Kompleksi ynë i europianizmit

indrit_vokshiNga : Indrit  VOKSHI

Na u tha rrini sa më urtë, që të tregojmë qytetari, se përndryshe nuk na qas Europa. Serbët bërtitën në kor “Vritini shqiptarët” dhe Europa para pak kohësh iu dha shumë euro dhe iu premtoi çelje negociatash në dhjetor. Si është e mundur kjo?

Në foto kryeministri kroat i cili shprehet me shpërfillje për presidentin serb duke thënë “Kush është ky Nikoliç”? Dhe thotë se as nuk dëshiron të flasë e të dëgjojë për Aleksandër Vuçiçin. A thua nuk është europian “vlladika” i Kroacisë? Jo. Është anëtar i BE. Por është tarravol burrë. Nuk e sheh fatin e vendit të tij të lidhur me Vuçiçin, siç e sheh ky drejtori i komunales që kemi kryeministër në Tiranë. Si intereson se mërzitet Vuçiçi, madje bën çdo gjë që Vuçiçi të mërzitet. Respekton vuajtjet e vendit të tij të shkaktuara nga mentaliteti i atyre qeverive në të cilat ky Vuçiçi ka qenë ministër. Dhe në përballjen më të vogël, nuk i llogarit për burra qeveritarët serbë. U kundërpërgjigjet me shpërfilljen e duhur. Sepse ua njeh mirë mentalitetin.

Ndaj mos na e prishni ditën me shprehje “u sollëm si në Europë” se hulIganizmi në Europë ka lulëzuar. Sjelljen prej lepurushash mos na e paraqitni si qytetari. Cenoji amerikanët njëherë dhe ta tregojnë siç duhet qytetarinë. E nëse të jesh europian dmth të ndrydhësh veten se na mërzitet Serbia, nuk dua të jem kurrë europian. Jam shqiptar. Vetëm shqiptar. E mira dhe e keqja, janë veti edhe të shqiptarëve. Nuk ka nevojë me thanë jemi europianë. Me mohu veten në mënyrë aq turpëruese. Jo zotni. Jena shqiptarë. E nëse kena disa të mira i kena se jena shqiptarë. Edhe të këqijat gjithashtu. Balosha pa komb e pa rracë.

Shkruani nje pergjigje