Pa dekomunistizim nuk ka dekriminalizim!

Tritan_Shehu__komunstNga : Nebil  ÇIKA

Procesi i dekriminalizimit të poetikës nga një kauzë e opozitës po kthehet ne një çështje  kombëtare dhe kusht ndërkombëtar për vendin. Palët kane rëne dakord se ai është problemi kryesor i vendit  dhe  ndasitë janë vetëm çështje teknike dhe hile te vogla te ligjit qe pritet te miratohet ne parlament .

Mirëpo miratimi ligjit i dekriminalizimit i hap  një çështje deri tani “tabu” asaj te dekomunistizimit  te politike shqiptare  te justifikuar deri tani me  parimin juridik se ligji nuk mund te ketë fuqi prapavepruese . me sa duket nga  draftet e përgatitur nga PD dhe qeveria ,Ligji për Dekriminalizimin e kapërcen  këtë “pengese” juridike dhe  do te këtë fuqi prapavepruese , pra deputetet dhe zyrtaret e lartë të shtetit do të largohen apo do te ndalohen ti zëne këto poste për shkak te së kaluarës se tyre kriminale edhe pse  i kane kryer dënimet apo ndëshkimet e tjera për ato që kanë bërë. Kjo është pranuar edhe nga rekomandimet e Komisionit te Venecias qe ka mbërritur ne Kuvendin e Shqipërisë. Ne këto kushte  nuk ka asnjë pengese ligjore qe ne  ligj te përfshihen edhe autoret e krimeve  te komunizmit shpesh ehe shume me te denda se sa ato qe prek projekt ligji i dekriminalizimit. Ne fakt vete dekomunistizimi është dekriminalizim . Te gjitha palët politike te paktën ne parim kane rende dakord  për krimet e komunizmit jo vetëm teorikisht por edhe ligjërisht. Ne sot kemi një ligj për dëmshpërblimet e viktimave te krimeve te komunizmit nje kosto e madhe financiare për paratë e taksapaguesve  shqiptare  shumica dërmuese e te cilave nuk kane asnjë përgjegjësi juridike për vuajtjet e tyre, Sigurisht këto krime te renda kane edhe autore një pjese e te cilëve  vazhdojnë  te jene  politikane deputete e zyrtare te larte te shtetit  ne te gjitha nivelet. I Bie që shqiptaret te paguajnë  me taksat e tyre edhe xhelatët edhe viktimat një handikap juridik , politik e moral qe mund te ndodhe vetëm në Shqipëri .

Por çështja e dekomunstizimit është shumë me e madhe  e me e rëndësishme se sa ku dekriminalizim  tek i cili është mbërthyer sot gjithë vëmendja e shqiptareve. Behet fjale për krime te renda politike ,jete njerëzish  te marra pa drejtësisht gara e  fëmijë e pale që ndëshkuar pa  asnjë një faj ligj vetëm se qeveri komuniste i shihte si armiq te saje apo te afërm gjenetik te tyre.  Krimet komuniste ne Shqipëri  ne shumicën e tyre kategorizohen si gjenocid apo krime kundër njerëzimit te cilat ne praktikën juridike   ndërkombëtare  nuk parashkruhen  dhe  ndëshkimi i autorëve te tyre me ligj është i mundur ne çdo kohë. Deri tani politika dhe  instancat juridike (Gjykata Kushtetuese)  janë fshehur pas parimit  juridik te pamundësisë se ligjit për të pasuar fuqi prapavepruese  për te bllokuar dekomunistizimin , parim qe me Ligjin për Dekriminalizimin  ka renë, duke krijuar precedentin e nevojshëm juridik të përfshirjes ne procesin e dekriminalizimit  edhe autoret e krimeve te komunizmit.  Është e palogjikshme  politikisht moralisht  dhe legalisht  qe te largosh nga administrata  publike një persin qe ka shitur pese kile shah  dhe është dënuar për këtë dhe te leshe ne parlament, gjyqësor  dhe pushtete te tjera  autore te krimeve te renda politike si pushkatime burgime , torturime, internime  dëbime te mijëra qytetarëve te pafajshëm. Klasa politike shqiptare , ndërkombëtarët  dhe opinioni publik duhet ta kuptojnë e ta pranojnë  se krimi nuk ,mund te ndahet ne faza periudha apo natyra. Krimet e komunizmit si krime politike janë edhe me te renda  kështu e përcakton edhe kodi ynë penal por edhe konventat ndërkombëtare qe ka ratifikuar Shqipëria . Krime te tilla si “Masakra e Ambasadës Sovjetike”  ku 22 intelektuale te shuar u pushkatuan  pa gjyq apo   urdhërimi  vrasjeve gjithashtu pa gjyq ne kufi sidomos rreth 100 te tilla pas heqjes se ligjit  qe e cilësonte arratisjen si tradhti kombëtare ne vitet 1009 -1990 janë krime te pastra kundër  njerëzimit . Autoret e tyre janë sot në parlament , gjyqësor , polici shërbime sekrete etje .Është qe arte qe krimet e komunizmit janë shumë me te rënda se këto qe parashikon  projekt ligji i dekriminalizimit  dhe mospërfshirjen e tyre ne te e ben ligjin dhe krejt procesin një farsë politike pasi sërish politika dhe administrata shtetërore do te jete e mbushur me kriminele . Çfarë kuptimi  e përfitimi kate ndalohen apo largohen nga postet shtetërore e politike vetëm kriminelët e post komunizmit dhe te lihen ata te komunizmit . ky mund te jete gjithçka por dekriminalizim nuk është kurrsesi .

Dua te qëndroj pak te PD-ja dhe kreu i sajë Basha si autoret kryesor te dekriminalizimit  kuzes se tyre politike . Si parti antikomuniste  qe pretendon se lindi e është PD e ka detyrim politik ,moral e elektoral  largimin nga politika dhe administrata të autorëve te krimeve të komunizmit . Për këtë ajo duhet të këmbëngulte që në ligj  te përfshiheshin te gjitha krimet dhe autoret e tyre, veçanërisht ato te komunizmit . Me vjen keq qe kjo nuk  ka ndodhur dhe  me as duket ka pak gjasa të ndodhë duke e  çuar ne mos ne dështim ne një pune te pambaruar  procesin e dekriminalizimit. Por PD-ja  nuk ka nevojë për ligjin për  te dëshmuar  se  ka vullnet politik për ta bërë këtë duke e filluar se pari nga vetja. Komisioni ,“Kosova”  i ngritur për të  dekriminalizuar PD-ne  mund dhe duhet ti përfshi ne objektin e punës se tij  edhe autoret e krimeve te komunizmit te paktën ta që nuk kane nevoje tu hapen dosjet e Sigurimit te Shtetit  për ti gjetur pasi i kane kryer krimet hapur apo ato qe janë dekonspiruar ne kushte e rrethana specifike . Do te  ishte e pa kuptimte që Ligji por dhe komisioni “Kosova” të digjte”, ta zëmë Sekretarin e Përgjithshëm  Arben Ristani për një dënim për  “shpërdorim  detyre “  dhe  te lejonte  të ishte ne politikè dhe në krye te PD-se ,Tritan Shehun  njeriun qe ka udhëhequr ne terren  një prej krimeve me të mëdha e me  renda të komunizmit , “luftën kundër  Zotit”, shkatërrimin  e kulteve pjesës se ndritur të historike dhe demaskimin e persekutimin e klerikëve  dhe  besimtareve .Sot një nga krimet e mëdha ISIS është  shkatërrimi i trashëgimisë  historike dhe i kulteve të fetare  Këta më shume te drejte quhen terroriste kurse këta te komunizmit , bura te mirë e të nderuar  karriera e privilegjet  të paguar me paratë publike . Kjo nuk është e drejte e për me tepër antikomuniste !  Mund të ketë retorike antikomuniste , mund te organizosh proteste kundër bunkerit enverist  te Ramës apo festimeve me foton e diktatorit te qeverise, por te gjitha këto  bëhen zero kur ke ne krye apo ne radhët e tua politike autore te krimeve te komunizmit. Dekriminalizimi pa dekomnistizimin është ne te gjitha aspektet një vrime ne ujë. Mund ta pretendosh si sukses  momental politik  por  me gjysmën e krimeve dhe kriminaleve  në politike e administratë dekriminalizimi  ka dështuar pa nisur ende . Ne raportin moral , politik  e elektoral me shqiptarët kjo nuk do te ishte gje tjetër përveç se një hile e hipokrizi e radhës .

Shkruani nje pergjigje