Çfarë “ballisti” është Morina ?!

cana_ballistNga : Nebil  ÇIKA

Të lirohet nga burgu ,e meriton dhe mbështes te gjithë ata qe e kërkojnë sot një gjë të tillë., por jo lutem mos e identifikoni me ballin dhe balistet ne kuptimin politik dhe veçanërisht historik. Mos ma bëni këtë ! Mos ja bëni Ballit Kombëtar dhe gjithë ballistëve  e nacionalisteve të Shqipërisë ! Ka njëqind arsye që Ismail Morina te lirohet . E pa se nuk ka kryer ndonjë dëm , nuk ak vrare vjedhur  trafikuar etje krime te parashikuara  nga kodi ynë penal. “Ka mbajtur armë pa leje” kështu  thuhet të paktën në akuzën zyrtare , dhe kjo është sigurisht e pa ligjshme dhe e dënueshme por nuk është “krimi” me i madh qe është falur ne këtë vend për me tepër kur ka edhe rrethana lehtësuese  ka qene i kërcënuar  me jetë  pe rate qe ka bre apo ka marre përsipër se ka bërë me dronin në Beograd . Ma ha mendja se  kjo është arsyeja e vërtetë e  arrestimit dhe jo armët pa leje ,ato janë vetëm sebepi . E gjithë historia e tij është e dyshimtë qe nga droni  ne Beograd e deri tek arrestimi me dy pistoleta ne prag te ndeshjes me Serbinë  ne Tiranë , Por kjo është një çështje tjetër qe do hetim profesional te cilin duhet thënë se as Serbia e as Shqipëria  nuk  e kane bere kurrë, Kjo e bën te dyshimte situatën dhe heroizmin e tij , por gjithsesi me apo pa është  bërë një simbol  i tifozerisë  kuqezi  dhe  si i tillë duhet te respektohet dhe veçanërisht  te lirohet qoftë edhe për te ndalur një përpjekjeje te çmendur për ta kthyer ne një mit të nacionalizimit shqiptar.

Ajo qe me trishton dhe qe  e kundërshtoj me forcë është trajtimi apo paralelizmi i tij  me nacionalizmin modern shqiptar  te përfaqësuar nga  ballistët anëtare e mbështetës te Ballit  Kombëtar, organizatës nacionaliste  shqiptare te luftës se dyte botërore e me vonë. Ndoshta nofka “ballisti” që Morina i ka vene vetes  është një rastësi  pa lidhje e ide politike , një instinkt qe te çon tek nacionalizmi e patriotizmi  qofte ky edhe vetëm ne sport  Ne se do  Shqipërinë dhe bashkimin e saje ne një shtet te vetëm qoftë edhe ne futboll siç është  kombëtarja aktuale e futbollit  do shkosh pa tjetër tek ballistet simboli politik e historik i këtij bashkimi. Por a mund te jete Morina simbol i nacionalizmit shqiptar  siç po mundohen ta trajtojnë shume  zëra këto dite madje edhe nacionaliste  e politikane  të tillë të spikatur. Mashe ky është qëllimi i qeverise shqiptare  qe e arresto dhe po e mban ne burg , apo  edhe i Serbisë qe  ka vene gishtin tek ai si autori i  ngritjes se dronit ne Beograd.  Ne fakt nuk është  vetëm Morina “ballisti”   i ri i këtij vendi . “Balistizmi “ si  simbol politik e historik i nacionalizimit  është ne mode është  i vetmi simbol ku te gjithë ata ata qe e dun bashkimin kombëtar  gjejnë veten  por qe sigurisht jo te gjithë  mund te bëhen simbole te tij . Kur themi “ballist”  ne planin historik kemi  parasysh  një organizate  te themeluar e te përbërë  nga burrat e familjet me te mëdha te kombit shqiptar,  Mid;had Frashri, Vasil Andoni ,  Ali  Kelcyra , Jup Kazazi, Preng Cali Shaban Polluzha , Berdi Pejani , Isuf Luzi, Kadri e Bektash Cakrani , Safet Butka .Hysni Lepenica , Bego Gjonzeneli, Abaz Ermeni , Skënder Muco, Musine Kokalari  e qindra  te tjerë intelektuale e patriote të shquar  te këtij  vendi. Por edhe me vone ata qe u rreshtuan me Ballin pas diktaturës  ishin tjetër gje, Osman Kazazi , Abaz Ermenji ,Hysen Selfo , Njazi Çarcani e deri tek Artur Roshi as qe mund te krahasohen me Morinën  dhe  llojin e tij të ballistit   Djemtë e mi janë sigurisht te shqetësuar  dhe  shkuar  kur dëgjojnë  historitë me këtë  ballistin e ri . Ata janë tifozë futbolli dhe  e vlerësojnë  si tifozë , por  çuditërisht nuk e pranojnë  si simbol te nacionalizimit si po përpiqet ta paraqit propaganda pre te si cilës  kane rene edhe shume intelektuale nacionalistë  sidomos ata qe jetojnë jashtë apo ne provinca . Falë edukimit familjar dhe atyre qe kane lexuar  ata kanë një tjetër perceptim për ballistet dhe nacionalizmin shqiptar  qe e shohin te përfaqësuar tek Mid’had Frashri me shokë  gje qe i bëjnë te reagojnë keq ndaj përpjekjeve par paralelizëm te dy  situatave . Mirëpo të rin te tjerë shqiptar  qe nuk ae kane edukimin e duhur  janë përpara  një rreziku te madh . Ata mund te krijojnë një perceptim për ballistet  sipas modelit te Ismail Morinës dhe ky do te ishte kulmi. Ata “ballistët” e vërtetë ishin elita te shkolluar ne universitetet me te mira të botes, intelektuale , politikanë e profesionistë te spikatur te të gjitha fushave . Mendojeni  pak një i ri të imagjinojë ne modelin e ofruar te Morinës ,  jo Frashin, Andonin etje  por  edhe me te rinj te Ballit , Besnik Çanon. Azis Sharrën, ing .Kujtim Beqirin,  shkrimtaren Musine Kokalarin, filozofin  prof. dr Isuf Luzi , shkrimtarin dhe intelektualin  prof. Arshi Pipën,  prof. Sami Rrepishtin  dr Agim Lekën etje djem e vajza qe përfaqësonin rininë balliste te kohës . Mos o Zot !

Por nuk është vetëm  Morina qe i kërkoj ndjese qe e mor si shembull pasi nuk  kam asgjë me te dhe punën e tij , përkundrazi e  vlerësoj .  Jam shumi i lumtur qe shohë  stadiumet dhe rrugët  te mbushura me qylafë , qeleshe  e plisa  me shqiponjën  e zezë ne to , një rikthim   i detyruar i rinise sonë tek simbolet kombëtare e nacionaliste  dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe . Por mendoj se plisat e ballistëve janë simbole te forta po nuk janë gjithçka. Nuk mishin  plisat , qylafët dhe qeleshet  e ballistëve  por kokat e  mendjet e mëdha poshtë tyre që i bënë ato të famshme . “Po me shpifën simbolet e ballit”  me thoshte një ditë një ballist i thekur , miku im Ali Azizi nipi i një prej ballistëve te spikatur Pelivan Azisi. Pse “ e pyeta  i habitur. Pashe  Taulant Ballën që kishte vene ne tha në stadium një qeleshe me shkabe- më tha. Qesha po nuk e besova Aliun . Mund te them  se u ndjeva ne te njëjtën mënyrë kur pashë  qe  ky “ballisti i ri: Morina  qe po na e paraqesin si simbol nacionalist  u vizitua ne burg nga ish  hetuesi i sigurimit te shtetit ,Sprtak Braho,. Tani, ballist  edhe me mua edhe me Spartak Brahon  , edhe  me Shqipërinë  etnike nuk ka  . Kush e  di sa ballistëve realë apo pinjollëve te tyre  u ka  rrjepur lëkuren Braho . Prandaj them se ky lloj ballisti nuk është ai qe njoh  unë , qe  dua  unë , është i sajuar sipas modelit  sllavo- komuniste bashkëpunimi te cilëve  vazhdon qe nga 1941 e këtej .. Një figure mediatike  aventurieri , ordineri,  mshatruesi  dhe  i kriminalizuar,  me arme armë leje , bileta false etje  sipas njoftimeve te medieve  dhe policisë . Ky sigurisht nuk është ballisti im ,as i djemve te mi dhe shpresoj i shume shqiptareve  qe ndajnë te njëjtin mendim me mua pre ballin dhe ballistet . Është një sajesë propagandistike një heroi sipas modelit të realizimit socialit  !

Por kjo kohe  ka edhe  simbole te forta te të qarta balliste por qe media  komuniste shqiptare  nuk i shikon dot , nuk e lënë ti shohë. Ky është idhulli ynë aktual  , kapiteni 9i ekipit kombëtar Lorik Canaj . Ballist i vërtetë ! Ne origjine , ne edukim ne gjen ! Ka te stampuar ne krah shqipen  dy krenare me mbishkrimin “ballisti” jo si simbol sportiv por si simbol politik dhe historik. Ballist  ai , ballist i ati, ballist gjyshi , te paktën kështu ka deklaruar vet.  Ne kulmin e suksesit të ekipit tone kombëtarë para syve e veshëve  miliona shqiptareve  dhe botës , ne krah te kryeministrit ish- komunist,  citoi me krenari  kryeballistin  e vërtete shqiptar gjeniun e kombit Midh’hat Frasheri . Po media  e kontrolluar nga qeveria nuk e shikon dot këtë ballist tre breza te tille , te edukuar te shkolluar , te talentuar  ballist jo vetëm ne futboll po ne te gjithë qenen e tij. Ky  pra është ballisti im  ballisti  i vërtetë , një vazhdimësi e qartë politike, historike e gjenetike. Po e mbyll  këtë shënim  me koment  një mikut tim nga  Dibra ne fb  Edmond Hasani  i cili protestonte ne një fare mënyre për spekulimin mediatik  e politik  me këtë tipin e ri n te  “ballistit ”: “Te jesh Ballist duhet të jesh soj e jo sojsëz !” – Ndajmë të njëjtin mendim miku im !

Shkruani nje pergjigje