Kryeministri kroat: Serbët barbarë. Homologu shqiptar kërkon farkëtimin e miqësisë me “barbarët”?!

zamir-gjurgjiShkruan : Zamir  GJURGJI

Nuk ka paqe ne ish-Jugosllavi, perveçse ajo vegimtare e kryeministrit të Shqiperisë, Edi Rama, që ne rolin e nje “lideri boteror”, kerkon te rilinde si një Josip Broz Tito, për të farketuar miqësinë e ngushte ideologjike dhe biologjike të baballarëve dhe gjyshërve të rilindasve të sotëm me pjellat e Dushanit dhe Miladinit në Serbi.

Ka mjaftuar që në horizontin rajonal të shfaqet kriza e refugjatëve që në Ballkanin Perëndimor të dalin në pah mosmarrëveshjet e pakapercyeshme dhe ndarjet e thella mes shteteve. Historia e pergjakshme dhe padrejtesite nder shekuj nuk mund te kapercehen me sperdredhje peneli, kryqezim gishtash, zgjyra te purpurta dhe telajo mavi. Ne kohen kur kryeministri Edi Rama po përpiqet me të gjtha mënyrat politike, mjetet artistike e futbollistike të shpërfaqet si Përbashkuesi i Ballkanit Perëndimor e më gjerë, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka lëshuar një deklaratë bombë në një konferencë për shtyp.

Kryeministri kroat i ka quajtur serbët barbarë. A thua valle nuk e di kryeministri kroat qe ne BE-ne ku aderon kumbon fort zeri i zonjes Merkel? Apo e verteta per te dhe kombin e tij vlen me shume se fjalite burokratike te zonjes se hekurt europiane. A mos valle kemi nje kryeminister me europianist se kroatet dhe nuk ia dime vleren?! “Duhet të shikojmë në jug dhe juglindje nga vetja dhe të arrijmë në përfundimin se atje nuk ka asnjë autoritet shtetëror. Kështu nuk funksionon shteti, as Greqia, as Maqedonia dhe as Serbia. Nëse kemi nevojë për të lëshuar njerëzit nëpër fushë, siç e bëjnë Serbia, mundemi edhe kështu. Por ajo nuk është shtet, ajo është një shtet i rastit, i çorganizuar, i cili do që të bashkohet me BE. Intensivisht diskutojmë me bashkëpunëtorët e këtyre masave, që duhej t’i vendosnim, që sot apo nesër t’i hiqnim”, – deklaroi kryeministri kroat, Zoran Milanoviç. Koha e maskarenjeve, cinikeve dhe hipokriteve, qe shesin e blejne (soc)nacionalzem ne emer te Tregut te Perbashket Internacionalist, ne Bursen antikombetariste te spekulantit klasik me damke boterore, Xhorxh Soros.

Shkruani nje pergjigje