PSE MË VRATË MUSINENË

Musine_KokalariNga : Meti  FIDANI

Kushtuar Musine Kokalarit,politikanes largpamese dhe shkrimtares se pare shqiptare,me fame europiane ,te cilen rregjimi i kaluar,e denoi me 37 vite burg dhe internim,derisa vdiq e semure dhe e vetmuar ,e internuar ne nje barake, ne Rreshen. plot 31 vite me pare,me 14 Gusht 1983….

 

Eh, diktator, me 200 shokë
që vret mendje,që pret kokë
o shpirtkazëm,o Enver
Musinenë,mos ma merr

ju diktatë,ju rezilë
ju bre bisha,xhebrailë
ju ministra,ju bllokmenë
mos prangosni Musinenë

vratë mendjen,aq të zgjuar
ata sy,aq të kulluar
ata sy që,diku treten
vrat’ shkrimtaren ,vrat’ poeten

pse ma kalbët në tortura
se tha;- Poshtë diktatura
pse ma lidhët me zinxhira
pse mor, pse,ju vraft’ e mira

o diktatë,o syleshë
mos e mbytni,një mbretneshë
lidhur syt’ ,e lidhur gojën
pse mor’..,mos ju pafsha bojën

ju pyklesha,ju gdhënj në drasë
ju prokurorë,me 4 klasë
pse ma lidhët këmb’ e duar
pse mor pse,mor të uruar

pse Enver, ja nxive jetën
në sy, ta tha të vërtetën
pse s’e le,të shkoj’ përpara
pse, Enver,të humbtë fara

të humbtë, fara që mbolle
pse e mbylle, n’at’ kasolle
aman ,mos kujtoj se plasa
at’ barakën me dërrasa
ja,aty, ku mbaron Rrësheni
pse e mbylle,o qen, bir qeni
atë zonjëzë,nga Kokalarët
soj i pari,ndër të parët

Të pëlcas, të qaj,të thrres
po çfar’ bëtë,mor’ derëzes
pse më vratë Musinenë
ptuu… u çmëndshi….e marçi dhenë

Shkruani nje pergjigje