjen dhe amanetin e te parëve te masakruar, pronat, trojet dhe varret ne Çamëri. Kjo situate me kujton një deklarate te deputetit çam Dashamir Tahiri kohe me pare ne një situate te ngjashme për Shpëtim Idrizin: Ka humbur, kam lajmëruar  emisionin “Njerëz të humbur”  të Aida Shtinos për të“. Sot i them Dashit te beje serish te njëjtën gjë, te gjeje Shpëtim Idrizin.  Ndoshta sot nuk ka nevojë te beje thirrje ne TV, mjafton te kërkoje, te hedhe  një sy  mbas karriges se nënkryetarit te Kuvendit te Shqipërisë me te cilin i zuri gojën Edi Rama. Me siguri aty do të jete! E ku dreqin tjetër?!

Shkruani nje pergjigje