Emer te cuditshem me vuri fshati…

IDA-NURCE14Nga : Ida  NURCE

Te nderuar qytetare qe jetoni ne qytetin e shpifur, (e ne te njejten kohe, fatkeqesisht, edhe te mbushur me shume mundesi), te Tiranes! Nuk e di sa nga ju e dine historine e ketij qyteti te mbipopulluar sot e te mbytur nga stereotipe te ndryshme. Nuk e di sa nga ju e dine fillimin e tij. Nuk e di sa nga ju e dine themelimin e tij.
Por une kam degjuar shume, jo se jam e ditur, por se me pelqen te degjoj historite e vjetra. Kam degjuar, qe te paret ne kete qytet kane qene dibranet (katunaret). Ishin ata (katunaret), qe e ndertuan dhe e ngriten ne kembe kete qytet, qe sot po i “ha”. Ne ate kohe kur dibranet (katunaret) merreshin me tregti, qytetet e tjera nuk e dinin akoma si emer. Ne ate kohe kur ata (katunaret) lyenin muret e shtepive me gelqere, te tjeret mendonin se i lyenin me qumesht.
Po sot cfare ndodh?! Ne ate kohe nuk ka ekzistuar as fara ime, jo me une, qe te vija ta shihja nga afer, por sot jam ketu. Kam ardhur me emrin e pergjithshem “FSHATARE”, apo sic me thone tironsit “KATUNARE”. Jam munduar shpesh te mos flas e ta kaloj si dicka teper injorante, por ndonjehere duhet te japesh nje mesim, qe dicka te mos ndodhe perseri. Po more qytetare te vetequajtuar, jam nga fshati. Nga nje fshat i mrekullueshem i Dibres. Nga nje zone perle e Shqiperise. Nga djepi i mendjes dhe i bujarise. Jam nga i vend, ku linden ata qe e themeluan qytetin me emrin e te cilit hapeni bythesh ju sot. Dhe e dini cfare? Jam shume krenare per kete gje. Si mendoni se mund te ofendohem me fjalen “katunare”, kur ate e perdorin vetem injorantet dhe mendjevegjelit?! Si mendoni se mund te me beje pershtypje nje fjale e dale nga ata qe nuk e dine as se cfare do te thote?!

Jetoj ne Tirane, per te arritur nje objektiv timin, e jo per tu quajtur qytetare tirone. Nuk e dua kurre kete titull te ndyre nga nje qytet i mbushur me njerez te degraduar. Jo, jam me lumtur te quhem katunare, por katunare nga vendi ku vlerat morale jane akoma ne lulezim. Ju te vetequajturit qytetare, e te gjithe-qenurit katunare, nga truri, mesoni te drejtoni gishtin pastaj flisni! E kam thene gjithmone e do ta them serish, KATUNARE, nuk te ben vendi ku ke lindur por mendja. Fshati me dha thjesht emrin fshatare, ashtu sic ia dha 70% te popullsise shqiptare, e kjo nuk perben asnje problem per mua. Ju nuk keni pse mbani mbi shpine hallet e shumta te te shoqeruarit me katunare. Shume mire mund te hapni krahun e nderkohe ndryshojini ndonjehere vendin kokes, boll punuat me bythe! Do shihemi shume shpejt, madje edhe me katunare se kurre, sepse jam e sigurte qe nje njeri nuk e personalizon as fshati, as leku, aq me pak shoqeria!

Shkruani nje pergjigje