Populli i di gjithë horrllëqet e qeverisjes

EDI-RAMA-zaptuesNga : Pirro  Guremani

“Ku ka za, s’asht pa gja”, thotë një fjalë e urtë popullore elbasançe që e kam dëgjuar me shumë kërshëri në një bisedë miqsh. Një filozofi e tërë e përmbledhur në gjashtë fjalë, si një gur xhevahir që vlen për ta përmendur sa herë që i vjen koha. Dhe koha e ka sjellë që jo vetëm që populli di dhe di gjithçka çka bën qeverisja e sotme social-lësëiste, por di dhe se si duhet vepruar me një qeverisje të tillë të paturp që shpesh populli i thotë që nuk ka din, fe dhe iman. Nëse do ta shqipëronim këtë shprehje, do të thoja se kjo qeverisje i përmbush të gjitha ligësitë që nga kreu e deri tek nëpunësit e thjeshtë që janë kthyer në makutër dhe të babëzitur në vjedhje dhe në mashtrime në çdo gjë. Nuk janë të reja dhe as të vjetruara fjalët që një popull ka thënë në vite, dekada e shekuj duke u mbështetur në realitetin e përjetuar. Sa me gëzim e eufori thuhej se kjo qeverisje kishte ardhur në pushtet nga një milion vota sipas filozofisë së ashtuquajtur “Rilindje” që nuk ishin gjë tjetër veçse shitje dhe vjedhje votash, mashtrime dhe gënjeshtra për të marrë pushtetin sipas parimit “qëllimi justifikon mjetin” që hapur duhet thënë se është një parim nazist, tipik i një kohe kur bota shkoi në Luftën II Botërore.

Kur e lexon Dritëro Agollin, që në këto kohët e fundit është shprehur ndjeshëm sepse ai është tani në moshën e të vërtetave, çdo qytetar që e ka lexuar atë, i jep të drejtë për atë se si ai e ka thënë me shumë filozofi mendimin se “Ç’pret nga një botë, ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi”. Jam e bindur se në të vërtetë ai e vë gishtin tek kjo bota jonë shqiptare, tek kjo Shqipëria jonë hallemadhe, tek kjo qeverisja jonë e inkriminuar drejt ligësive dhe ai, shkrimtari i shqetësuar për udhën e të paimagjinueshmeve që po i bën dhe që po i bën popullit të vet kjo qeverisje. Jeta e përditshme, ekranet e televizorëve, faqet e gazetave , llafet e kafeneve janë të mbushura me ngjarje jo personale, por me paudhësitë që po bën kjo qeverisje e të ashtuquajturës mazhoranca e majtë PS + LSI që po çudit ata një milion zgjedhësit se ku i ka çuar mushka e votimit të dyshes Rama – Meta. Jam i bindur se koha nuk e ndryshon askënd, kushdo qoftë ai, popull i thjeshtë apo qeveritar, sepse ne jemi këtu dhe i njohim të gjithë, populli i di dhe i njeh të gjithë, por thjesht koha e zbulon çdo njeri se si është në realitet, qoftë ky në çdo pozicion të jetës së tij, sidomos zbulon paudhësitë e çdo qeveritari që vjen me bujë dhe me bujë do të shkojë. Nuk thonë kot se çdo hajdut e lë një shenjë në vjedhjen e tij.

Kështu kanë lënë shenjë të gjithë, veçse është dashur shumë pak kohë që të shihet gjurma e çdo njeriu që mban mbi vete targën e qeveritarit, si Edi Rama në gjurmët e pabesive të veta ndaj votuesve të tij, si Ilir Meta në vjedhejt e milionave të CEZ, si Saimir Tahiri në udhën e drogës pa kufi me makina dhe avionë, si Ilir Beqja në mashtrimet me mjekësinë falas e kështu me radhë një pas një çdo ministër. Ne të gjithë po shohim dita-ditës se si një situatë frike e pazakontë po instalohet në çdo lokal e dyqan, se si një ndjesi trishtimi për jetesën po përjetohet nga të mëdhenj e të vegjël, se si çdo familje mendon se si vetëm të ikë e frikësuar nga vdekja për bukën e gojës apo çdo shqiptar mendon se krejt papritur mund të përfundojë në burg. Ndoshta Thomas Jeferson, në një situatë të tillë në një vend tjetër, ka bërë këtë përcaktim që i ngjason si dy pika ujë vendit tim, kur është shprehur se : “Kur populli i frikësohet qeverisë së tij, aty ka tirani, kur qeveria i frikësohet popullit të vet, aty ka liri”.

Populli i di të gjitha dhe i përjeton të gjitha, por edhe i mendon të gjitha që në një moment të veprojë ndaj të gjithëve që e kanë mashtruar dhe e kanë vjedhur, që e kanë inkriminuar dhe pabesuar. Populli e di se gjithçka sot në këtë qeverisjen tonë nuk bëhet për mirëqenien e popullit, por për pasurimin e çdo individi me veshje qeveritare. Kush nuk e pa me zë dhe me figurë kur Edi Rama si kryeministër para tufës së policisë së shtetit që është e depolitizuar, faqe ambasadorit amerikanë dhe syrit të të gjithë shqiptarëve, volli vrer dhe kërkoi të inkriminojë politikisht opozitën. Çka do të thoshte një njeri 2 metra i gjatë që u bë aq i vogël në sytë e një policie të depolitizuar që u bënte politikë kundër opozitës me saktësi që një kryeministër që kërkon të egërsojë policinë e shtetit ndaj popullit të vet. Dhe populli e di se të gjitha këto i bën për para, për tu pasuruar i qetë dhe i patrazuar, tamam si ka thënë një president amerikan i nderuar, Benjamin Franklin “Ai që mendon se paraja bën gjithçka, mund të dyshohet se bën gjithçka për paranë”. Hajde pastaj të mendosh që populli të presë hair dhe mirësi nga një qeverisje e pafytyrë që populli ia di të gjitha dhe nuk mendonte se kaq shpejt do të kthehej në një qeverisje të pabesueshme dhe intrigante, hajdute dhe të inkriminuar.

Shkruani nje pergjigje